Categories: Ne plan te pare

Dimarco, nje zemer zikalter: “Doni ta dini kur une jam bere me Interin? Mund t’ju them se vetem…”

Federico Dimarco, edhe diten e djeshme, ka qene nje nga lojtaret me te miren e fushe gjate Inter-Sheriff.

Lojtari qe ka dale nga akademia e Interit ka filluar mire sezonin e tij dhe ka gjetur gjithmone hapsire ne rotacionet e Simone Inzaghit.

Ai e konsideron ate si nje titullar, sepse here e aktivizon ne qender te mbrojtjes por here ne krah, duke e hedhur pothuajse gjithmone ne fushe.

Dimarco ka dhene nje interviste teper te bukur per DAZN, ku ka treguar shume gjera te karrieres se tij jo shume te gjate.

Gjithcka niset me specialitetin e stepise: goditjet e denimit. “Shume shpesh ndalem qe te gjuaj goditje denimi ne stervitje. E bej qe kur kam qene te Empoli.”

“U ndalja per te gjuajtur 10 goditje denimi sepse dua te permiresohem akoma me shume ne kete aspekt.”

“Kunder Sampdorias? Pothuajse brenda zones ishte ajo dhe une mund ta godisja topin vetem aty, ne ate cep.”

“Nese eshte afer, une godas pothuajse gjithmone aty. E gjuajta dhe shenvoa. Nese eshte pese metra me prapa, atehere mendoj edhe per zgjidhje te tjera.”

“Pozicioni im i preferuar per te goditur eshte qendra e djathte. Tre hapa prapa dhe provoj ta coj topin ne cep. Goli im i preferuar per tu shenuar. Une portierin nuk e shoh, shoh vetem topin dhe ku dua te godas.”

Por lojtari i dale nga akademia e Interit ka treguar edhe emocionin e golit te pare me zikalterit: “Do te thote sume per mua.”

“Per te gjitha sakrificat qe kam bere kur kam qene femije. Kam hequr dore nga shume gjera dhe kur ka ardhur ai gol ka qene nje emocion i pabesueshem.”

“Jam i lidhur me Milanon, jam i rritur ketu. Kam qene gjithmone ne Milano pervec rasteve kur kam shkuar diku tjeter per te luajtur. Familja ime ishte ketu.”

“Jam me te vertete i lumtur qe jam kthyer me ne fund ne shtepi. Pastaj une jam interist qe kur kam lindur: shkoja ne Curva Nord dhe eshte nje nder te luaj per kete fanelle.”

“Une kam bere edhe kapesin e topave per Interin. Kujtimi me i bukur? Derbi i fituar 4-2, kur ka shenuar Maicon nga jashte zone. Isha duke mbledhur topat edhe ne ate ndeshje.”

“Ndihem me te vertete teper i vlersuar nga tifozet sepse edhe sezonin e shkuar kur isha te Verona me shkruanin shume tifoze zikalter qe donin te rikthehesha.”

“Me pelqen shume kjo gje, me ben te ndihem mire. Shoket e mi? Dzeko, Lautaro, Correa, Sanchez. Jane sulmues te forte.”

“Edin dhe Lautit kerkoj tja jap topin pak me te larte. Ndersa per Nino dhe Tucu kerkoj qe ta jap topin tokas sepse nese e stopojne, mund te gjuajne direkt.”

“Une kerkoj te shoh ne fillim ku shkon sulmuesi dhe nese shkon te shtylla e pare, nxitoj. Kur krosoj une e di ku duhet ta coj topin.”

“Me pelqejne shume lojtaret teknike, me pelqen talenti. Ka nje mal me mbrojtes krahu te forte neper bote. Marcelo i pare me Real Madrid ka qene nje inspirim per mua.”

“Ndeshja ime e pare? Kunder Milanit, ishim me turne ne Kine. Mancini me perdori si mesfushor qendre.”

“Qe nga viti i kaluar kur kam mesuar te bej mbrojtesin e trete ne qender me Juric, kam mesuar shume. Mund te luaj pa problem prapa por edhe ne qender dhe ne krah.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Asllani dergon nje mesazh te forte edhe per Inzaghin: “Per here te pare ai ka deklaruar se deshiron te…”

Diten e sotme FcInterNews.it ka dashur te ndalet te situata e Kristjan Asllani dhe te minutat e pakta te tij…

6 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon gjithcka? “Kemi konfirmime nga te gjitha anet: Marotta po ben cdo gje per te blere…”

Marcus Thuram eshte me sa duket emri numer nje ne listen e gjate te emrave qe Inter po tenton ne…

7 hours ago
  • Uncategorized

INTER, GATI TE NDODHE SHKEMBIMI I PAPRITUR ME CHELSEA? “Dumfries ne Londer dhe ne Milano vjen…”

Ne Boterorin e Katarit do te mungoje nje nga protagonistet me te medhenj te Boterorit te fundit ne Rusi, ne…

7 hours ago
  • Uncategorized

Batistuta zbulon: “Tek Inter ka nje lojtar qe me emocion sikur te luaj me te ne fushe: behet fjale per…”

Debutimi i Kombetares Argjentinase ne Boterorin e Katarit 2022 eshte shume afer dhe per mediat ka folur nje nga sulmuesit…

7 hours ago
  • Uncategorized

Flet Antonio Pintus, ish-pergatitesi atletik i zikalterve: “Te Inter kam gjetur dicka qe rralle e gjen ne futboll: ate…”

Ne auditorin e Covercianos, Antonio Pintus, ish-pergatitesi atletik i Interit ne sezonin 2020-2021, ka kujtuar edhe njehere kohen e kaluar…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter dhe prapaskena e merkatos se veres 2022: “Duhet te vinte Bremer dhe Milenkovic: por gjithcka deshtoi vetem prej…”

Nje prapaskene per merkaton e Interit eshte treguar diten e sotme nga Tuttosport dhe gjithcka ka te beje me veren…

10 hours ago