Nese vjen puna tek takimet direkte, Luciano Spalletti eshte nje tank i vertete.
Tranjeri zikalter nuk gabon asnjehere kur perballe ka skuadra per objektiv te njejte dhe statistikat e konfirmojne kete gje.
Spalletti ka numra prej ekslence ne takimet direkte dhe kjo gje ben qe Interi te “qaje” per piket e lena me te voglat sepse nese kjo gje nuk do te ndodhte, sot do ishim duke folur mbase per objektiva te tjera sepse ky eshte problemi me i madh i ketij Interi: perqendrimi me skuadra qe ne nivel lojtaresh dhe teknik jane me poshte.
Ajo qe kerkon klubi nga Spalletti tani eshte pikerisht kjo, te ndryshohet trendi negativ i lenies se pikeve me skuadrat e mesit dhe fundit te klasifikimit.
Por sa takime direkte ka humbur Spalletti? Deri me tani, ne 16 ndeshjet e luajtura me skuadrat e forta, tekniku nga Certaldo ka humbur vetem dy here ndaj Juventusit (keto dy here madje plot me polemika dhe me diferencen e nje goli).
Nderkohe, ne 14 takimet e tjera ai ka fituar 7 here dhe ka barazuar 7 here. Pra nuk ka humbur asnjehre me Romen. Napolin dhe Lazion. Ky numer do te ishte me i larte nese do te fusnim edhe ndeshjet me Milanin.
Zikalterit kane dale te paposhtur nga fusha teper te veshtira si ajo e Napolit apo e Romes dhe e Lazios. Por sfida me e madhe eshte te kuptohet problemi me skuadrate e vogla: ne pamje te pare duket se eshte nje problem psikologjik. Duket sikur skuadra nuk arrin te shprehi perqendrimin e duhur ne fushe.
Mbase blerja e Godin eshte pikerisht per kete gje, per te mbajtur tensionin e grupit te larte e per te bere diferencen ne ndeshje si keto.
Nderkohe, keto jane te gjitha takimet qe Spalletti ka pasur me kundershtaret direkt (qe kane pasur objektiv te njejte) deri me tani qe prej ardhjes se tij tek Interi:
Ndaj Napolit: 1 fitore, 2 barazime.
Ndaj Milanit: 3 fitore, 1 barazim.
Ndaj Romes: 2 fitore, 1 barazim.
Ndaj Lazios: 2 fitore, 1 barazim.
Ndaj Fiorentines: 2 fitore, 2 barzime.
Inter ka rifilluar fitoret e saj ne Serie A me Sassuolon, dhe ka vazhduar me fitoret deri te ndeshja me…
Fundjava tjeter eshte shume e rendesishme per Interin dhe per Juventusin: keto dy skuadra do te perballen me njera-tjetren. Kjo…
Diten e sotme per DAZN ka folur edhe nje lojtar qe tek Inter ka lene vetem kujtime te mira: spanjolli…
Inter diten e sotme do te niset per ne Munich, ku do te luaje neser nje ndeshje te vlefshme per…
Barellino me kemben e arte qe ka shume grinte eshte rikthyer. Pas nje nisje sezonale individuale shume te dobet, ai…
Java e fundit e grupit C te Champions League ku do te perballet Bayern Munich dhe Inter, nuk vlen shume…