Categories: Ne plan te pare

Beppe Marotta i shpall lufte Juventusit? “Ja kush eshte qellimi yne ne merkato. Per Dybala ju them se…”

Pak minuta nga fillimi i ndeshjes se 1/8 te Kupes se Italise, kunder Empolit, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, ka folur per mikrofonat e Sport Mediaset.

Naten e sotme do te nise nje kompeticion i ri: edhe Kupa e Italise do te behet nje objektiv?

“Absolutisht po, cdo kompeticion ku ne luajme duhet te marrim maksimumin. Sot duhet te kalojme turin.”

Per Scamacca dhe Frattesi, cfare mund te na thuash?

“Mbi te gjitha perfitoj nga rasti qe te rinovoj komplimentat per Giovanni Carnevali per nje menaxhim teper cilesor dhe vleresim te madh qe i ben talenteve Sassuolo.”

“Ai vazhdon ta beje kete gje dhe eshte normale qe ne te shohim me kujdes talentet. Ne dhe skuadra jone, e perbere nga Dario Bacin dhe Piero Ausilio, kemi objektiv per te perforcuar Interin.”

“Ne shohim shume Made in Italy, duke pare se kemi nje shkolle me nivel. Por duam te qe te konfirmojme edhe njehere besimin tone per grupin ne dispozicion te Simone Inzaghit. Jemi ne nje rruge te mbare per te krijuar nje kocke te forte.”

Nje pyetje tjeter per sa i perket rinovimit te tij dhe te drejtuesve te Interit.

“Ne nuk kemi agjente, jemi burra. Mjafton nje shikim. Me Zhang jemi perballur, kemi folur, jemi te lumtur nga te dy pozicionet dhe jemi te gjithe te lumtur te vazhdojme perpara.”

“Nuk mund te mos jemi, duke pare se cfare epoke te lumtur po kalojme ne kete klub kaq te madh.”

“Rinovimi do te jete spontan, zyrtarizimi do te vije ne momentin dhe kohen e duhur.”

Inter do i ofroje nje kontrate Dybala?

“Kur nje si ai shkon ne skadence kontrate, eshte normale qe te afrohet me nje klub te rendesishem si ky i joni.”

“Pastaj ne kujtojme qe kemi nje grup profesionistesh qe po i pergjigjen shume mire kerkesave tona. Menaxhimi gjithmone duhet te jete ambicioz per te kerkuar nga lojtaret qe te rritet niveli.”

“Tentativa duhen bere gjithmone, nuk ka rendesi nese ja dalim apo jo. Por nje prove duhet bere gjithmone, per kedo lojtare te forte ne skadence.”

“Reparti teknik na jep garanci per te tashmen dhe te ardhmen. Inzaghi eshte i lumtur nderkohe ne kete moment me sulmuesit qe ka.”

Conte duket jo i lumtur te Tottenham, Lukaku deshiron te kthehet, Hakimi gjithashtu nuk eshte i lumtur. Pse te gjithe duan te rikthehen tek Interi?

“Nuk e di, ne shohim me kenaqesi te tashmen qe shikon Interin qe eshte ne nje skene te denje per historine e saj.”

“Merite e te gjithe njerezve qe bejne pjese ne strukturen e saj. Apeal eshte rikthyer i forte dhe ky eshte nje tregues per disponueshmerine per te rritur niveli ne cdo pjese te klubit.”

“Ky eshte nje motiv i forte krenarie per te gjithe neve.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

11 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

11 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

16 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

16 hours ago