Categories: Ne plan te pare

Conte sulmon ashper gazetaret: “Cfare thate per Lukaku? Kushtoi 65, por a e dini qe do ta paguajme ne 5 vite.”

Debutim shume i bukur per Interin qe dje ne San Siro ka marre perpara Leccen ne ndeshjen e pare te Serie A. 

Ne mikrofonat e Sky Sport, tekniku zikalter Antonio Conte ka folur per ndeshjen por ka shprehur shume fjale te ashpra ndaj mediave te cilat kane kritikuar jo pak blerjen e re te Interit, Romelu Lukaku pa vene kembe ne fushe.

“Duhet te permiresohemi, duhet te jemi me te zotet qe te menaxhojme situata brenda ndeshjes. E kemi nisur mire, kemi krijuar shume ne 30 minutat e para, por pastaj jemi shkeputur pak nga njeri-tjetri.”

“Eshte per te punuar shume. Kemi rruge perpara. Duhet te kemi vazhdimesi ne kete rruge qe kemi nisur te gjithe me nje qellim per tu permiresuar.”

Kemi pare shume lojtare te rinj, por edhe te ‘vjeter’ si Candreva…

“E kam thene edhe ne konference qe jam shume i lumtur kur mberrij ne stervitje dhe gjej perpara kete grup lojtaresh. Kane karakteristikat e duhura per te bere kete lloj futbolli. Duhet te permiresohemi, por duhet te jemi me te sigurt ne forcat tona.”

“Individed duhet te bashkohen me kauzen tone kolektive. Nje gol i bukur eshte i mire per skuadren por nuk eshte thelbesor tek idete e mia ku e shoh skuadren si nje trup te vetem. Por jam i lumtur per te dhe per te tjeret.”

Eshte vene re nje sjellje shume e mire e Lukakut dhe maturia e disa lojtareve, Sensi mbi te gjithe. Po Barella, si te duket?

“Mbi aspektin e maturise, jemi per tu rritur ende. Por ka pasur momente ne te cilat ndeshja na ka transportuar per te bere gjera qe nuk jemi mesuar ti bejme dhe qe duhet ti eleminojme. Nuk duhet te ndodhe. Kur flas per permiresime, flas sepse e di qe per keta djem perpara ka nje te ardhme te ndritur.”

“Mendoj se Brozovic ka treguar se eshte nje lojtar fantastik dhe nese rritet do te behet nje nga me te miret ne bote. Per Barellan di te them qe eshte nje djalosh me kualitete te medha, dinamizem, duhet e permiresohet ne nderhyrje por jam i lumtur per ate qe po ben.”

Mbi impaktin e San Siros.

“Impakti ka qene shume natyral, ka qene njesoj si ne situata te tjera tek Chelsea dhe diku tjeter. Une jap gjithcka nga vetja, gjate stervitjeve, gjate ndeshjeve, une jam ky.”

“Jam ky ne te mire dhe ne te keq per kedo qe kam perballe. Kam gjetur me sigur disa djem shume te mire dhe kam mbetur shume i surprizuar sepse kam gjetur burra te gatshem ketu per gjera te medha. Nje tranjer ne nje situate te tille nuk ka se si te mos jete i lumtur.”

“Dikush po harron edhe paraqitjen e Ranocchias sot qe ka hyre ne vendin e De Vrij qe ka pasur nje problem dhe ka zhvilluar nje ndeshje te rendesishme dhe te mire.”

Icardi?

“Me pare kam pare deklaratat qe ka bere drejtori yne Marotta dhe mendoj se ka qene shume i qarte ne gjithcka cfare ka thene. Plotesisht dakort me te.”

Me dy operacionet e fundit (Biraghi dhe Sanchez) do te ishte nje merkato perfekte per Interin?

“Edhe te tjerat kane bere merkato. Ne kemi shitur ama kete sezon tre lojtare qe kane qene shtylla kurrizore e Interit. Tre nga lojtaret me te rendesishem. Nderkohe te tjeret nuk kane shitur por vetem kane shtuar lojtare te tjere me kualitet.”

“Por e mira eshte se ka pasur qartesi qe kur kam ardhur ketu nga ana e klubit. Prandaj kemi tentuar qe te kapim ne ajer edhe okazione si ai i Lukaku. Ca nuk kemi degjuar per te. Eshte paguar shume, eshte paguar keshtu, peshon kaq, ben kete, ben ate.”

“Por sot te gjithe e kane pare Romelu Lukaku ne aksion dhe e kane kuptuar se pse e donim me ne. Dhe a e dini qe e kemi blere 65 milione qe do te paguhen ne 5 vite? Kaq duhet te mjaftoje qe disa te mos flasin perpara kohe.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

3 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

3 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

4 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

18 hours ago