Categories: Ne plan te pare

Brozovic mbetet ne shitje: ja sa kerkon Interi per kroatin

Mesfushori kroat mund te shitet ne fund te sezonit: klubi zikalter shpreson qe ai te beje paraqitje te mira ne boteror dhe per pasoje cmimi i tij te rritet.

Ne sfiden ndaj Napolit, Marcelo Brozovic ka treguar se eshte ne forme dhe se mund te jape nje ndihme te rendesishme per Interin.

Paraqitja e tij te dielen e kaluar mund te kete qene nje nga ndeshjet me te mira kete sezon qe ka pasur shume ulje-ngritje per kroatin (pak a shume, si cdo sezon i tij tek Interi).

Neser kunder Sampdorias, me shume mundesi nuk do te luaje titullar, por Interi po shpreson shume qe Marcelo te filloje te tregoje vlerat e tij me te mira dhe me me shume vazhdueshmeri.

E ardhmja e tij, pasi ka qene shume afer shitjes ne janar, mbetet gjithmone ne pikepyetje.

Pikerisht per raportin e veshtire me zemren e interizmit, Meazzen, por edhe per shume shanset e mira qe ai ka humbur sa here eshte therritur ne kauze nga teknike te ndryshem qe jane ulur tek Interi qe prej ardhjes se tij ne Milano.

Eshte e veshtire te mendosh ne kete moment qe Brozovic do te veshe bluzen e Interit edhe sezonin e ardhshem. Ajo qe klubi po shpreson eshte qe djaloshi ta mbylli mire kete sezon me Interin, me paraqitje si ajo ndaj Napolit dhe ne Boteror me Kroacine te shkelqeje qe keshtu te ngjalle interesin e klubeve te huaja dhe te rrisi cmimin e kartonin te tij.

Ne 2016 Brozovic rinovoi kontraten deri ne 2021 (fiton 2,4 milione euro ne sezon), me nje klauzole largimi prej 50 milione eurosh, e vlefshme vetem per jashte Italise. 

Veshtire se ndonje skuader do te ishte e gatshme te paguante kete shume duke pare paraqitjet e kroatit.

Por duhet thene se Brozovic ne bilanc vlen rreth 3,2 milione euro. Qe Interi te perfitoje nje plusvalence te madhe ai duhet te shitet ndermjet 20 dhe 30 milione eurove. 

Eshte nje shifer jo aq e pamundur per nje lojtar qe mbase nuk ka vazhdueshmeri por talentin e ka teper te madh.

Te gjithe shpresojne te shikojne nga sot e tutje nje Brozovic si ai ndaj Napolit. Jo vetem per merkaton, por edhe per pjesen finale te sezonit kaq shume te rendesishme per Interin.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: brozovic

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago