Categories: Ne plan te pare

Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Merkato? Akoma me kete muhabet ju? Per mua nuk ekziston vetem fjala…”

Nje fitore qe dukej se do te vinte pas golit teper te bukur te Hakimit, por qe u venit ne minutat e fundit.

Ka pasur jo pak faj edhe Antonio Conte, qe kesaj radhe u duk qe gaboi haptazi me zevendesimet qe beri.

Nderkohe, ai ka folur keshtu pas ndeshjes mer mikrofonat e Dazn:

Tridhjete gola te shenuar nga 43 ne total vetem ne pjesen e dyte. Cfare mendoni se ndikon te kjo? Dhe cfare mendoni per ate barazimin ne fund? Mund te kishit bere me shume?

“Mendoj se sot kemi luajtur nje ndeshje shume te mire, edhe ne pjesen e pare ku Roma ka pasur te njejtat objektiva si ne.”

“Ata jane forca e trete e kampionatit dhe te vish ketu e te luash keshtu, do te thote se je tashme nje skuader e madhe dhe mbi te gjitha jemi nje skuader.”

Perse zevendesimet Hakimi, Vidal dhe Lautaro? Nga ai moment u pa qe Roma fitoi me shume fushe akoma.

“Vidal ka kerkuar zevendesim per shkak te demtimit, Lautaro dha shume ne ato 75 minuta dhe une po i kerkoja te kthehej pak prapa.”

“Edhe Hakimi ka vrapuar shume dhe po humbiste topa te rendesishem. Kjo eshte ndeshja e trete ne shtate dite, ndryshimet duhet te pranohen.”

“Interi duhet te kete nje skuader te rendesishme per te pretenduar dicka te rendesishme. Nuk shoh pse nuk duhet te bej zevendesime?”

Ne 15 minutat e fundit u ulet shume poshte ne fushe per merite te Romes apo ishte ne nje fare menyre nje zgjedhje e gabuar e juaja?

“Mendoj se ne fund futesh te ankthi i rezultatit dhe kjo eshte dicka e rendesishme. Eshte dicka qe menderisht te ben te ulesh pak prapa.”

“Por nga pankina po kerkonim qe te benim presing sepse te ulesh prapa nuk eshte nje ide e mire ne raste si keto.”

“Por mbetet fakti qe ne nivel psikologjik kush eshte duke humbur, hidhet perpara ne sulm per te gjetur golin. Ne duhet te vazhdojme te punojme ne kete aspekt.”

Interi ama ka bere 25-30 minuta fantastike ne pjesen e dyte. Je dakord?

“Skuadra ka fizionomine tashme dhe e tregon ekte gje ne cdo ndeshje.”

“Por me ka goditur Fonseca kur tha se eshte e veshtire qe te gjesh kunderlevizjet e Interit, eshte fakti qe kur e thone tranjeret kundershtare kete gje do te thote se dicka e organizuar ne kete skuader tashme po njihet nga te gjithe.”

Pse Interi nuk te godet qe ne fillim? Eshte hera e tete qe shkoni ne disavantazh kete sezon.

“Ne pesojme gol sepse bejme presing te larte dhe leme hapsira te rendesishme e me pas pesojme gol neper kundersulme.”

“Kemi pesuar shume gola te tille. Por nese ben presing te larte, mund te pesosh ndonje gol, por mund te shenosh akoma me shume nese rekuperon disa topa.”

Te goli i 1-2 e keni ndaluar se beri kete gje dhe me pas keni pesuar edhe nje gol. 

“Ishte ndeshja e trete ne shtate dite, me te njejtet lojtare, ishte e paevitueshme qe ne fund mund te mos kesh energji dhe zgjedh te ulesh pak prapa.”

“Brozovic dhe Barella e kishin te veshtire minutat e fundit. Vidal ka pasur ate problemin. Me tre ndeshje ne shtat e dite kur luan ne keto intensitete si ne, do e ndjesh lodhjen.”

Nje gjykim per Vidal?

“Per mua Vidal ka luajtur nje ndeshje teper te mire, mbase e ka nisur avash, por pastaj ka rritur intensitetin dhe ka qene nje performance e mire e tij po ashtu si te tjeret.”

Do te donit nje sulmues dhe nej lojtar krahu me shume?

“Kete vit fjala “te duash” nuk ekziston, ta keni te qarte. Akoma me kete muhabetin e merkatos? Ne gusht me eshte treguar linja e klubit. Hakimin e kemi marre ne muajin prill dhe me pas nuk kemi blere askend tjeter.”

“Linja eshte e qarte, nuk dua askend dhe punoj me lojtaret qe kam ne dispozicion. Ka disa te mira dhe difekte ne kete skuader, por ne do te luftojme me keta qe kemi.”

“Jam i lumtur, pastaj harrojeni kete muhabetin e merktos per Interin sepse mua me kane thene kete gje.”

“Lexoj qe dua kete apo ate, por po kalon cdo dite mesazhi i gabuar per mua. Nga gushti nuk ekziston fjala deshire, ekziston fjala pune te cilen une e njoh shume mire.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, zgjidhet emri kryesor per goditjen ne mbrojtje? “Luan ne Serie A: nuk do te perfundoje si Bremer sepse…”

Eshte Rodrigo Becao, sipas il Corriere dello Sport, objektivi me i fundit ne shtepine Inter per prapavijen zikalter. Mbrojtesi i…

2 days ago
  • Uncategorized

Argjentina Kampione e Botes, Transfermarkt publikon vlerat e perditesuara te lojtareve: “Ne vendin e pare eshte…”

Skuadra e Argjentines qe sapo eshte shpallur Kampione e Botes ka pare qe vlerat e lojtareve te skuadres se saj…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter dhe tre refuzimet e Ajax: “Plot tre oferta te zikalterve te refuzuara nga hollandezet per lojtarin e…”

Kurre mos u dorezo. Per Noussair Mazraoui, shembulli i jetes eshte babai i tij Moustafa i cili ka qene gjithmone nje…

2 days ago
  • Uncategorized

Nga Hollanda te sigurt: “De Vrij, ja dy klubet e medha qe duan ta rrembejne me parameter 0 nga Inter: gati nje…”

Nderkohe qe De Vrij ka pesuar nje demtim diten e djeshme ne stervitje, ai vazhdon te permendet nga mediat per…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, nje lojtar perfshihet ne formacionin e deshtimeve ne Boteror: “Bashke me te edhe lojtare si…”

Me sa duket ka qene nje Boteror totalisht per tu harruar per nje nga lojtaret e Interit qe eshte kthyer…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter ferkon duart? “Gati te tjera miliona nga nje lojtar qe po shkelqen ne huazim: lojtari kerkohet edhe nga…”

Me sa duket Inter po ferkon duart per nje lojtar tjeter te ri te saj qe e ka leshuar ne…

2 days ago