Per Interin eshte nje lajm shume i mire fakti qe sot jemi ne daten 16 korrik.
Ne fakt, nga dje, Mauro Icardi nuk ka me cmimin e afishuar ne bluze.
Kjo sepse sipas asaj qe nenvizon Corriere dello Sport, qe me pas shpjegon edhe qe klauzola e largimit prej 110 milione eurosh e vlefshme per skuadrat e huaja tashme ka skaduar, per Interin argjentinasi nuk eshte ne shitje dhe qendrimi i kapitenit tek Interi eshte i sigurt 100%.
Gjithmone nje dyshim i vogel mbetet, sepse ne futbollin e sotshem nuk ka asgje te sigurt ne merkato duke pare shifrat qe qarkullojne, por ne kete moment Interi nuk deshiron te privohet aspak nga kapiteni i saj dhe deshira e lojtarit eshte vetem qendrimi tek Interi.
Vete Icardi e ka shprehur disa here se ndihet shume mire ne Milano dhe se mezi po pret te luaje Champions me ngjyrat zikalter.
Deri me tani, asnje klub nuk eshte paraqitur ne zyrat e Interit me qellime per te paguar klauzolen dhe kjo eshte dicka qe ka bere te lumtur jo vetem drejtuesit por edhe tifozet.
Nderkohe, Corriere shpjegon gjithashtu se hapi i radhes tashme eshte qe te niset nje tratative per rinovimin e kontrates se kapitenit zikalter e mbase kjo gje do te ndodhe pas nje jave.
Kjo sepse te henen tjeter Wanda Nara do te jete ne Milano (do te rikthehet nga Argjentina) – lexohet ne te perditshmen italiane – dhe ato qe mbetet te diskutohet jane kerkesat e agjentes se lojtarit dhe oferta e Interit.
Normalisht qe ka distance, por ne kete moment Interi eshte ne nje pozicion avantazhi sepse klauzola nuk eshte me aktive.
Ka dicka shume te sigurt ne kete moment per sa i perket rinovimit te kontrates: do te ndodhe, por kesaj radhe jo ne shifrat qe kerkon Wanda por ne kushtet qe do te ofroje Interi.
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…