Categories: Ne plan te pare

Cuchu: “Mancio-Mou thelbesor, nuk harroj Leonardon. Roli im…”

Pas Diego Milito, i takon Esteban Cambiasso te rrefehet per gazeten algjeriane Le Bueteur. Mesfushori zikalter flet shume per boterorin dhe kombetaren, por edhe per momentin e tij tek Inter, duke u hedhur ne ndonje kujtim ne te kaluaren. Ja dhe fjalet e tij:

Cambiasso, si keni reaguar kur nuk jeni thirrur ne kombetare kur drejtohej ne Diego Armando Maradona pasi kishit fituar gjithcka me Interin?

“Jane gjera qe ndodhin, ne futboll, kjo gje dihet, nuk varet gjithcka nga ne, ne diference nga sportet e tjera si per shembull ne tennis ku atleti varet nga raketa e tij. Ne futboll duhet te jesh i mire, por duhet te pelqehesh dhe nga drejtuesit, trajneri dhe komisari teknik. Ne rastin tim, Maradona nuk me deshironte, ka bere zgjedhje te tjera dhe une duhet ti pranoja. Ky eshte futbolli”.

Por ne mendimet tuaja, ka akoma hapesire qe i dedikohet kthimit ne kombetare?

Me shume se vetem nje hapesire, une e perjetoj kombetaren ne menyre intensive, sepse eshte fale kombetares qe kam mundur te bej ate cfare kam bere. Kam firmosur me Real Madridin fale paraqitjeve te mia ne kombetaren argjentinase”.

23 titujt e tu jane nje rekord ne Argjentine?

“Mendoj se po. Ka shume fitore qe me kane dhuruar lumturi. Kur rishoh keto trofe, mendoj se kam pasur nje karriere te bukur, objektivat qe kam fiksuar kur kam vendosur te luaj futboll jane arritur. Me pas, ne fund, futboll luhet per te fituar apo jo?”.

Argjentina do te varet nga Lionel Messi?

“Nuk mund te thuhet kjo gje, edhe pse Leo do te jete padyshim nje vlere e madhe e shtuar. Futbollisti me i mire nga te gjithe sjell padyshim dicka me shume. Por ne te njejten kohe nuk mendoj se skuadra mund te jete e varur nga nje lojtar i vetem, edhe pse po flasim per lojtarin me te mire ne bote”.

Te flasim per kombetaren algjeriane. Cfare mund te na thoni per Ishak Belfodil dhe Saphir Taider?

“Jane dy lojtare qe kane shume deshire te rriten dhe te permiresohen. Perpara se te mberrinin tek Inter, kane bere eksperience ne skuadra me te vogla, tani Taider eshte ketu duke luftuar per te treguar se mund te beje gjera te medha ketu, ndersa Ishak ka vendosur te shkoje tek Livrono. I uroj atyre te bejne nje karriere te madhe”.

Me Taider diskutoni shpesh ne fushe. Cfare i thoni?

“Si zevendes kapiten perpiqen gjithmone te jap keshilla dhe te orientoj me te rinjte. Ju algjerianet natyrisht i keni syte mbi Taider, por une bej keshtu me te gjithe, sidomos me te rinjte. Por nese do te ndiqnit Palacion, do te thonit te njejtat gjera. Flas shume ne fushe, kete gje e imponon roli im si kapiten. Meqe dhe Taider luan para meje, une flas me shpesh me te”.

Ju vini mbrapa Zanetti si lojtari me me eksperience tek Interi. Keni pare shume trajnere te vijen tek Interi, cili eshte ai qe ju ka lene mbresa me shume?

“Kam ardhur ketu kur ishte Roberto Mancini, dhe ka bere nje pune vertet mbreselenese ketu. Ka ardhur ketu pas nje periudhe kur Interi nuk fitonte asgje, dhe fale tij jemi rikthyer te fitojme shume, nuk di ekzaktesisht sesa tituj kemi fituar, por me te kemi fituar 3 kmapionate rradhazi dhe nuk eshte pak. Per mua Mancini ka transformuar shpirtin e kesaj skuadre, duke e bere nje skuader e mesuar te fitoje kur ishte nje skuader e mesuar te humbiste. Pastaj per te perfunduar rrugen e nisur nga Mancini ka ardhur Jose Mourinho: ai ne beri te mundur te benim nje hap me te madh dhe ne Europe me fitimin e Champions League qe mungonte prej 45 vitesh. Ishin ate te dy shenuan historine time personale tek Interi. Por nuk mund te harroj dhe cfare eshte bere nga Leonardo, i cili erdhi ne nje periudhe te veshtire pas Mou dhe Benitez. Ai diti te rigjalleroi skuadren dhe solli nje titull tjeter, Kupen e Italise”.

Po nga lojtaret?

“Per ti thene te gjithe duhet te qendrojme ketu nje ore… Kur fitohet gjithcka, te vijne ndermend ato 4-5 lojtare qe perfaqesojne shtyllen kryesore te skuadres, ato qe kane qene te pranishem ne te gjitha ndeshjet. Per mua, ka shume lojtare qe mund te konsiderohen te rendesishem per skuadren, edhe pse jane me pak te njohur. Gjithsecili qe stervitet me intensitet te madh cdo dite dhe qe udheto me skuadren duke u kenaqur duke luajtur qofte dhe vetem 10 minuta; ai i cili nuk kerkon te prishe harmonine e grupit, per mua eshte njesoj i rendesishem, perkundrazi mund te jete akoma me i rendesishem se nje si Ibrahimovic, Eto’o dhe Milito. Portieri i dyte apo i trete, qe dine qe nuk luajne dhe pavaresisht kesaj buzeqeshin gjithmone, nuk jane po aq te rendesishem? Per mua kane nje rol akoma me te rendesishem se ata qe jane me shume te njohur”.

Esteban, nuk na mbetet gje tjeter vecse tju urojme fat me Interin, dhe pse jo, edhe me Argjentinen.

“Dhe une i uroj fat te mbare Alegjerise, sigurisht me Taider dhe Belfodil. Por me Argjentinen perpara”, mbyll duke qeshur

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: cambiasso

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

20 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

20 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

21 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

21 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

21 hours ago