Categories: Ne plan te pare

Bastoni, cfare fjalesh: “Inzaghi fantastik: ja pse. Jorginho ishte ne listen per Topin e Arte vetem sepse une…”

Kampioni i Italise dhe i Europes ne vetem dy muaj. Alessandro Bastoni, nje nga lojtaret me te rendesishem te Interti te Contes dhe Inzaghit tregon pak a shume gjithcka nga vetja e tij.

Ai flet per femijerine, per endrrat, duke kaluar nga idhujt e pa harruar emocionet e kaluar ne Scudetton numer 19 me Interin.

Kjo ka qene intervista e plote e Bastonit per La Repubblica:

E fillojme gjithcka me mamin: ajo qe ta mbush gojen me pice pas festes Scudetto dhe te fshin edhe buzet me pecete.

“E ndjej gjithmone afer. Me jep paqe dhe mezi pe pres te ha nje pjate pasta nga ajo. Te bera ne shtepi normalisht, qe edhe nutricionisti te mos merzitet.”

Ke qene tifoz kur ke qene i vogel?

“Babi, nje interist gjaknxehte me ka kaluar dashurine e tij per Interin. Kur gaboj ndonje ndeshje me mban inat.”

Kush eshte idhulli yt ne futboll?

“Sergio Ramos. E admiroj totalisht, si rri ne fushe, personalitetin. Per ditelindje me dhuroi fanellen e tij. Kam folur edhe pak me te.”

Cfare i thate njeri-tjetrit?

“Pyetje e bukur, fliste ne spanjisht… Por e kam kuptuar pak a shume njeriun pertej lojtarit. Si me Materazzin jam ndjere.”

Ramos dhe Materazzi. Te qenit i keq ne fushe mesohet apo eshte dhunti?

“Mund te punosh, por nuk eshte e thjeshte. Gjithesesi eshte nje legjende se lotjaret e mire teknikisht nuk jane me karakter te forte.”

Do doje te ishe pak me i keq?

“Jo, perkundrazi. Ka qene nje periudhe kur merrja shume kartona. Sigurisht mund te rritem fale shokeve te mrekullueshem.”

Ku mund te arrije ky Inter?

“Eshte bukur te kesh Scudetton ne gjoks. Do te provojme me te gjitha menyrat qe ta mbajme. Pastaj eshte Champions.”

Si ke reaguar kur Ajax eshte zevendesuar me Liverpool te shorti?

“Une nuk shaj, nese kjo eshte pyetja… (qesh). Pertej shakase, do duhet te bejme dy ndeshje te medha. Te luash ne Anfield do te jete super.”

A zbavitesh ne fushe?

“Po, Inzaghi na ka dhene liri dhe na kujton qe futbolli eshte nje loje. Pervec rastit kur humbet.”

Me Cagliarin je futur ne zonen e tyre duke i dribluar te gjithe me radhe…

“Ndonjehere me pelqen te dal nga zona ime. Duke pare rastin, provova edhe te shenoja. Nuk shkoi mire, shpresoj te e radhes.”

Jashte fushe beni shume shaka duket apo thjesht ne rrjetet sociale duket keshtu?

“Ne social nuk duket asgje… Le te themi se kemi shume deshire per tu zbavitur.”

Gasperini, Conte, Inzaghi, Mancini. Ne baze te karakterit, cfare dyshe do krijoje?

“E fus Gasperinin me Conten dhe Inzaghin me Mancinin. Dy te paret jane gjithmone te fiksuar pas idese se tyre. Inzaghi dhe Mancini pertej fokusit te madh, shohin edhe aspektin njerezor. Ndryshimi ehste se ne castet e rendesishme je me i relaksuar.”

Conte e blindoi mbrojtjen duke ulur skuadren prapa ndersa Inzaghi rriti presingun.

“Sot kemi me pak mundesi te marrin kundersulme. Edin dhe Romelu jane te ndryshem, jemi adaptuar.”

E ndjen pergjegjesine se ne Komebtare duhet te zevendesosh Bonuccin dhe Chiellinin?

“Nuk ka asnje nxitim. Mezi po pres ama te jem protagonist edhe ne Kombetare.”

I vetmi gabim nga ti ka ndodhur ne nje Itali-Spanje. Ku e ke gjetur kete maturitet?

“Eshte karakter, jam i qete. Pertej futbollit kam gjithmone mendime qem e japin qetesi dhe paqe. Duke nisur nga vajza ime qe do te linde ne janar.”

Nese Italia nuk do ja dilte ne mars, mungesa ne Boteror do te ishte 12 vite. Mendim qe te frikeson?

“Nuk e mendoj fare. Jemi Kampionet e Europes ne fuqi, do ja dalim.”

Kush e meriton Topin e Arte?

“Duke pare se mungoja une, Lewandowski ose Jorginho.”

Ne kombetare duhet ti gjuaje Jorginho ende penalltite?

“Sigurisht, si Lautaro tek Interi. Kush nuk i gjuan nuk i gabon vetem.”

Me Eriksen a flisni?

“Po, ka qene ai qe ka folur me ne dhe jo e kunderta. I uroj qe te jetoje jeten qe deshiron dhe meriton. Pertej nje kampioni, eshte nje njeri i madh.”

Me Hakimin dhe Lukaku?

“Hakimi eshte shoku im ne Playstation dhe eshte shume i dobet. Romelut i kam uruar fat per aventuren e re.”

Skema per 2-0 e Barella te Inter-Juventus e ka marre me vete Conte e Angli?

“Jo, e provojme gjithmone. Madje ne stervitjen e fundit kemi fituar ndeshjen me ate skeme. Problemi eshte se kundershtaret na studiojne shume dhe duhet te shpikim gjera te reja gjithmone.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

SPECIALE – Gazzetta: “Po vjen Juventus-Inter: ja si eshte gjendja e dy skuadrave. Juve nuk ka…”

Inter ka rifilluar fitoret e saj ne Serie A me Sassuolon, dhe ka vazhduar me fitoret deri te ndeshja me…

1 day ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur italian flet ashper: “Flasim me superlativa per Interin, por shikoni pak Juventusin qe…”.

Fundjava tjeter eshte shume e rendesishme per Interin dhe per Juventusin: keto dy skuadra do te perballen me njera-tjetren. Kjo…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Borja Valero zbulon: “Lautaro dhe Icardi kan pasur nje situate te sikletshme tek Inter. Kam qene une ai qe…”

Diten e sotme per DAZN ka folur edhe nje lojtar qe tek Inter ka lene vetem kujtime te mira: spanjolli…

1 day ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter, ja formacioni anti-Bayern qe po mendon Inzaghi: “Per Asllanin ka vendosur qe…”

Inter diten e sotme do te niset per ne Munich, ku do te luaje neser nje ndeshje te vlefshme per…

1 day ago
  • Uncategorized

“Mostra” me kemben e arte: gola, assiste dhe leadership, Barella eshte gjithmone e me shume fantastiku i Interi!

Barellino me kemben e arte qe ka shume grinte eshte rikthyer. Pas nje nisje sezonale individuale shume te dobet, ai…

1 day ago
  • Uncategorized

Bayern Munich, 2 motive me shume per te mundur Interin e Champions League!

Java e fundit e grupit C te Champions League ku do te perballet Bayern Munich dhe Inter, nuk vlen shume…

1 day ago