Ish-mbrojtesi i Interit dhe legjenda zikalter Bergomi, ka folur per Interin dhe per situaten e zikalterve ne pergjithesi ne nje interviste te tij te fundit per La Tercera.
Keto kane qene fjalet e tij:
Si i ke pare ndeshjet e Interit?
“Ka qene nje skuader qe ka treguar shume variante, ka dinamike dhe durim. Tranjeri i ri ka bere nje pune interesante. Inzaghi eshte nje tranjer i madh, nje djalosh inteligjent.”
Kishte dyshime ne fillim per paraqitjet e tranjerit?
“Nuk ka pasur kurre dyshime se Inzaghi do te bente shume mire ne kete Inter. Dora e tij eshte pare direkt te skuadra”
“Ka fituar pjesen me te madhe te ndeshjeve dhe ka mbajtur koken lart pa frike edhe me skuadra te medha si Real Madrid.”
Mendon se ky Inter mund te shpallet kampione?
“Interi i ka te gjitha letrat ne rregull per te qene prape kampione. Ka marre lojtare interesant per te zevendesuar largimet.”
“Inzaghi ka nje grup te mire edhe pse ka pasur shitje te rendesishme. Juventus, Napoli dhe Milan mund te rezistojne, por Interi ka nje status tjeter.”
Nje TOP si Alexis Sanchez si e ke pare? Mund ta beje titullarin?
“Ndershmerisht, nuk ka qene nje nisje e mire per kilianin. Ai ka pasur shume demtime dhe kjo e ka limituar shume.”
“Ai eshte vertete nje TOP, por nuk e mendoj kurre se mund te behet titullar te ky Inter. Nuk i ka mundesite fizike.”
“Me siguri do te luaje shume ndeshje, por titullar jo. Kjo edhe per faktin se kalendari i Interit eshte shume i ngjeshur.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…