Categories: Ne plan te pare

Botta: “Kam dashur gjithmone te qendroj ketu. Debutimi…”

Ne programim “Drive Inter” ne Inter Channel, talenti argjentinas, Rubben Botta ka folur gjate ne bordin e vetures zikalter:

Cfare femije ke qene? “Kam qene i tmerrshem, babi im me bertiste gjithmone”.

Kujtime nga Argjentina? “Shume, me kujtohet gjithmone kur luaja ne lagjen time”

Ke nje familje te madhe? “Kam 4 vellezer me te vegjel se mua, une duhet te jem shembull per ta, edhe pse ata jane te qete: jane te lumtur qe une luaj futboll”.

Si lindi pasioni per futbollin? “Kur isha 7 vjec ne Argjentine luaja me nje skuader te vogel, vetem kur mbusha 12 vjec kuptova qe duhet te merrja seriozisht futbollin. Me pas shkova ne Buenos Aires dhe vazhdova te luaja”.

Ndonjeri luante futboll ne familjen tende? “Babai im edhe pse nuk ishte i zoti sa une, edhe pse ma kujton gjithmone qe ka fituar shume”.

Kur ke menduar te behesh futbollist? “Kam luajtur gjithmone sepse me pelqente te argetohesha me pas e kuptova qe mund te behej nje profesion: me pelqente te luaja pa pergjegjesi”.

Idhullli? “Kur isha femije me pelqente Riquelme, ndersa tani i rritur me pelqen Messi”.

Goli i pare ne karriere? “Ne kupen e Amerikes se Jugut ne argjentine, ishte nje kompeticion i rendesishem, festova duke ekrcyer”

Do te vallezosh per golin e pare? “Po me pelqen shume te festoj keshtu”.

Koha e lire? “Shikoj TV dhe ndonje film italian, por e kuptoj pak gjuhen”.

Perse ke zgjedhur Como si qytet per te jetuar? “Sepse eshte afer Pinetina, eshte nje vend i qete dhe me pelqen liqeni”.

Gatuan? “Dua te mesoj dhe nuk me pelqen ajo qe gatuaj dhe miqte e mi ma thone kete”.

Te pelqen te udhetosh? “Varet, nese jane pushimet po. Do te doja te shkoja ne SHBA dhe ne Itali do te doja te vizitoja Romen dhe Venezian”.

Kishe mbeshtetje nga Interi gjate demtimit, e prisje? “Nuk dija se ke do gjeja ketu, por mekane ndihmuar. Me kane bere te lumtur dhe me kane dhene forcen per te bere mire”.

Ambientimi? “Vija nga nje demtim i rende, ishte e veshtire. Ishte gjithcka e re, nuk mund te trajnohesha. Qendroja gjithmone vetem, nuk kisha shoket e mi. Por me pas u ambientova me qytetin”.

Ke surprizuar dhe trajnerin, duhej te shkoje tek Livorno? “Ishte nje histori e gjate, gjithsesi kam dashur gjithmone te jem ketu dhe me kane dhene kete mundesi”.

Debutimi? “Kam menduar momentet e veshtira per shkak te demtimit tim dhe kur kam zbritur ne fushe kunder Udineses nuk po e besoja. Ishte si nje enderr qe u realizua. Mendova shume gjera ne ato momente por me pas i thash vetes se ishte nje ndeshje qe duhet ta luaja si gjithe ndeshjet e tjera. Nuk para asnje frike: harroj gjithcka kur luaj”.

Mbas disa vitesh, si e sheh veten? “Une jetoj gjithmone momentin, shpresoj qe te vazhdoj ketu dhe mendoj vetem per te tashmen”.

Premtim? “Mesoj italishten ne tre muajt e ardhshem”.

Tre fjale me te cilen e pershkruan vete? “I qete, i thjeshte dhe i komplikuar. Jam pak i cuditshem”.

 

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: botta

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

20 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

21 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

21 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

21 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

21 hours ago