Pandemia ka detyruar te gjithe qe te ndryshojne sjellje dhe kalendare dhe e njejta gje ka ndodhur edhe per Serie A.
Keshtu, sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, shume pritet te ndryshoje edhe ne kampionatin e vitit te ardhshem ne Itali.
Ne kete moment, eshte hedhur poshte cdo ide per te futur PlayOff dhe PlayOut ne Serie A, dicka qe ishte hedhur si ide nga Gravina.
Nderkohe, ne 19 shtator pritet qe Serie A te rifilloje njehere e mire. Me poshte, keni te gjitha detajet.
GJITHCKA RIFILLON NE 19 SHTATOR – “Do te niset gjithckam e nje jave me vonese, por me te njejtin format dhe pa play off.”
“Kampionati i ardhshem i Serie A do duhet te nise keshtu ne 19 shtator dhe jo me 12. Edhe pse ka nga ata qe duan ta fillojne ne daten 26 shtator apo me 3 tetor.”
“Gjithesesi, nese nis aq vone, nuk do te kishte jave mjaftueshem per te luajtur te 38 javet e Serie A dhe do te ishte i boshatisur totalisht muaji shtator ne televizione e kontrata e parashikon ndryshe.”
NDALESA E KRISHTLINDJEVE DHE VITIT TE RI – “Mund te luhet qe ne daten 2-3 janar. Ndersa mundesia tjeter qe eshte perfolur eshte qe te luhet edhe ne daten 27 dhe 30 dhjetor, por nuk ka gjetur shume konsensus.”
“Ndalesa per krishtlindje nuk do te jete me dy jave, por maksimumi 9 ose 10 dite.”
JO PER PLAYOFF – “Jo, keshtu kane vendosur te gjithe njezeri per sa i perket playoff ne Serie A sezonin e ardhshe.”
“Ky format do te kishte ulur numrin e ndeshjeve (380), por do te kishte ndryshuar cdo marreveshje qe Italia ka bere me televizionet. Keshtu, eshte braktisur totalisht si piste.”
Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…
Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…
Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…