Categories: Ne plan te pare

Crespo:”Icardi si une i ri? Keshtu do e digjni. Me ne fund Alvarez. Skudeto per…”

Hernan Crespo i intervistuar nga Calciomercato.com ka folur per ndeshjen e radhes midis Inter dhe Romes dhe per bashkombasit e tij Icardi dhe Alvarez, gjithmone dhe me te rendesishem ne projektin Mazzarri:

Crespo si te duket Interi i Mazzarrit?

“Gjerat te pakten nga sezoni i kaluar po shkojne shume mire dhe ndihmon shume fakti qe duhet te luajne vetem nje dite ne jave. Mazzari eshte nje trajner ekspert dhe i zoti, rezultatet flasin per te, kudo qe ka shkuar ka bere mire. Mbi te gjitha me pelqen menyra se si luaan sepse eshte nje futboll i thjeshte, kompakt, i ndertuar me kundersulme dhe nga kendveshtrimi im edhe argetues ne disa fragmente”

Kjo skuader mund te mendoje per skudeton?

“Une mendoje qe eshte ende heret per ta thene, por sigurisht Juventusi eshte nje hap para ne krahasim me te tjeret. Eshte nje kampionat i ekuilibruar dhe argetues por per momentin shoh bardhezinjte favorite”.

Lojtari i cili iu ka bere me shume pershtypje ne kete fillim sezoni?

“Me shume se pershtypje ka qene nje surprize e bukur, po flas per shperthimin e Ricky Alvarez, qe per mua eshte nje lojtar i shkelqyer dhe me ne fund po e kuptojne te gjithe nga pak. Me pas ka dhe hsume lojtare te tjere te mire si Guarin, Icardi, Belfodil tani po rikthehet dhe Milito eshte edhe Palacio qe per mua eshte i pazevendesueshem”.

Shikoni te Icardi nje bomber tip Crespo?

“Ju lutem ti leme paralelizmat, ai eshte Icardi dhe une jam Crespo(qesh). Vij nga nje vend qe per faj te ketyre paralelizmave te vazhdueshem ka djegur shume lojtare. Nuk duhet te krahasojme sepse secili ka karakteristikat e tij, keshtu rrezikojme te mos shohim vlerat e verteta te nje lojtari per shkak te nje presioni te madh qe ushtrohet mbi te. Per sa i perket Icardit mund te them qe eshte nje lojtar shume i mire me nje ecuri te jashtzakonshme, per kete do preferoje te rrinte dhe nje vit tjeter tek Sampdoria per te shenuar rregullisht, ndoshta duke e kaluar me dy shifra, por sot merkato nuk te lejon te beshe kesi arsyetimesh, nese e humbet mundesine per te blere nje lojtare menjhere e humbet pergjithmone. Tani Mauro duhet te tregoje qe eshte ne lartesine e nje skuadre si Inter”.

Cfare mendon per faktin se Moratti ka vendosur t’ia kaloje topin Erick Thohir?

“Ajo midis Inter-it dhe Morattit eshte nje histori romantike keshtu qe ka pak nostalgji. Nga ana tjeter duhet te besojme ne kapacitetin e Morattit per ti dhene nje vazhdimesi te ardhmes se skuadres zikalter. Mendoj qe ka bere vleresimet e tij per te kuptuar qe mund t’i besoje Thohir-it dhe mesa duket e ka bere”.

Te shtunen ne mbremje do jete nje ndeshje shume e rendesishme, Inter-Roma, si do perfundoje sipas jush kjo ndeshje?

“Nuk jam bere akoma nje magjistar(qesh), t’i leme shakate, nuk e di por shpresoj te jete nje ndeshje e kendshme dhe me shume raste per gole, ku si gjithmone ka qene e tille edhe kur luaja une. Jane dy skuadra qe duan te rikthehen pas nje sezoni zhgenjyes dhe po e bejne me se miri. Per sa i perket parashikimit, sinqerisht nuk ia kam idene”.

