Categories: Ne plan te pare

Borussia-INTER, Conte zgjedh formacionin? “Dy dyshime te medha: behet fjale per krahun e majte dhe… “

Kesaj radhe me te vertete eshte si nje finale, sepse Interi vetem me nje fitore mund te enderroje per kalimin e grupit.

Vetem tre piket sot, ne fushen e Borussia Mönchengladbach do te mbanin gjalle shpresen zikalter per te kaluar ne fazen tjeter te Champions League.

Zikalterit, pasi kane fituar vetem 2 pike ne 4 ndeshje, do duhet qe te bejne nje ndeshje shume te madhe dhe nje pune te veshtire: dy fitore ne dy ndeshje dhe te shpresojne edhe per nje rezultat qe i ben pune Interit te ndeshja tjeter.

TE REJAT E FUNDIT NGA BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH – Ne shtepine Fohlen, Rose vjen ne kete ndeshje me disa mungesa te rendesishme.

Do te mungoje Elvedi, Bensebaini dhe Hogmann, te dy keta te fundit kane shenuar ne ate 2-2 ne Meazza.

Mbrojtja keshtu, do te kompletohet nga Jantschke dhe Wendt, ndersa ne krahun e djathte ka nje balotazh ndermjet Embolo dhe ish-interistit Lazaro, Wolf dhe Herrmann.

Per sa i perket te tjereve, do te jete nje 4-2-3-1 i zakonshem. Ne krahasim me ndeshjen e kaluar, eshte rikthyer ne dispozicion Doucourem Poulsen, Benes dh Zakaria.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte ka gjetur Interin e tij pikerisht ne momentin me te veshtire te sezonit.

Pas humbjes ndaj Real Madrid ku u moren shume kritika, ne Reggio Emilia, kunder nje Sassuolo ne forme, zikalterit kane bere nje paraqitje shume te mire dhe kane fituar 3-0.

Tekniku zikalter, keshtu, pas asaj ndeshje, do te luaje edhe kesaj radhe me nje 3-5-2 te paster, ku Vidal do te jete jashte per skualifikim por rikthehet Brozovic pasi ka kaluar Covid19.

Duhet mbajtur me kujdes situata e kroatit, duke pare se ne pankine per ne mesfushe mbeten vetem Sensi dhe Eriksen (jashte Vecino si zakonisht dhe Nainggolan).

Konfirmohet mbrojtja nderkohe, ndersa ne sulm, nje rikthim i madh nga minuta e pare: The Big Rom do te luaje me Lautaro dhe Sanchez ne pankine.

Balotazh ne krah nderkohe: Darmian dhe Young kunder Hakimi dhe Perisic. Keto jane dy dyshimet e medha te Contes. Prandaj, kujdes nga surprizat.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH (4-2-3-1): Sommer; Lainer, Ginter, Jantschke, Wendt; Kramer, Neuhaus; Herrmann, Stindl, Thuram; Plea.

PANKINA: Sippel, Grün, Doucouré, Poulsen, Lang, Benes, Reitz, Zakaria, Lazaro, Wolf, Traoré, Embolo.

TRANJER: Rose.

TE SKUALIFIKUAR: nessuno.

TE PADISPONUESHEM: Elvedi, Bensebaini, Hofmann.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro.

NE PANKINE: Radu, Stankovic, Ranocchia, D’Ambrosio, Hakimi, Sensi, Eriksen, Perisic, Sanchez.

TRANJER: Conte.

TE SKUALIFIKUAR: Vidal (1).

TE PADISPONUESHEM: Vecino, Kolarov, Pinamonti, Nainggolan.

ARBITER: Makkelie (NED).

ASISTENT: Diks e Steegstra.

ARBITER I KATERT: Kruzliak.

VAR: Blom (Kamphuis).

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

51 mins ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

54 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

57 mins ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

57 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

6 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

6 hours ago