Categories: Ne plan te pare

Belfodil: “Dua bluzen e titullarit. Sassuolo? Zera, tek Interi…”

Tjeter interviste e leshuar ne vendlindje nga Ishak Belfodil, sulmuesi i Interit, ne grumbullim me Kombetaren Algjeriane. Ai ka folur per te perditshmen sportive lokale Competition, per te cilen, me shume disponibilitet dhe sinqeritet, ka treguar debutimin e tij me bluzen zikalter, objektivat e tij ne kampionat dhe me Kombetaren, dhe ka sqaruar se fjalet qe kane qarkulluar per te kane qene vetem zera merkatoje. “Eshte gjithmone nje kenaqesi te khehesh ne Algjeri, jam krenar qe mbaj bluzen e Kombetares. Shpresoj qe kunder Mali-t te jap kontributin tim.”

Si e gjykon ti debutimin tend me bluzen e Interit ne kampionat?

Nuk e kam luajtur ndeshjen e pare, ndersa me Catanian luajta rreth 30 minuta. Sinqerisht, jam i kenaqur per menyren e te luajturit. Kam bere maksimumin, me vjen keq vetem qe nuk shenova. E dhena me inkurajuese eshte se fituam 3-0. Dua te vazhdoj te rritem per te fituar vendin tim ne 11-tshen titullare.”

Interi ka bere dy fitore rresht. Nje fillim i mire pas atij sezoni te keq vitin e kaluar…

Eshte e vertete, per kete arsye kete vit kemi vendosur te fillojme nga zero. E kemi pergatitur mire fillimin e sezonit, dhe ja qe ja dolem te fitojme dy ndeshje rresht. Tani duhet te perqendrohemi tek ndeshjet e ardhshme, duke nisur qe nga ndeshja me Juventusin ne date 14.

Mendon per kete sfide te madhe?

Tani per tani jo, jam i perqendruar per ndeshjen kunder Mali-t.

Ne Itali shtypi ka spekulluar shume per kalimin tend te mundshem tek Sassuolo. Por ne fund, nuk ndodhi asgje.

Nuk kishte me te vertete asgje, duke pare qe dhe klubi dha nje komunikate zyrtare qe ndalonte blerjen e kartonit tim nga nje skuader tjeter. Eshte e vertete qe dirigjentet e Sassuolo u interesuan per profilin tim dhe te jem i sinqerte ata me ndiqnin qe para se te interesohej Interi per mua. Ne çdo rast, asnje nga Interi nuk ka ardhur te me thote qe kishin per qellim te me çonin ne huazim ne nje klub tjeter. Une jam mire tek Interi, dhe mbi te gjitha jam i lumtur per debutimin ne kampionat.”

Ne konferencen e fundit per shtyp, trajneri Halihodzic ka deklaruar se pret shume nga ti, qe ti te japesh kontributin tend ne sulmin e Algjerise.

Nuk ishte nevoja qe te perseriste, e di se çfare presin te tjeret nga une. Eshte normale qe trajneri te kerkoje shume nga une. Tek Interi ka shume konkurrence, dhe me takon mua te tregoj se çfare jam i zoti te bej per te marre nje vend titullari. Objektivi im eshte te kem nje minutazh te mire dhe te fitoj vendin tim.

Andi Prifti

Share
Published by
Andi Prifti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, flet edhe Andre Onana: “Ja cfare ndodhi javen e kaluar me Handanovic. Nese zgjedh nje emer per kete skuader, them kurajo”.

Direkt pas barazimit 3-3 ndaj Barcelones ne Camp Nou, per mediat ka folur edhe Andre Onana, i cili ka thene…

3 mins ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet eshte Barella: “Donim te fitonim dhe pike, keshtu duhet te luajme gjithmone. Por boll me festime: nuk kemi…”

Inter sapo ka barazuar ne fushen e Barcelones me rezultatin 3-3 por eshte nje barazim qe ka arome fitore. Zikalterit…

19 mins ago
  • Uncategorized

INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”

Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.…

35 mins ago
  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ndodh e papritura me Robin Gosens? “Ne janar mund te transferohet te nje skuader ne… Serie A: ja detajet”.

Robin Gosens mund te largohet vertete gjate merkatos se dimrit por kesaj radhe ne horizont per te mund te jete…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak minuta perpara supersfides ne Camp Nou, Inzaghi ka nje dyshim te madh: “Te luaje apo jo me…”

Inter ne ndeshjen e pare ka bere nje kryeveper nese llogaritet se si jane marre tre piket dhe ne cfare…

9 hours ago