Roma ne karriere ka qene gjithmone nje nga viktimat tuaja te preferuara, goli juaj me i bukur me verdhekuqte?

“Faktikisht ne karrieren time kam shenuar shume ndaj Romes dhe kane qene gjithmone gola decizive sepse Roma ishte atje duke luftuar me ne per titullin. Mbaj mend nje gol te bukur me koke ne finalen e cmendur te Superkupes se Italise ku humbisnim 3 me 1 ne fund te pjeses se pare dhe me pas fituam 4 me 3 ne kohe shtese, apo ne kampionat kur fituam ne shtepine e tyre me nje gol avantazh ku nxorra bllof Mexes. Mbaj mend edhe nje gol tjeter me koke ne nje ndeshje 3 me 3, ne Meazza, kur kishim Mourinhon apo dhe nje tjeter ne Olimpico ne bashkpunim me Cambiasson. Duhet te them qe Roma me ka sjelle shume fat dhe me ka lene kujtime te bukura sepse ne fund kemi fituar gjithmone ne”.

Mund te na japesh nje klasifikim midis 7 motrave?

” Tani per tani me duket e veshtire per ta thene, por sigurisht shoh Juventusin favorite, sic thashe me siper dhe me pas do kete nje veshtiresi te madhe sepse te gjitha mund te konkurojne per nje vend ne Champions League. Shoh, per arsye te ndryshme, Lazion dhe Fiorentinen pak me te distancuara ne krahasim me te tjerat gjithsesi do te luftojne deri ne fund. Interi mund te synoje lart mbi te gjitha nese mban kete ecuri dhe kete deshire, Napoli eshte ne forme por kujdes rikthimit te Milanit dhe natyrisht freskise se Romes. Do te ishte e bukur nese Juventusi rreshkiste pak dhe humbiste sigurine per ta bere kete kampionat me te bukur qe mua po me pelqen shume, me kete klasifikim kompakt, edhe me emocionues”.

 

Donald Elmazi

Share
Published by
Donald Elmazi

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT – Belgjike-Marok, tranjeri i Belgjikes merr vendimin per Romelu Lukaku: “Lojtari do te jete ne…”

Diten e sotme ne oren 14.00 me oren shqiptare, ne Katar 2022 do te perballet Belgjika dhe Maroku ne nje…

52 mins ago
  • Uncategorized

Vetem 209 minuta loje me Interin per nje nga afrimet e veres: “Klubi po mendon qe te mos e bleje ne fund te sezonit?”

La Gazzetta dello Sport ka insisituar diten e sotme per diskutimin se Inter po mundohet te italianizoje sa me shume…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, legjenda Moratti nuk permbahet: “Lukaku, futje shume e madhe. Si ka mundesi qe asnje…”

Legjenda e Interit dhe ish-presidenti i saj, Massimo Moratti, eshte rikthyer te flase per aktualitetin e Interit ne emisionin e…

15 hours ago
  • Uncategorized

Tranjeri i Belgjikes zbulon: “Doni te dini te reja per Romelu Lukaku? Ju them me sinqeritet se ai nuk…”

Duke folur nje dite perpara ndeshjes kunder Marokut, Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes eshte ndalur edhe te gjendja e Romelu…

21 hours ago
  • Uncategorized

Ish-lojtari i Kombetares italiane: “Kampionatin e fiton Juventusi: me e forte se Inter dhe Napoli. Ata do…”

Duke folur per La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i kombetares Italiane, Federico Bernardeschi, ka thene disa fjale qe po komentohen shume…

22 hours ago
  • Uncategorized

“Me Arabine nuk ishte ndeshje per Lautaron”. Lautaro i kthen pergjigje Agueros: “Ne radhe te pare, ai ka…”

"Kunder Arabise Saudite nuk ka qene ndeshja e duhur per Lautaro Martinez". Keto kane qene fjalet e Kun Aguero pak…

22 hours ago