Categories: Ne plan te pare

Brozovic: numrat e tij kete vit jane prej ‘top player’. Pioli i ka rilindur…

Per Marcelo Brozovic po mbyllet nje 2016 plot me ulje dhe ngritje. Per Kroatin eshte folur shume kete vit. E shume here edhe negativisht. Por deri sa erdhi Stefano Pioli dhe gjerat ndryshuan. Me pare kishte kaluar ulje dhe ngritje ne Mancinin, deri tek sherri me De Boer qe e nxorri edhe jashte skuadre pas skenes qe kishte bere kunder Hapoel, ne shtator. Periudhe e veshtire, por ti japesh faj hollandezit qe nuk e kishte kuptuar (agjenti i Brozos hodhi kete teori) do te ishte e padrejte. Ndersa Marcelo ka mesuar nga gabimet dhe ka nderruar marsh. Mbetet fakti se nese shikohen shifrat e vitit diellor, zbulohet se 24 vjecari nga Zagrebi eshte ne 5 lojtaret me te mire ne dymbedhjete kategori te mara ne konsiderate vetem per kampionatin. Pavarsisht problemeve disiplinore, ne rolin e tij Brozo ka shume konkurence por ai ka arritur qe ne kampionat te luaje 31 here (i pari eshte Icardi dhe Handanovic me 37) me nje total prej 2608 minutash ne fushe (Handanovic 3330) dhe ne nivel realizativ vetem Icardi (23) dhe Perisic (9) kane shenuar me shume se ai (5).

Askush nuk ka krijuar me shume raste per gol se kroati (70  te tilla, bashkekombasi Perisic eshte i dyti me 49), ndersa vetem Icardi e kalon me assist: 8 me 6. Ne gjuajtjet totale dhe ne ato ne porte, Brozovivc eshte i treti dhe i katerti respektivisht. Komandon me pasime (1985), ndersa ka bere nje te katerten e krosimeve ne aksion (pas Perisic, Candreva dhe Nagatomo).  Por statistikat e Brozos te bejne pershtypje edhe ne mbrojtje. Vetem Murillo barazon 71 dyluftimet e tij, ndersa per sa i perket topave te rekuperuara e mund vetem nje tjeter mbrojtes: Miranda me 233 ndersa ai me 195. Braziliani eshte gjithashtu i pari per me topat e nisur nga mbrojtja (81), por Marcelo eshte katerti me 44. Sot mbasdite, bashke me shoket e skuadres (amerikano latinet rikthehen neser) do te filloje punen per vitin 2017. Gjithcka do te nise ne Udine, ku ai ne 12 dhjetor 2015 shenoi nje nga golat e tij me te bukur, nje gjysem parabole “alla Del Piero”. Ato gola jane rikthyer si natyrale qe prej ardhjes se Piolit ne pankinen zikalter. Ai eshte bere nje titullar fiks, dhe Brozo deri me tani kete sezon ka shenuar 3 gola ne kampionat dhe nje ne Europe. Nje moment mjaft i mire i tij i karakterizuar edhe me rinovimin e kontrates. Por as ky rinovim deri ne 2021 nuk do ti mbaje larg zerat e merkatos. Ky eshte fati i lojtareve te mire, gjithmone ne merkato per mediat. Gjithsesi, ne rast shitje, Interi do te bente nje perfitim “epik” sepse Brozo eshte blere 8 milione dhe klauzolen e ka 50 milione euro. Por, pertej merkatos, Marcelo eshte bere nje siguri per kete Inter.

(Gazzetta dello Sport)

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: brozovic

Recent Posts

  • Uncategorized

ZYRTARE – Ja data dhe orari i ndeshjeve Inter-Porto dhe Porto-Inter: “Ndeshja e kthimit do te luhet ne…”

Tashme gjithcka eshte zyrtare: UEFA diten e djeshme ka vendosur edhe datat e ndeshjeve te 1/8 te Champions League. Inter…

2 mins ago
  • Uncategorized

Tuttosport frikeson: “Porto eshte e lehte? Shikoni cfare kane bere ne 8 vitet e fundit ndaj 5 skuadrave italiane”.

Inter do te kete perballe Porton ne 1/8 e Champions League por gabohen rende ata qe thone se Inter do…

24 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacionin anti-Bologna? “Neser ne fushe pritet te ulet ne stol edhe…”

Inter ka humbur nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit diten e diele ne Torino ndaj Juventusit. Por nuk…

27 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Tuttosport konfirmon gjithcka: “Po, super talenti i 2004 eshte vetem nje hap larg Interit: ja detajet”.

Direkt nga Tuttosport sot ka ardhur nje tjeter konfirmim per ate qe mund te jete operacioni i pare i Interit…

27 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet Perandori Adriano: “Sa kujtim i bukur ndeshja ime me Interin ndaj Portos. Ne ate ndeshje kam…”

Diten e djeshme Inter ka njohur kundershtarin e saj ne Champions League: do te jete skuadra e Portos. Goglat ne…

33 mins ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh? “Tension i larte Marotta-Inzaghi: sot do te kete nje perballje: pritet qe drejtuesit te…”

Me sa duket, fjalet e Beppe Marottas diten e djeshme nuk kane lene vend aspak per dyshim: klubi nuk eshte…

43 mins ago