Categories: Ne plan te pareNotat

Corriere – Ja notat e sezonit te Interit: komandojne Spalletti e Icardi, Dalbert dhe Candreva…

Pas nje sezoni qe eshte te mbyllur me buzeqeshje, me me shume drite sesa hije, Corriere dello Sport jep notat e protagonisteve zikalter.

7,5 HANDANOVIC – Ne mesin e me pozitive dhe lojtareve me vazhdimesi. Ndone gabim por shpesh ka qene me i miri ne fushe.

7 CANCELO – Ishte ne gjum deri ne dhjetor. Pastaj eshte bere i pazevendesueshem. Fenomenal nga nderprerjet dhe i shkelqyer ne sulm. Nje nga mbrojtesit me te mire ne Itali, mbajtja e tij nuk do te jete e lehte.

5 DALBERT – I paguar shume (20 milione), eshte perdorur pak sepse duhet te kuptoj akoma futbollin italian.

7 D’AMBROSIO – Eshte pershtatur ne krahun e djathte, eshte pershtatur ne te majte por edhe ne mbrojtjen me tre. Eshte bere i besueshem.

PA NOTE LISANDRO LOPEZ – Erdhi si mbrojtes rezerve, ka luajtur shume pak.

7 MIRANDA – Ka qetesine dhe klasin e lojtareve te forte. Nuk eshte se duket shume por eshte nje prej atyre qe eshte vendimtar.

6,5 RANOCCHIA – Ne vere i ulerinin qe te largohej. Por me Interin ka treguar paraqitje te mira e edhe ka shenuar.

5 SANTON – Gabimet qe ka bere jane te renda, sidomos me Juventusin. Ka rrezikuar te shkaterroj sezonin zikalter.

7,5 SKRINIAR – Ka ardhur mes nje skepticizmi por me nje personalitet te madh eshte bere idhull i San Siros. Ka dhene kontributin e tij edhe ne sulm duke shenuar 4 gola. Nje zbulim.

5,5 BORJA VALERO – Mire ne pjesen e pare te sezonit, eshte zhdukur kur i ka perfunduar benzina.

7 BROZOVIC – Nje lojtar i rigjetur. Duhej te largohej ne janar por Spalletti e ka mbajtur dhe i ka dhene nje rol ku ka dhene me te miren.

5 CANDREVA – Eshte ne tunel nga fillimi deri ne fund. Nuk ka shenuar asnjehere dhe ne fund mungesa e golit eshte bere nje obsesion. Nuk eshte e thene qe do te qendroj.

6 GAGLIARDINI – Pjesa e pare e kampionatit keq, pjesa e dyte shume me miree. Nuk eshte nje fenomen dhe kete ndoshta e ka kuptuar, sepse ka filluar te luaj mire vetem kur ka qene tamam mesfushore i paster.

6,5 RAFINHA  – Nuk luante qe nje vit, por ka gjetur veten. Huazimi i tij i ka shtuar kualitet Interit.

6 VECINO – Nota e mjaftueshme eshte vetem per golin e shenuar kunder Lazios, nje gol prej 35 milione euro.

6,5 EDER – Ne shumicen e rasteve ne fushe ka hyr si zevenedues. Ne janar duhej te largohej por jo keq qe ka qendruar. 3 gola te shenuar, por qe kane sjellur 5 pike.

6,5 KARAMOH – Djaloshi ka levizje dhe gjuajtje potente. Por duhet te ndaloj te luaj si te ishte ne park dhe te disiplinohet taktikisht.

8 ICARDI – Golashenuesi me i mire me 29 gola por edhe i ka shperdoruar disa raste. 100 gola ne Serie A dhe me zikalterit. Skuadra luan per te, ai duhet te mesoj ta bej per skuadren. Ka pasur ndeshje shume ndeshje te mira (tripleta ne derby, poker me Samp dhe gol me Juven) por edhe ndeshje jo te mira (derby i dyte dhe Sassuolo). Tani mund te kompletohet duke luajtur Championsin. Nese qendron…

7,5 PERISIC – Nje lojtar besnik i trajnerit, ka luajtur gjithmone dhe vetem tre here eshte zevendesuar. Spalletti veren e kaluar e ka bindur te qendroj, ai ka dhene shpirtin duke shenuar 11 gola dhe duke assistuar 11 here. Ka humbur pak ne gjysmen e kampionatit por eshte zgjuar ne fund.

8 SPALLETTI – Njeriu i mrekullive, ne shumes. E ka kthyer Interin ne Champions, por fillimisht ka bere nje shperlarje truri per te ndertuar karakterin. I kane dhene nje formacion jo ne lartesi te rivaleve: ka qene teknik, komunikues. Kunder ekipeve te medha ka humbur vetem njehere me Juven (duke pranuar qe i ka gabuar zevendesimet) dhe me Orsaton, duke treguar qe i ka dhene Interit nje dimension qe i mungonte qe gjashte vite.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: notat

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

22 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

22 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

22 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

22 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

22 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

23 hours ago