Erick Thohir nuk eshte ne Milano, por do te vije se shpejti. Siç u tha dje nga Marco Bellinazzo, java mes 26 dhe 31 gushtit do te jete deçizive per te ardhmen e Interit. Keto dite duhet te mbyllet perfundimisht tratativa mes Massimo Moratti dhe Erick Thohir per shitjen e aksioneve tek indoneziani. Aksione qe Thohir do marre ne dore nje perqindje mes 55 dhe 75%.
Gazzetta dello Sport ka konfirmuar avancimin e tratativave dhe parashikohet nje ardhje e Thohir ne Milano per ndeshjen e pare te kampionatit Inter-Genoa. “Nuk jane te verteta zerat qe kontratat jane derguar qe ne fund te korrikut nga Thohir tek Moratti. Ne date 19, te henen, do te fillojne takimet mes avokateve duke punuar me nje shpejtesi akoma me te madhe se sa parashikohej. Qellimi, duke pare informacionet qe po dalin keto ore, mund te jete mbyllja sa me shpejt e marreveshjes me sukses dhe firmosja e kontratave. Nje faze kjo qe do fuqizoje Erick Thohir dhe njerezit e tij te besuar“, lexohet ne gazete.
Nuk dihet nese ka kohe dhe deshire per tu bere nje dhurate tifozeve zikalter. Sigurisht, ne janar manjati indonazian do fuse doren ne portofol per te forcuar skuadren duke pare ecurite e formacionit deri ne dhjetor. “Nainggolan, belgu me origjine indoneziane, eshte gjithmone i pare ne liste“, thekson Gazzetta dello Sport.
Me dhurata ose jo, Thohir po merr Interin.
Claudio Lotito njihet nga te gjithe per kerkesat e tij te cmendura ne merkato per lojtaret e Lazios dhe kjo…
Diten e sotme Nicolo Barella ka dhene nje interviste interesante per La Gazzetta dello Sport, dhe fjalet e tij kane…
Edhe pse shume organe te informacionit kane vazhduar te flasin per Yunnus Musah dhe nje transferim te tij te mundshem…
Diten e djeshme, ish-drejtuesi i Interit dhe i shume skuadrave ne Itali, Walter Sabatini, ka folur per SOS Fanta ne…
Duke folur per mikrofonat e Radio Radio, Sandro Sabatini, gazetar italian, ka folur per nje situate merkatoje ndermjet Interit dhe…
Nje prapaskene teper interesante eshte treguar diten e djeshme nga Bobo Vieri ne puntaten e radhes se Bobo TV ne…