Categories: Ne plan te pare

Chuchu gjithmone nder me te miret, por e ardhmja eshte e paqarte. Dhe mediano i ri do te jape udhezime

Ne te mire apo ne te keqe, gjithmone diskutohet. Esteban Cambiasso vazhdon te jete nje simbol i Interit, megjithese gjendet ne te njejten situate me ate te bashkekombasve te tij, duke qene ne fund te kontrates. Pikerisht ai, megjithate, duket i vetmi qe mund te qendroje akoma ne Milano, sepse eshte titullar i palevizshem edhe kete sezon por edhe sepse kontributi i tij, sot, rezulton i rendesishem per ekonomine e skuadres. Edhe ne Parma Cambiasso ka fituar duartrokitje dhe komplimente, duke treguar qe eshte me i miri ne repartin e tij (me rival si Hernanes dhe Kovacic, nuk eshte pak) dhe eshte i rendesishem per ekuilibrin taktik te skuadres. Nder te tjera, pervec paraqitjes se zakonshme shume te mire nga pikepamja e mbrojtjes, ka goditur dhe nje shtylle qe vetem prej fatit nuk ka sjelle ne ate moment avantazhin per zikaltrit duke shtuar ketu dhe topat e shumte qe ka luajtur ne ate ndeshje. Me pak fjale, vote e larte per Cambiasso dhe ne Tardini.

Por megjithate konfirmimi i tij tek Interi varet nga shume faktore, dhe jo vetem nga performanca ne fushe. Argjentinasi, zikalter prej 10 vitesh dhe simbol i sukseseve te fundit te klubit, por e ardhmja e tij vazhdon te mbetet e paqarte. Motivi eshte i thjeshte, oferta per rinovimin nuk eshte derguar akoma dhe sot nuk dihet nese rinovimi do ti ofrohet. Shume varet nga vleresimi qe Walter Mazzarri, do te jape perpara Ausilio dhe Thohir dhe me shume mundesi do te jape referenca pozitive, por do te varet dhe nga qellimet e lojtarit, qe duhet te ule pagen qe fiton duke qene se eshte shume impenjative per financat e klubit. Nese oferta e rinovimit do te vije, do te jete ne shifra shume te uleta, ndoshta do te ofrohet nje kontrate per nje periudhe dyvjecare. Shume pak me ate se cfare Cambiasso mund te perfitoje ne ndonje vend tjeter, si ne SHBA ku shume thone se mund te transferohet. Do te jete nje zgjedhje jete kjo per numrin 19, qe nese do te pranonte te qendronte tek inter duhet ta beje si udheheqes dhe do te ishte heroi i fundit i Tripletes qe do te vazhdonte te qendronte ne skuader.

Natyrisht e ardhmja e Cambiasso do te influencoje zgjedhjet ne merkaton zikalter. Ne kete moment, mesfushori me afer per tu veshur zikalter eshte Nilton, mediano i Cruzerio, gati per tu transferuar ne Milano per 5,5 milione euro (nder te tjera, edhe ai vesh fanellen me numrin 19…). Nuk behet fjale per nje profil te nje niveli te larte qe pritej, por me shume nje element i dobishem per kauzen por qe nuk bind shume. Nese kjo tratative realizohet pothuajse do te nenkuptonte  nje konfirmim te sigurte per Chuchu, qe me brazilianin do te garonte per te fiuar vendin perpara mbrojtjes. Ardhja e nje mesfushori me te shtrenjte dhe te nje niveli me te larte do te ishte nje sinjal i qarte per lamtumiren e argjentinasit, qe do te shkonte drejt pankines se sigurte. Nder te tjera, kualifikimi ne Europa League shkon ne favor te Cambiasso: nje numer me te madh ndeshjesh per tu zhvilluar siguron nje rrotacion me te shpeshte. Impenjimi ne kupe te enjten do ti hapte rruge lojtareve te rinj por edhe lojtareve me eksperte ne fushe. Nje motiv me shume, per te gjithe, per te luftuar deri ne javen e fundit.

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: cambiasso

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago