Categories: EditorialeMerkato

Cambiasso refuzon propozimin ekonomik per rinovimin!

Ere revolucion. Duke filluar nga ata qe pershendesin per ti bere vend atyre qe do te vijne. Ja u kemi thene dhe me pare, ne planet e Inter-it te Erick Thohir qe do te nise fluturimin nga qershori ne rradhe te pare eshte pershendetja e gjashte nga tete lojtaret ne skadence kontrate. Samuel, Milito, Mariga, Mudingayi, Chivu dhe Castellazzi. 

E panjohur akoma rruga qe do te marre Javier Zanetti per te cilin ka shprehur dhe interes Chelsea midis fushes dhe drejtimit (mundesi konkrete dhe ekzistente, por sic e dime prioritet i kapitenit eshte Inter-i) dhe ajo e Esteban Cambiasso. Cuchu ashtu si kapiteni, eshte nje figure e rendesishme, shume e konsideruar nga Thohir dhe dihet qe ai per argjentinasin ka nje vleresim te vecante. Nje bisede me presidentin e ka bere tashme, nje takim informal per te folur per situaten kontraktuale. Cambiasso eshte ne skadence kontrate dhe rroga e tij prej 4 milion eurosh ne sezon, gati 8 milion bruto, nuk eshte me e perballueshme nga tavani i rrogave te vendosur nga shoqeria ne menyre gati te detyruar nga Fair Play Financiar.

Por mbledhja e pare nuk ka dhene rezultat pozitiv. Cuchu ndihet akoma nje lojtar qe mund te jape shume dhe nuk do absolutisht te ndihet nje peshe e tepert per shoqerine apo per trajnerin. Me Mazzarri-n ekziston nje marredhenie shume e mire si njerezore ashtu edhe teknike, pikerisht nga pikpamjet e mister-it; por kontrata eshte nje tjeter ceshtje, e lidhur dhe me pritshmerite e te ardhmes. Nuk ka nje vend ne dirigjence ne planet e menjehershme te argjentinasit. Cambiasso e sheh veten trajner ne te ardhmen, pas disa vitesh: ka nisur qe tani te mesoje dhe te studioje, ne fushe pozicioni dhe inteligjenca e favorizojne per kete zgjidhje. Por tani do te deshironte te luante akoma, dhe per kete sigurisht qe preferon Inter-in. Edhe pse ofertat nuk mungojne.

Propozimi i pare ekonomik per te cilin u fol me Thohir dhe mbi te cilin i eshte thene te mendohet e ka bindur pak: kontrate nje vjecare me rrogen me shume se te pergjysmuar, me pak se 2 milion euro. Akoma jo. Nuk eshte aspekti ekonomik aq i rendesishem se sa nuk eshte kjo eshte ideja qe Cambiasso do te kete ne rolin e tij tek Inter-i 2014/2015.

Do te flitet serish, sepse Esteban eshte shume i lidhur me Inter-in dhe te gjithe e vleresojne ne shoqeri dhe ne stafin teknik. Do te mendohen disa mundesi, pa eliminuar hipotezen e nje lamtumire ne rast se nuk do te arrihet nje akord deri ne qershor. Cambiasso nuk do te ishte i vetmi, ne kete rast, por marredhenia e tij me boten zikalter e ben akoma te mundshme hipotezen e nje kontrate te re.

Ajo qe do te firmose ne ditet ne vazhdim Nemanja Vidic, lojtari i ri i Inter-it me te gjitha efektet, dhe qe eshte propozuar edhe ne menyre verbale Bacary Sagna, ide e ardhur edhe Liverpool-it per lojtarin e krahut ne skadence kontrate me Arsenal (qe po shtyn per rinovimin). Kush vjen dhe kush iken, me parameter zero, edhe kjo do te jete revolucion.

Redi Asabella

Share
Published by
Redi Asabella

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

38 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

38 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

38 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

38 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

38 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

38 mins ago