Categories: Ne plan te pare

Borja Valero: “Jam ketu per te ndihmuar brenda dhe jashte fushe. Skuadra eshte kompetitive. Nainggolan…”

Gjeometri i ri i mesfushes zikalter eshte prezantuar per shtypin sot.

Ne Qendren Sportive te Brunicos  ne Riscone, Borja Valero eshte bere protagonist i konferences se pare si futbollist i Interit pas zyrtarizimit qe u be diten e djeshme per blerjen e tij nga ana e klubit zikalter.

Inter Club Albania sjell fjalet e tij ne shqip:

Sa i rendesishem ka qene fakti qe Interi te ka dashur me kaq ngulm? Sa vlen eksperienca juaj ne Itali? 

“Eshte e rendesishme, pas kaq shume muajsh me shume probleme tek Fiorentina me drejtuesit e rinj kisha nevoje dhe deshire per te nderruar ambient. Interi ka bere gjithcka per te me marre ketu e une ne kembim dua ti shperblej besimin.”

“Cfare te ka bindur qe te pranoje kete sfide dhe te largoheshe nga Firenze? 

“Me pelqen te jem i sinqerte dhe e them me bindje qe nuk do te largohesha kurre nga Firenze por pas aq shume problemesh situata ishte bere e padurueshme. Interi eshte nje aventure e re, jam ketu per te bere me te miren e mundshme.”

Spalleti te pelqen shume brenda dhe jashte fushes…

“Eshte e rendeshme qe eshte nje njeri si ai tek Interi, sepse e ka treguar qe eshte shume i zoti. Mua me pelqen te jem i vlefshem brenda dhe jashte fushe. Kam shume eksperience eshte jashte italise, e mund te jem nje ndihme mjafte e mire edhe per me te rinjte.”

Mesfusha me dy apo tre? A ndryshon dicka per ty? Pershkruaj veten me pak fjale.

“Une e quaj veten polivalent, mund te luaj kudo ne mesfushe, edhe me perpara por edhe prapa. Mua me pelqen te luaj futboll dhe deshiroj te kenaqem sa me shume ne keto vite tek Interi.”

Kur te jete Fiorentina-Inter, cfare pritje pret?

“Pres me te miren, mendoj se kam dhene gjithcka cfare kam pasur ne keto 5 vite atje, por do te respektoj mendimin e te gjitheve, sic kam bere gjithmone.”

I ngjan shume Monchit (drejtorit te Romes). A do ta merje ne telefon Nainggolan per ti thene qe Roma nuk e deshiron me dhe duhet te vije tek Interi?

“Le tja leme kete detyre drejtuesve (qesh nderkohe).”

Nese vjen Nainggolan, ku do doje te luante?

“Ai eshte shume i forte, ka pak ne qarkullim si puna e atij ne Serie A.”

Ti konsiderohesh si fondamental si lojtar per kapacitetin tend per te xhiruar skuadren.

“Duhen pyetur ata qe kane besuar tek un keto vite, sepse qe kur jam ne Serie A kam luajtur gjithmone titullar. Nuk shenoj, nuk vrapoj shume, e nuk jam i forte fizikisht, por kane pasur gjithmone besim tek une dhe aftesite e mia.”

Tek Spanja ke vuajtur vetem faktin qe ke lindur ne nje gjenerate fenomenesh?

“Eshte e vertete, por kjo gje me ka gezuar shume. Nuk e kisha pare duke fituar kurre Spanjen dhe jam i lumtur qe kam gezuar me ta, madje kam fituar nje boteror me Spanjen une.”

Pritshmerite e tua ketu jane te fitosh?

“Nuk dua te ve asnje objektiv, jemi ne fillim. Do te shohim bashke se cfare rezervon e ardhmja.”

Mendon se skuadra eshte kompetitive?

“Mendoj qe eshte shume kompetitive, ka lojtare jashtezakonisht shume te forte. Tani puna e tranjerit eshte per te na bere te gjithe bashke dhe te fitojme per te qendruar atje lart.”

Sipas teje nje dyshe me Gagliardinin eshte e mire apo do ju mungonte dicka perpara? 

“Nuk e di, eshte ende shpejt sepse vetem tre stervitje kemi bere. Do te shohim ne te ardhmen dhe kjo eshte nje ceshtje e tranjerit. Un do te bej gjithcka cfare eshte e mundur per te ndihmuar skuadren.”

Ke pasur menjehere nje feeling me Perisic: i ke thene te qendroje?

“Jo, nuk kemi folur per kete. Kam luajtur shpesh kunder ketyre kampioneve dhe kemi folur edhe ne te kaluaren. Jemi sfiduar bashke edhe ne nje Villareal-Bruges.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

42 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

42 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

42 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

42 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

42 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

42 mins ago