Categories: Ne plan te pare

SPECIALE – “Te Interi po ndodh ajo qe nuk ishte imagjinuar: ka plasur nje rivalitet i zjarrte ndermjet…”

Christian Eriksen eshte ne qender te fushes dhe te lojes se Interit.

Ishte thjeshte nje ceshtje kohe qe kjo gje te ndodhte: u deshen ne fakt disa hapa prapa, si te Antonio Contes, por edhe te danezit.

Kur u mblodhen me pas faktoret e duhur te jashtem, eshte krijuar situata ideale per shkelqeimin e fantazistit qe ka mahnitur boten te Tottenham per vite me radhe.

Nderkohe, tani per te eshte momenti te tregoje cilesite e tij pasi po ambjentohet dalengadale edhe ne Serie A.

Christian eshte nje djalosh per mie, “mbase me shume se duhet”, kishte thene Conte pak kohe me pare ne nje direkte televizive, duke treguar keshtu se lojtari i lindur ne 92 duhet te nxirte jashte ate agresivitetin qe konsiderohet si ekzistencial per te marre minuta dhe hapsire.

Ne krahasim me pjesen e pare te sezonit, me ardhjen e 2021, Eriksen ka shfrytezuar ne menyre maksimale cdo mundesi qe ka pasur duke kaluar fatin nga ana e tij.

Topi i revolucionit ka qene ai ne San Siro, qe u gjuajt ne daten 26 janar ne drejtim te portes se Milanit dhe qe solli kualifikimin e Interit ne ate gjysmefinale te Kupes se Italise.

Ai ka qene nje nga derbit me te nxehte te historise dhe kjo ka treguar ne nje fare menyre edhe karakterin nordik te tij: i ftohte si akulli.

Ne ate rast ishte futur ne fushe vetem ne ekstrem, ne minutat e fundit te ndeshjes, ashtu si shpesh kishte ndodhur ne te kaluaren.

Ne derbin e fundit nderkohe, ne ate qe eshte pare Interi te dominoje totalisht ndaj Milanit dhe te zgjase keshtu diferencen me vendin e dyte, biondi nga Middelfart ne fakt e ka nisur nga minuta e pare.

Kjo edhe sepse gjendja fizike e Arturo Vidal nuk ka qene nder me te mirat. Por kjo ka qene nje shenje qe dicka ka ndryshuar.

Nderkohe pergjigjja ka qene pozitive, ashtu si ndodhi edhe ndaj Lazios apo ne ndeshjet e meparshme ku ai ka luajtur si zevendes-Brozovic.

Edhe pse jo cdo gje qe shkelqen eshte e cmuar, ylli danez ka bere te mundur qe te garantoje kualitet dhe fluiditet ne mbajtjen e topit, duke rritur jo pak nivelin e krijimtarise se armates se Contes duke menduar edhe vertikalisht kur eshte momenti i duhur dhe duke menduar horizontalisht ne disa momente te tjera, kur skuadra ka nevoje per frymemarrje.

Tani qe edhe Vidal eshte rikthyer ne dispozicion te plote, pasi ka kaluar disa probleme fizike, kush do te jete zgjedhja perfundimtare e Contes si mezzala e majte?

Ne mesfushen ideale te ideuar nga tekniku zikalter, i paprekshem eshte dinamizmi i Barella dhe personaliteti i Brozovic, ndersa per sa i perket te majtes se kroatit, tani eshte hapur zyrtarisht nje konkurence e forte e nje rivalitet i zjarrte ndermjet Eriksen dhe te besuarit me te madh te Contes.

Dy lojtare totalisht te ndryshem, nga ana teknike, taktike. Pra, diametralisht te kundert. Danezi eshte nje gjeni nga mendja, kiliani eshte grinte dhe mushkeri.

Ish-lojtari i Spurs i dedikohet me shume fazes sulmuese dhe mund te zgjidhe ndeshjet i vetem me levizje prej mesuesi, ish-lojtari i Barcelones gjendet me ne habitatin e tij kur ben tackle dhe rekuperon topin.

Ai apikohet shume (edhe pse jo si ne koherat e Juventusit apo Bayern Munich) edhe per depertimet ne zone pa shume zhurme.

Eriksen ka rilindur dhe Vidal eshte rikthyer ne dispozicion: ke do te zgjedhe Conte per ndeshjen delikate ne shtepi ndaj nje Genoa qe eshte rikthyer ne jete me kuren e zakonshme Ballardini?

Pergjigjja perfundimtare pritet te merret neser ne oren 14:00, dhe me pas e ardhmja eshte e gjitha per tu shkruar nga e para.

Por rivaliteti sportiv ndermjet nje talenti kristalin qe hap pas hapi po fiton vend te rendesishem te Interit dhe nje luftetari qe nuk i dridhet syri e mezi po pret te rikthehet te luftoje ne fushe, mund ti beje vetem mire Interit. Mund ti beje mire Contes, qe me ne fund ka mundesi zgjedhje.

Te Interi po ndodh ajo qe nuk ishte imagjinuar: ka plasur nje rivalitet i zjarrte ndermjet Vidal dhe Eriksen e eshte nje rivalitet i mbare per nje lufte per titull. Le ta fitoje ai qe e meriton me shume!

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

2 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

2 days ago