Categories: Ne plan te pare

Conte jep nje lajm te keq: “Ndaj Bolognas nuk do mungoje vetem Barella dhe Lautaro, por edhe dy mesfushore.”

Pas fitores se bukur ndaj Borussia Mönchengladbach qe mban Interin ne gare per Champions League, eshte momenti qe te mendohet per kampionatin.

Neser ne darke ne Meazza do te vije Bologna, qe disa muaj me pare i beri nje shaka te hidhur Interit (e mbajne mend te gjithe).

Antonio Conte, si gjithmone ka qene protagonist i konferences per shtyp perpara kesaj ndeshje ne Appiano, ku i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve ne menyre virtuale.

Per ndeshjen ndaj Bolognes duhet te presim rotacione ne prag te ndeshjes ne Champions League kunder Shakhtar?

“Te shohim.”

Pas Sassuolos dhe Borussias, cfare ju ka bere me shume krenar per skuadren tuaj?

“Qe i kemi mbyllur me tapa veshet dhe kemi menduar te luajme dhe te bejme me te miren tone. Kjo me ka bere krenar.”

Si mund ta menaxhosh nje jave me dy finale kunder Bolognes dhe Shakhtarin: si do te menaxhohet edhe lodhja?

“Lodhja eshte e paevitueshme. Kemi pasur nje dite me shume per tu rekuperuar kete jave ne krahasim me jave ne kaluar.”

“Kjo eshte veshtiresia me e madhe. Tashme te gjitha ndeshjet jane te rendesishme. Duke pasur kaq pak kohe, eshte e veshtire.”

Kane ardhur dy fitore te medha ne transferte, por ne shtepi kete sezon dicka e lini rruges. Edhe vitin e kaluar keni humbur me Bolognen ne San Siro. A ke folur per kete me lojtaret?

“Vitin e kaluar kemi humbur nje ndeshje te pabesueshme me Bolognen. Po fitonim 1-0 nje ndeshje te dominuar edhe me nje lojtar me shume.”

“Pas penalltise se pesuar, kemi pesuar nje kundersulm dhe kemi pesuar nje gol. Nje ndeshje qe me ka cmendur dhe ku ishte shume e veshtire te shpjegohej gjithcka.”

“Ne te njejten kohe, e dime sa e vendosur eshte Bologna. Sa mire luan dhe sa te larta i ka ritmet e saj per te pergatitur nje ndeshje te tille.”

“E dime qe perballe do te kemi nje skuader te madhe. Por ne duam te vazhdojme rrugetimin tone ne menyren me te mire.”

Ne kater ndeshjet e fundit ne shtepi Interi ka pesuar gjithmone gol e para: si evitohen keto situata?

“Nese ka nje menyre te sigurt, nuk e di. Por statistikat thone kete dhe ne duhet te jemi me te zotet ne gjithcka.”

“Sot po flasim per shtepi apo transferte, por mua me duket njesoj e veshtire, sepse tifoze nuk ka.”

“Duke konsideruar ndeshjet ne shtepi, se di sa qendron si argument. Por dicka me mire ne San Siro mund ta bejme.”

A je dakort me ate qe thuhet se skuadra ne keto dy fitore te fundit ka treguar me shume perqendrim se me pare?

“Me siguri rezultati final i kushtezon mendimet e te gjitheve. E kuptoj. Pasi them kete, mendoj se ne po tentojme te permiresohemi gjithmone e me shume.”

“Ne cdo gje, qe tek organizimi taktik e deri tek shpirti i lojes. Mund te permiresohesh gjithmone dhe per kete punojme.”

Nainggolan eshte ne dispozicion? Cila eshte situata e tij duke pare se nuk ka pasur asnje shans deri me tani si titullar?

“Jo, nuk eshte rekuperuar. Ai do te mungoje. Per sa i perket situatave te lojtareve te caktuar, duhet te pyesni klubin, jo mua.”

Sensi ka mundesi te luaje nga minuta e pare? A e prisnit kete rritje te Barellas?

“Edhe Barella duhet te permiresohet, si gjithe skuadra. E di shume mire qe ka marzhe te medha permiresimi.”

“Eshte shume i ri por duhet te qendroje me kembet ne toke per ta bere kete gje me se miri.”

“Per Sensin ju them se ende nuk eshte gati per te luajtur. Ai do te jete nje mungese tjeter neser.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Inzaghi gati ti habise te gjithe me formacionin anti-Fiorentina? “Ai po mendon te aktivizoje nga minuta e pare edhe…”

Tashme jemi me te vertete me pak se nje dite larg ndeshjes se Interit qe do te luhet neser ne…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja e verteta se pse eshte shtyre takimi per rinovimin me Milan Skriniar: “Vetem nje fajtor: fakti se…”

E ardhmja e Milan Skriniar eshte e gjitha per tu shkruar: lojtari eshte ne skadence kontrate me Interi nne qershor…

9 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro ndizet dhe fiket, por askush nuk gjuan si ai ne Serie A: “E tregojne shifrat: ai eshte lojtari qe ka…”

Asnje nuk gjuan si Lautaro Martinez ne Serie A. Dicka te tille e zbulon diten e sotme La Gazzetta dello…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shperthen Lukaku: “Ju njerez te The Sun po kapeni me njeriun e gabuar: behuni gati shume shpejt per…”

Me te vertete shume e turpshme ajo qe ka ndodhur diten e sotme ne Angli, me mediat vendase The Sun.…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin i habi te gjithe: “Ne qershor ka ardhur nje bleres i fuqishem per Interin: Zhang i tha direkt…”

Inter eshte ne shitje dhe per kete nuk ka me asnje dyshim. Kjo eshte ajo qe konfirmohet nga cdo burim…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani ben paralajmerimin e madh: “Kujdes, ja cfare pres nga Inter diten e neserme ndaj Fiorentines: qe ata…”

I intervistuar nga Radio Bruno si nje ish-lojtar i Interit dhe i Fiorentines, Lele Adani ka dashur te ndalet pikerisht…

17 hours ago