Conte diten e djeshme, menjehere pas ndeshjes eshte perplasur ne menyre te ashper me gazetarin e Sky Sport, Stefano De Grandis.
Tranjerit te Interit nuk i ka pelqyer aspak nje pyetje “nder dhembe” e gazetarit te Sky ne transmetim direkt dhe me pas i eshte kthyer ashper gazetarit italian.
Kjo ka qene pyetja e gazetarit te Sky Sport menjehere pas ndeshjes ne tunelin e intervistave ne nje lidhje direkte:
Ka pasur disa te reja ne formacionin tend. Per shembull ne mbrojtje. Ose edhe Perisic, qe nje vit me pare nuk te bindi…
Por edhe Eriksen trekuartist qe nuk kuptohet mire nese atij i pelqen ai pozicion apo a te pelqen ty ai pozicion. Nuk eshte nje rrezik te besh te tilla zgjedhje?
“Ma perserit pak se cfare me the per Eriksen, sepse me vjen per te qeshur. Me fal. Ma perserit pak?”
“Nuk eshte i lumtur qe te luaje trekuartist? Sa qesharake. Po ne kemi luajtur me trekuartist per te vene pikerisht Eriksen ne pozicionin e tij me te mire qe te shprehet.”
“Keshtu, me duket e cuditshme kjo pyetje. Me ben te qesh vetem qe e mer ne konsiderate dicka te tille.
Gazetari: Lere Eriksen, e kisha me shume per zgjedhjet e ndryshme nga viti i kaluar…
“A, ta leme Eriksen… Po pyetja qe bere nen ze? Ti po flisje per Eriksen, nuk eshte se e futa une ne mes te intervistes Eriksen.”
“Shume eksperimente te bera ne kete formacion? Ne krahasim me vitin e kaluar, jane larguar tre lojtare krahu dhe ka qendruar Young. Ti rikthej prape ne skuader?”
“Eshte rikthyer perseri Perisic, qe po tregon deshire dhe eshte vene ne dispozicion te skuadres.”
“Bastonin e kemi provuar ne qender sepse ishte i skualifikuar De Vrij dhe ishte e drejte qe ta zevendesote dikush. Por jam i lumtur per te gjithe.”
Inter do te kete perballe Porton ne 1/8 e Champions League por gabohen rende ata qe thone se Inter do…
Inter ka humbur nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit diten e diele ne Torino ndaj Juventusit. Por nuk…
Direkt nga Tuttosport sot ka ardhur nje tjeter konfirmim per ate qe mund te jete operacioni i pare i Interit…
Diten e djeshme Inter ka njohur kundershtarin e saj ne Champions League: do te jete skuadra e Portos. Goglat ne…
Me sa duket, fjalet e Beppe Marottas diten e djeshme nuk kane lene vend aspak per dyshim: klubi nuk eshte…
Gjate Sky Calcio Club, Paolo Di Canio ka komentuar deklaratat e Simone Inzaghit te dhena pas Juventus-Inter. Keto kane qene…