Categories: Ne plan te pare

De Vrij: “Interi me deshi. Fola me Sneijeder: ja cfare me tha. Ju shpjegoj penalltine ndaj Icardit…”

“Sigurisht nuk mund te jem i kenaqur me rezultatet deri tani sepse sme pelqen fakti qe kemi humbur 5 pike ne 3 ndeshjet e para, por jemi ne rrugen e duhur.

Ne ndeshjen e fundit pash nje Inter shume te mire dhe une dua te vazhdojme keshtu.”

Keto kane qene fjalet hapese te Stefan De Vrij ne interivsten e dhene per Corriere dello Sport.

Ja fjalet e tij te plota ne shqip:

Cili eshte objektivi sezonal?

“Te perfundojme tek 4 vendet e para dhe te konfirmojme Champions.”

Te gjithe e konsiderojne Interin si anti-Juve. Jeni dakort?

“Une jam mesuar qe te mos kushtezohem dhe te perqendrohem vetem tek fusha. Me mire te mendojme ndeshje pas ndeshje. Nuk jemi anti-askush.”

Kur keni lexuar se ata donin te blinin Cristiano Ronaldon e besuat apo ju duk e pamundur?

“E them pa problem. Ne fillim nuk e mendoja se do te vinte ne Itali por kur vazhduan ta thonin cdo dite, me pas… Per futbollin italian eshte nje e mire ardhja e tij ne Serie A sepse na jep nje shtyse te madhe.”

Mendon per perballjen e pare me te?

“E kam sfiduar ne Kombetare, ne nje miqesore kunder Portugalise perpara Boterorit 2014. Perfundoi 1-1 dhe ai shenoi ne fund por nga goditja e kendit.”

Cili eshte sulmuesi me i forte qe keni pasur perballe ne karriere?

“Mbappe. Pa piken e dyshimit.”

Cfare mendoje per Spallettin kur u perballje me te ne derbin e Romes?

“Qe ishte shume i zoti taktikisht. Shoku im Strootman me kishte folur shume mire per te. Por tani mund ta them qe eshte nje tranjer shume pozitiv dhe i qarte: di cfare kerkon dhe si ta marre rezultatin ne fushe.”

Cfare fjalesh ka perdorur Spalletti per te te bindur qe te vije tek Interi?

“Kur kam folur me te dhe me klubin kam kuptuar se sa fort me donin. Per mua nuk ka qene e veshtire te vija pasi u ndjeva kaq i rendesishem.”

Spalletti thote per ty: “De Vrij ka kapacitetin qe te beje nje top te luajtshem sapo e prek ate. Kjo mund te beje diferencen…”. Eshte nje kompliment i bukur, nuk mendon keshtu?

“Po, shume i bukur. Ne Itali kam mesuar se si te markoj njerezit nje per nje, por mbetem nje mbrojtes hollandez dhe kur luaja ne vendlindje atje teknika dhe ndertimi i manovres eshte nje aspekt i rendesishem. Per kete kam mesuar kaq shume se si te nis manovren qe prapa.”

Duke folur per karakteristikat, a na thua kush te ka prekur me shume nga shoket e repartit si Skriniar, Miranda dhe Ranocchia?

“Skriniar eshte shume i forte ne perballje dhe dyluftime. Po ashtu edhe Miranda qe eshte nje mjeshter qe ti rrembeje kohen sulmuesve. Ranocchia pastaj taktikisht eshte shume i mire dhe si person me pelqen shume. Kur kam ardhur nuk me ka pare kurre si nje konkurent por me ka ndihmuar qe te kuptoj qe ne momentin e pare cfare kerkonte tranjeri nga une.”

Cfare te ka thene Sneijder per Interin perpara se te vendosje te vije ketu e perpara se te firmosje per klubin zikalter?

“Ne kishim folur per Interin qe vitin e kaluar sepse zerat per nje transferim timin ne Milano qarkullonin prej kohesh. Keshtu nje dite ne Kombetare e pyeta per kete dhe ai me foli shume mire per Interin si klub. Me tha pastaj qe ne Milano jetohet shume mire dhe se ai kishte qene shume mire ketu. Wesley eshte i lidhur shume me Interin, ka kaluar momentet me te bukura te karrieres se tij. Le te themi qe me ka bindur. I kam thene kete gje edhe kur u takuam ne kombetare javen e kaluar per lamtumiren e tij.”

Perpara se te vije tek Interi, duke folur per nje gazete hollandeze per ate Lazio-Inter 2-3 the: “Te gjithe e dine se cfare personi jam une dhe qe kam dhene gjithcka ne ate sfide. Nuk e di nese ne Itali e besojne…”

“Eshte keshtu. Tek Lazio me njihnin dhe prandaj me futen ne loje sepse besonin tek une. Askush nga ata nuk me ka thene gje per ate gabim qe bera per penalltine ndaj ICardit. Ishte nje gabim qe ne futboll mund te ndodhe, sidomos ne ate situate qe ne pjesen e dyte mund te kishim luajtur me mire sepse ne po luanim shume afer portes tone dhe me ate Icardi perballe kjo nuk eshte nje ide shume e mire. Por nuk kishte e thjeshte ajo ndeshje: doja te konfirmoja vleren time ne ndeshjen e fundit me Lazion, por pastaj ndodhi ai aksion…”

Ai i penalltise, apo jo?

“Po kerkoja qe te rekuperoja topin qe Eder futi ne zone. Kam par Icardin qe nuk ishte ne pozicion jashte loje dhe qe mund te dilte perpara portes per dy hapa. Keshtu provova ti rrembej topin me te rreshkitur dhe kam arritur me vonese tek topi duke kapur ate. Nese do te kisha kapur topin te gjithe do te flisnin per nje super nderhyrje, por…”

Ngushellohu me faktin qe ajo nderhyrje ka bere qe shume interista te te duan pa ardhur akoma ketu…

“Disa tifoze ma kane thene por une ate nate dhashe gjithcka nga vetja ime per Lazion, si nje profesionist i vertete. Mendoni se do te doja te favorizoja Interin ne ndeshjen e fundit? Tre ndeshje nga fundi une shpetova Lazion nga nje gol i sigurt ne Crotone… Jane pa sens keto mendime.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

11 hours ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

11 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

11 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

11 hours ago