Categories: Ne plan te pare

Cfare donte te thoshte Ausilo me frazen ‘Cancelo ka nenshkruar nje kontrate 4 vjecare me Interin’?

Joao Cancelo eshte nje prej lojtareve me te perfolur tek Interi. 

Kjo pak prej aftesive te tij teknik, pak per ate qe perfaqeson per Interin ne fushe por  pak edhe  per shkak te gjendjes se kartonit te tij qe zoterohet nga Valencia, sepse ai eshte ne nje huazim me te drejte blerje per 35 milione euro tek Interi.

Pikerisht per kete fakt, prej muajsh tashme qarkullojne lajme te ndryshme rreth se ardhmes se portugezit me Valencian nga njera ane qe do e priste me krahe hapur ne Mestalla por nga ana  tjeter Interi deshiron ta mbaje ne Milano, ka nje te drejte blerje per te, por kjo e drejte kushton 35 milione euro e ne kohen e Fair Play Financiar per Interin, jane shume, edhe pse zikalterit po mundohen me te gjitha menyrat per ta cuar ne port kete transferim.

Pikerisht per kete ceshtje, ka folur sot Piero Ausilio perpara ndeshjes me Chievon i cili per here te pare eshte zhbalancuar tek tema e qendrimit te mbrojtesit anesor portugez.

Ja cfare tha Ausilio sot:

“Blerja e Cancelos? Nuk dua te bej perqindje tani. Por do ju them qe lojtari ka nje kontrate me Interin te vlefshme per 4 vitet e ardhshme. Me shume se kaq. Nese do arrijme te paguajme parate tek Valencia, ai eshte nje lojtar i Interit me te drejta te plota. Kontrata eshte nenshkruar dhe depozituar ne federate.”

Por si mund te nenshkruaje nje kontrate kater vjecare Cancelo me Interin ne nje moment kur kartoni i tij zoterohet nga Valencia?

Mundet, sepse nese klubi dhe lojtari deshirojne, mund ta vendosin qe ne momentin e huzimit kontraten qe ai do te kete nese klubi  vendos te aktivizoje klauzolen e te drejtes se blerjes.

Fakti qe ekziston kjo kontrate, do te thote qe nese Interi do te paguaje parate tek Valencia, atehere ai do te behet automatikisht nje lojtar i Interit, pa negocuar fare per kontraten me lojtarin sepse kjo gje tashme eshte bere qe ne veren e kaluar.

Ky eshte nje lajm shume i mire per zikalterit, sepse ne futboll ka pasur raste kur futbollisti eshte huazuar por nuk ka pasur nje kontrate ne rast blerje si rasti i Salah tek Fiorentina, kur Fiorentina deshironte ta blinte nga Chelsea pas huazimit por lojtari nuk pranoi kontraten e me pas u transferua tek Roma.

Per momentin, kjo kontrate e nenshkruar nga Interi me Cancelon qeteson te gjithe boten zikalter, nderkohe qe klubi po mundohet ta bleje lojtarin perfundimisht.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: ausilioCancelo

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago