Categories: Ne plan te pare

Candreva: “Dua te fitoj te Interi, pershtypje e mire nga De Boer. Jam ketu ne moshen e duhur, faleminderit Suning”

Pas nje tratative te komplikuar Interi ka arritur qe te blej Antonio Candreva nga Lazio. Tani ai eshte gati per kete aventure te re, me nje fanelle qe e ka dashur forte, pavaresisht interesimeve te klubeve tjera.

Sot ka qene dita e prezentimit te tij dhe ne sallen e konferences per shtyp ai paraqitet me Ausilion, me kete te fundit qe nis konferencen:

“E kemi ndjekur Antonion qe nje kohe te gjate, eshte sigurisht lojtari i duhur per ne. De Boer ka pasur mundesi qe t’i vleresoj kualitetet e tij. Pra, me ne fund mund ta prezentojme”.

Cfare paraqet Interi per ju?
“Para se te pergjigjem dua te falenderoj Ausilion dhe Lazion me tifozet e saj me te cilet kam kaluar vite shume te bukura, duke fituar edhe Kupen e Italise. Dua te falenderoj Suning qe me ka dashur ketu, kane shpenzuar shume dhe tani dua te fitoj, ky eshte objektivi i nje klubi qe eshte mesar te bej kete gje. Arrij ketu ne moshen e duhur”.

Keni pasur frike qe tratativa mund te deshtonte
“Deri diku po, por ne fund kam ardhur ne Milano”.

Do te jete nje tjeter eksperience ne nje skuader te madhe pas asaj me Juventus?
“Pas Livornos kam shkuar te Juventus. Kur te therret nje klub i tille nuk mendon te qendrosh ne klub te vogel, por te besh hapin e madh. Eksperienca ne Torino megjithate eshte e rendesishme per mua, kam mesuar shume nga kampione qe kane luajtur me mua. Ne nderkohe kam fituar shume eksperience dhe tani dua te luaj mire te Interi”.

Besoni se jeni gati te asistoni Icardin?
“Ai eshte nje sulmues i madh dhe eshte kapiteni yne, por nuk dua te premtoj asiste. Dua vetem qe t’i gezohem fitoreve se bashku me te dhe shoket”.

Si keni refuzuar klubet tjera?
“Nuk kam refuzuar asnje, nuk e di nese Napoli ka folur me Lazion. Interi me ka dashur gjithmone dhe jam i lumtur qe kam zgjedhur klubin zikalter”.

Si ndiheni fizikisht?
“Jam mire dhe po pregadisim ndeshjen kunder Chievos, jam ne dispozicion te trajnerit”.

Cfare mendoni per sezonin e kaluar te Interit?
“Kur arrita ne San Siro me Lazion Interi ishte i pari dhe e kisha pare gjithmone mire deri ne ate moment. Pastaj nuk i kam ndjekur zhvillimet dhe nuk e di cfare ka ndodhur”.

Si gjindeni me De Boer?
“Po njihemi, ka ardhur prej pak kohesh. Deshiron te kontrolloj ndeshjen dhe deshiron t’i pregadise sfidat ne maksimum. Pershtypja eshte e shkelqyer”.

4-2-3-1 dhe 4-3-3, cfare ndryshon per ju?
“Me modulin e pare, pa mezzala, ndoshta duhet mbulim me i madh per mbrojtesin e krahut. POr nuk ka asnje problem per mua”.

Juventus mbetet favorit per kampionatin?
“Ka fituar skudetot e fundit, pra eshte skuadra per t’u mposhtur. Duam te permiresojme sezonin e kaluar dhe duam te bejme me te miren ne te gjitha kompeticionet”.

Jeni krenar duke qene nje italian te Interi?
“Shume, sigurisht. Dua te nderoj ne maksimum fanellen zikalter”.

Mancini ju dashur forte?
“Nuk kam pasur mundesi qe te punoj me te, sepse kur erdha duhej qe te rekuperohesha nga lendimi. Pastaj ai eshte larguar. Ai me ka dashur dhe me ka vleresuar gjithmone, ashtu si i gjithe Interi”.

Si e vleresoni bashkpunimin me shoket e reapartit?
“Jemi shume ne sulm, por grupi eshte ai qe ka rendesi. Objektivat arrihen vetem si grup dhe konkurrenca duhet te jete e shendoshe. Jemi te gjithe te forte ne sulm”.

Me cilin trajner jeni me shume i lidhur?
“Edoardo Reja eshte nje pike referimi per mua”.

Icardi do t’i gjuaj penalltite?
“Nuk kemi folur akoma per kete, por mendoj qe do te jete ai. E rendesishme eshte qe te fitojme se bashku”.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: Antonio Candrevaprezentimi

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

20 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

20 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

21 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

21 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

21 hours ago