Categories: Ne plan te pare

Marotta do te takoje neser pronarin e madh Zhang Jindong ne Rome: ja temat e diskutimit

Ndryshe nga sa ishte shkruar deri me dje, prezenca ne Itali e Zhang Jindong do i jape jete edhe nje takimi per sa i perket Interit dhe se ardhmes se saj.

Ne fakt, Marotta dhe Antonello (CEO dhe CFO te Interit) do te udhetojne neser drejt Romes ku pronari i madh i Suning dhe i Interit ndodhet e do te takohen me te per te folur per gjerat me te rendesishme zikalter e ne takim do te jete edhe djali Steven.

Kete gje e konfirmon Tuttosport e cila shton me pas: “Klubi zikalter do te vazhdoje keshtu investimet ne klub pikerisht sipas direktivave te Zhang Jindong dhe parate nga Kina do te vijne me shumice edhe pse vetem me menyren e sponsorizimit.”

“Me shume se 100 milione euro ne vit jane sponsorizimet e Suning dhe te kompanive te tjera (kompani mike te Suning qe paguajne Interin per te perdorur marken ne Azi) te cilat sherbejne e te ardhurat e Interit ne fund te cdo viti te kapin majat.”

“Ne fakt, ne takim do te flitet edhe per investimin e madh ne infrastrukture. Ne fund te sezonit do te zhvendoset edhe selia e klubit zikalter nga Corso Vittorio Emanuele ne zonen e Porta Nuova. Ky eshte nje ndryshim qe kerkohet me ngulm nga familja Zhang duke e transferuar keshtu seline e Interit ne nje nga zonat me dinamike te Milanos.”

“Ne te njejten periudhe, ndermjet majit dhe fillimit te qershorit do te fillojne edhe punimet ne Pinetina per te realizuar nje mini-hotel dhe dhomat e reja te lojtraeve. Appiano Gentile eshte rikthyer ne qender te projektit pas deshtimit te transferimit te fushes stervitore ne Piazza D’Armi, nje zone jo shume larg San Siros. Gjithcka deshtoi per shkak te burokracise italiane.”

“E meqe jemi tek stadiumi, ne fund te muajit Interi dhe Milani do te analizojne se bashku konsulencat e paguara per te pare nese ja vlen nje rinovim i Meazzes apo ndertimi i nje impianti te ri. Edhe ne kete rast do te duhen investime te reja tek Interi.”

“Me nje bashkepunim te forte ndermjet Italise dhe Kines, per Suning do te behet akoma me thjeshte te investoje tek Interi dhe klubi zikalter mund te shpallet si nje investim i lejuar nga qeveria kineze.”

“Prandaj eshte shume i rendesishem takimi i neserm i Marottes dhe Zhang Sir. Pritet te vendosen shume strategji por pse jo, mund te kete te reja edhe per sa i perket merkatos.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

2 days ago