Daily Mail ka folur per Alexis Sanchez dhe numrat e tij “qe jane per turp” sipas tyre sepse nuk jane te nivelit dhe te emrit te Manchester United.
Ashtu si tregon Corriere dello Sport, ne edicionin e saj online, flet per rrogen dhe statistikat e lojtarit tek United. Ata kujtojne se si lojtari me rrogen me te larte ne Premier League deshtoi tek skuadra e tij.
Ai merr nje rroge baze prej 300.000 sterlinash ne jave, me shume se 100.000 per te drejtat e imaxhit, 21.000 sterlina jane per agjentin e tij si dhe bonuse te tjera.
Totali eshte 560.000 sterlina ne jave (612.734 euro me kembimin e sotshem). Duke hequr bonuset (qe kane te bejne me objektivet e prezencave), arrihet tek 505.000 sterlina cdo jave (552 mije euro) qe nese i shumezon me vitet e kontrates, bejne plot 41 milione sterlina ne total (dicka tek 45 milione euro).
“Perballe shifrave te tilla, ne Old Trafford prisnin qe prezencat te ishin po aq spektakolare nga ana e Alexis Sanchez.”
I gjithe artikulli i anglezeve rrotullohet perreth shifrave. Mes demtimeve, formes se dobet dhe humbjes se besimit, sulmuesi eshte venitur komplet tek Manchester United duke luajtur vetem 45 ndeshje (31 prej te cilave titullar, per 2777 minuta te luajtura) dhe vetem pese gola.”
“Prakitikisht, nje gol cdo 555 minuta (ose nje cdo gjashte ndeshje). Kjo gje tregon se Red Devils cdo gol te tij e kane paguar 911.000 sterlina (rreth 1 milione euro).”
“Tani Interi eshte nje hap larg lojtarit, por do te jete gjithmone Mancheser United qe do te paguaje pjesen me te madhe te rroges se tij me shpresen se ai do te shkelqeje ne Serie A dhe do te beje Interin ta bleje. Per momentin numrat thone se ai nuk ka lidhje me ate lojtar qe u njoh nga e gjithe bota tek Udinese, Barcelona dhe Arsenal. Interi shpreson te rikthehet si dikur.”
Inter ka marre nje fitore te cmuar ndaj Sampdorias se Dejan Stankovic, me nje rezultat te paster 3-0 ne Meazza.…
Inter sot ka fituar ndaj Sampdorias nje ndeshje teper te rendesishme, sepse zilkalterit kane qene te detyruar te mbajne hapin…
Menjehere pas ndeshjes, per DAZN ka folur edhe legjenda e Interit, Dejan Stankovic, i cili eshte shprehur keshtu: "Skuadra eshte…
Ky Inter nuk deshiron te ndalet me dhe direkt pas ndeshjes, Simone Inzaghi eshte pare teper i lumtur perpar mediave.…
"Ndeshjet fitohen duke bere gola dhe ne po bejme shume. Jemi ne rrugen e duhur, ne rrugen qe duhet te…
Inter sapo ka fituar ndeshjen e saj ndaj Sampdorias me rezultatin e paster 3-0 duke marre tre pike te tjera…