Fabrizio Biasin, ne editorialin e tij per tuttomercatoweb.com, ka analizuar sfiden e sotme ndermjet Real Madrid dhe Interit.
“Zikalterit diten e sotme do te luajne ne Madrid nje sfide shume decizive, ose pothuajse decizive. Si te doni.”
“I takon atij, Contes. I takon atyre, djemve te tij. Eshte e vertete qe ne keto ndeshje te para ka pasur nje problem me arbitrat, por eshte shume e vertete gjithashtu qe nga Conte pritet shume me shume, e mbase nje kapacitet me i madh per te vendosur fatin e skuadres gjate 90 minutave.”
“Deshiron mbrojtjen me tre? E drejte, nga gjithcka cfare ka sjelle tek Interi, ajo mbrojtje eshte CV e tij. Kur Interi e ka marre, e dinte cfare e priste. Prandaj, nuk duhet te diskutohet aspak kjo gje.”
“Ne kete moment, Interi eshte nej grup i ndertuar mire dhe qe prodhon loje, por po e ben me nje intensitet pak ‘contian’ dhe perfundon duke luajtur ne menyre te ngathet dhe ne baze te kundershtarit.”
“Naten e sotme, kunder skuadres se Zidane (e Modric, e Benzema, e te gjithe atyre fenomeneve), zikalterit do te duhet te gjejne pak shpirtin qe i ka derguar deri ne finalen e Europa League vetem dy muaj me pare.”
“Eriksen? Me danezin, Conte mund te beje vetem dy gjera: te dyja jane legjitime.”
“1) Te besoje seriozisht te ai dhe ta fuse ne fushe pertej “une e fus, por nuk besoj tek ai deri ne fund te lojes”.”
“Duhet te shkoje pertej besimit te tij futbollistik ku lojtare si Eriksen nuk kane te bejne fare me te.”
“2) Ta lere menjane, mos ta fuse ne loje dhe te prese merkaton e janarit. Stop, nje rruge e mesme nuk i ben mire askujt: as Contes e as Eriksen, por as Interit. Ose besohet tek lojtari, ose vendoset qe tani qe do te shitet dhe pike.”
Tashme gjithcka eshte zyrtare: UEFA diten e djeshme ka vendosur edhe datat e ndeshjeve te 1/8 te Champions League. Inter…
Inter do te kete perballe Porton ne 1/8 e Champions League por gabohen rende ata qe thone se Inter do…
Inter ka humbur nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit diten e diele ne Torino ndaj Juventusit. Por nuk…
Direkt nga Tuttosport sot ka ardhur nje tjeter konfirmim per ate qe mund te jete operacioni i pare i Interit…
Diten e djeshme Inter ka njohur kundershtarin e saj ne Champions League: do te jete skuadra e Portos. Goglat ne…
Me sa duket, fjalet e Beppe Marottas diten e djeshme nuk kane lene vend aspak per dyshim: klubi nuk eshte…