Categories: Ne plan te pare

Corriere – Ja pese motivet se perse Frank De Boer nuk duhet te shkarkohet!

Frank De Boer duket se i ka oret e numeruara, por Corriere dello Sport, nuk eshte dakort dhe tregon ne pese pika se perse tekniku hollandez duhet te qendroje ne pankinen zikalter dhe nuk duhet te shkarkohet.

Ja cfare ka shkruar e perditshmja Italiane sot ne faqet e saj:

1) Skuadra – “Jemi te forte por nuk jemi nje grup”. Keto ishin fjalet e Eder pas ndeshjes se humbur ne Bergamo, nje pranim faji: duke e njohur italobrazilianin, fjalet e tij kane qene spontane dhe te sinqerta, asnje fraze e menduar. Nje autokritike nga ana e tij qe nxjerr ne pah se De Boer nuk eshte fajtor per kete gjendje.

2) Individet – Gabimet individuale kane bere Interin qe te paguaje nje cmim te kripur: problem qetesie. Qe prej zbritjes se gabuar ne fushe e deri tek golat e dhuruar ne fundin e ndeshjeve.

3) Europa League – Menyra se si jane perballur zikalterit ne grupin e EL, eshte nyja: me shume kane rrezikuar se sa kane fituar. Ne nje grup si ky, ne leter, Interit nuk duhet ta kishte pasur jeten te lehte, por shume te lehte: ka qene i drejte edhe turnover, sepse kualifikimi sduhej te diskutohej as me lojtaret zevendesues se Interit dhe pritej qe skuadra ta kishte siguruar kualifikimin pas kater ndeshjeve te para. Ajo qe mund te konsiderohej nje resurs per De Boer, e ku mund te aktivizonte lojtaret qe nuk mund te gjenin hapsira ne Serie A doli nje kercenim per tranjerin zikalter i cili u detyrua ndaj Southampton te luaje me shume titullare. Nese nuk jane te motivuar zevendesuesit, kush mund te jete?

4) Klubi – Po, plot 8 tranjere ne 6 vite dhe nje shkarkim tjeter do te ishte nje humbje. Pas Mourinhos, ne pankinen e Interit jane ulur 8 tranjere ne 6 vite. Nese De Boer do te largohej, do te arrihej numri 9. Eshte e vertete, ne kete interval kohor klubi eshte shitur dy here, por nje vendim tjeter per te braktisur nje projekt te nisur qe ne nisje do te ishte deshtimi i radhes e kesaj radhe i drejtuesve jo i tranjereve te cilet nuk kane pasur as mbeshtetjen e duhur nga klubi.

5) Merkato – Ka qene nje merkato e shtrenjte dhe e pasur, ajo e Interit kinez: 129 milione euro blerje. Por strategjia, eshte bere kur ne pankine ishte ende Roberto Mancini. Kjo vlen edhe per blerjet qe u mbyllen ne fundin e gushtit. Sot ne skuadren zikalter asnje nga lojtaret nuk ka qene zgjedhje e De Boer.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: Corrierede boer

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, zgjidhet emri kryesor per goditjen ne mbrojtje? “Luan ne Serie A: nuk do te perfundoje si Bremer sepse…”

Eshte Rodrigo Becao, sipas il Corriere dello Sport, objektivi me i fundit ne shtepine Inter per prapavijen zikalter. Mbrojtesi i…

1 day ago
  • Uncategorized

Argjentina Kampione e Botes, Transfermarkt publikon vlerat e perditesuara te lojtareve: “Ne vendin e pare eshte…”

Skuadra e Argjentines qe sapo eshte shpallur Kampione e Botes ka pare qe vlerat e lojtareve te skuadres se saj…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter dhe tre refuzimet e Ajax: “Plot tre oferta te zikalterve te refuzuara nga hollandezet per lojtarin e…”

Kurre mos u dorezo. Per Noussair Mazraoui, shembulli i jetes eshte babai i tij Moustafa i cili ka qene gjithmone nje…

1 day ago
  • Uncategorized

Nga Hollanda te sigurt: “De Vrij, ja dy klubet e medha qe duan ta rrembejne me parameter 0 nga Inter: gati nje…”

Nderkohe qe De Vrij ka pesuar nje demtim diten e djeshme ne stervitje, ai vazhdon te permendet nga mediat per…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, nje lojtar perfshihet ne formacionin e deshtimeve ne Boteror: “Bashke me te edhe lojtare si…”

Me sa duket ka qene nje Boteror totalisht per tu harruar per nje nga lojtaret e Interit qe eshte kthyer…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter ferkon duart? “Gati te tjera miliona nga nje lojtar qe po shkelqen ne huazim: lojtari kerkohet edhe nga…”

Me sa duket Inter po ferkon duart per nje lojtar tjeter te ri te saj qe e ka leshuar ne…

1 day ago