Categories: MerkatoNe plan te pare

Branca: “Me Thohir vetem linja te pergjithshme. Ne janar…”

Pasi doli nga takimi me Thohir dhe Ausilion, Marco Branca ka lene keto deklarata per gazetaret qe e prisnin, te cilat inter.al ua sjell ne shqip:

Cfare ndjesie ju ka dhene presidenti i ri?
“Shume mire, ka shume entuziazem dhe kjo mjafton”

Flitej dje per projekt, duhet te ristrukturohet ndonje gje?
“Nuk mund t’u them ndonje gje te ndryshme, sot kemi percaktuar linjat e pergjithshme mbi menyren qe do strukturohet klubi. Asnje ide, vetem linja drejtuese.”

Mund t’i dime keto linja te pergjithshme?
“Jo, ne kete moment jo, jane linjat tona dhe ne ditet e ardhshme do mund t’ju themi dicka me shume. Nuk kemi zbritur ne detaje teknike, kishte pak kohe edhe nga ana e tij dhe kemi folur ne pergjithesi.”

Ka konfirmuar besimin mbi Mazzarrin dhe kjo eshte e rendesishme.
“Po, e ka thene gjithmone, besoj se konsiderimet duhet te behen mbi ato qe dikush thote dhe jo mbi ato qe mund te mendohen.”

Cfare ka ndryshuar ne menyren e te punuarit nga dje ne sot?
“Nuk mund te jap pergjigje te sakta pas pak ditesh, besoj se ndryshimet do te duhen me kohen.”

Thohir ka folur per finalen e Champions ne 2016, mund te jete nje objektiv logjik ne tre vjet?
“Besoj qe eshte nje kohe logjike, per sa i perket objektivave, ato nuk ndryshojne, te jemi kompetitive, te luftojme per qellimet e rendesishme deri ne fund. Prandaj objektivi i nje skuadre te madhe si Interi eshte gjithmone i njejte.”

Keni ndermend te nderhyni ne merkaton e janarit?
“Nuk kemi folur, me pare duhet te verifikojme te gjithe sektoret, mundesite e klubit per te levizur.”

Keni lene takim per kthimin e tij ne Milano ne fund te nentorit?
“Po.”

Me Morattin keni patur nje raport te vecante, e ndjen ti thuash dicka?
“Nuk kam nevoje ta bej publikisht, eshte akoma Presidenti im i Nderit. Ka bere dicka te paimagjinueshme per tifozet e Interit, para se te vinte kishte disa vjet qe nuk fitohej shume. I eshte dashur kohe, pasion dhe shume burime personale. Nga ana e botes sportive, sigurisht qe ka shume mirenjohje ne drejtim te tij.”

Eshte folur shume per te ardhmen tende keto dite, keni marre siguri?
“Mendoj se keni folur me shume ju sesa kam menduar une per te. Eshte e drejte sepse ben pjese ne profesionin tuaj, une nuk mendoj per te, mendoj per punen e perditshme dhe per te miren e skuadres.”

Deshira juaj eshte te qendroni?
“Nuk behet fjale per deshira. Them qe jam mesuar qe ne cdo moment te jap maksimumin per klubin.”

Kontakte me klubet e tjera?
“Jo, asnje kontakt.”

Per Interin te rinjte jane gjithmone te rendesishem?
“Jane dhe kane qene gjithmone te rendesishem, ne i kemi bere te luajne kur ishin ne lartesine e Interit, qe nuk eshte nje skuader e thjeshte per tu mbeshtetur ne aspektin teknik dhe te presionit qe ke kur luan per te.

Pra konfirmon qe projekti do te jete i bazuar shume mbi te rinjte?
“Te flasesh shume per te rinjte do te thote t’u japesh shume pergjegjesi, sepse kur shkojne ne fushe dhe nuk jane ne lartesi, fajesohet gjithmone kush i ben te luajne. Tifozet duhet te besojne ne pergjegjesine e klubit per ti rritur lojtaret e rinj.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: brancamerkatothohir

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Me duhet te them te verteten, per mua do ishte e pabesueshme nese Inter do arrije te…”

Fabrizio Biasin ka qene i ftuar per Telelombardia diten e sotme dhe ai ka folur prape per rinovimin e Milan…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, a e di sa vlen kalimi i grupeve ne Champions League? “Sipas llogarise fillestare, do te fitohen menjehere…”

Inter diten e djeshme ka fituar me Viktoria Plzen dhe ka fituar bileten per te kaluar ne 1/8 e Champions…

6 hours ago
  • Uncategorized

Cassano, cfare po thua? “Inter ka qene skuadra me me fat ne bote: ka pasur shansin te luaje me nje…”

Antonio Cassano njihet tashme per idete e tij qe shkojne gjithmone ne kundershtim me opinionin e shumices. Nese ai e…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Fabio Capello nuk permbahet: “Sa Inter i bukur. Por nuk i duroj dot komentet kur thone…”

Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka folur per fitoren e Interit ndaj Viktoria Plzen dhe per momentin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, Biasin zbulon detaje te tjera: “Shifrat? Jo, ne takimin me agjentin e lojtarit eshte folur vetem per…”

Duket se tashme qe Inter ka kaluar ne raundin tjeter te Champions League, tema e dites eshte bere menjehere rinovimi…

6 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter, gati nje surprize e madhe ndaj Sampdorias? “Mund te ndodhe…”

Tashme Champions League eshte vene ne sirtar sepse kualifikimi eshte arritur dhe Inter ne Munich do te shkoje per te…

7 hours ago