Categories: Ne plan te pare

Dumfries, cfare fjalesh: “Ja ku ndryshoi gjithcka per mua tek Interi. Endrra ime eshte ti afrohem nje lojtari si…”

Nje nga protagonistet e mundshem te derbit te se shtunes eshte Denzel Dumfries. 

Hollandezi ka folur diten e sotme per La Gazzetta dello Sport per muajt e tij te pare tek zikalterit dhe per pritshmerite qe ka nga ky sezon.

Keto kane qene fjalet e tij:

Si ka shkuar ambientimi me boten e re Inter?

“Mire, kane qene muaj zbavites, por intensiv. Per mua ka qene gjithcka e re, por qe prej fillimit kam ndjere nje nevoje per te mesuar shpejt.”

“Jam ne nje klub te madh dhe duhet te vleresoj te gjitha gjerat e bukura. Flas me stafin, njoh akoma me shume shoket, por mbi te gjitha degjoj. Degjoj dhe mesoj.”

Sa ka peshuar ajo penallti e shkaktuar ndaj Juventusit?

“Shume, ka qene momenti me i veshtire. Me ka rene bota ne koke ne ate moment: te perfshihesha ne ate episod ne nje nga ndeshjet me te rendesishme te vitit…”

“Por qe nje dite me pas kam ndjere ndihmen e klubit dhe kam gjetur menjehere nje ekuiliber mental. Nje jave me pas ne Empoli shenoi D’Ambrosio dhe erdhi te me perqafonte: nuk me kishte ndodhur kurre, ka qene nje shock pozitiv, nje emocion i forte. Kam kuptuar se te gjithe ishin nga ana ime.”

Cili ka qene nderkohe momenti me i bukur, ai i permbysjes?

“Goli ndaj Romes me ka dhene nje besim te forte, ishte ai qe me shkundi per mire, por nuk mund te harroj Superkupen qe me mungonte prej shume kohesh: eshte trofeu im i pare i madh, ne ate atmosfere, nuk do e harroj kurre.”

A peshon shume te jesh zevendesi i Hakimit?

“Boh, te gjithe e kane pare se ai ka qene fantastik dhe ka lene shenje. Por me respekt, mua nuk me pelqen te flas per trashigimi.”

“Nuk ndihem si nje qe ka marre vendin e tij sepse lojtaret ndryshojne ne baze te merkatos. I zeme vendin dikujt ose jo, nuk me duket didskutim.”

“Tani eshte koha ime dhe do te punoj ne lartesine e detyres.”

Kush eshte modeli yt per ate pozicion?

“Tek Interi jane te gjithe lojtare te pabesueshem ne te djathte, i pari qe me vjen ne mendje eshte Maicon: nje shembull ky. Dua te afrohem sa me shume me nivelin e tij, kjo ehste endrra ime.”

Cfare te ka habitur me shume nga Inzaghi?

“Dedikimi i tij, menyra pasionale me te cilen ndjen ndeshjet. Eshte brenda cdo ndeshje, e luan, eshte njesoj sikur te vraponte me neve.”

“Shihet qe eshte nje guide e mire, nje qe di te lidhet me njerezit: kjo te mbetet brenda.”

Po studion italisht: e ke mesuar fjalen Scudetto apo akoma?

“Ne realitet i kam ndalur leksionet sepse me ka lindur vajza por do te rifilloj direkt. Tani degjoj, lexoj, provoj te kap cdo gje.”

“Fjalet qe njoh me mire jane “kap njeriun” dhe “rreshqit”, me duhen per te mbijetuar ne fushe, por sigurisht e di cfare do te thote fjala Scudetto. Nuk mendoj se peshon qe jemi favorite, eshte nje ndjenje e bukur madje.”

Sa emocione ka kur afrohet nje derbi?

“Eshte nje gare unike, shihej edhe ne Hollande. Kujtoj golin e Stefan qe shenoi kur Interi e ktheu ne menyre te pabesueshme 4-2 ndeshjen. E kam pare.”

“Ne ndeshjen e pare edhe pse kam qene ne pankine, ishte nje ndeshje e pabesueshme. Nje elektricitet. Por une e pergatis ne menyre te ndryshme: mundohem te rri gjithmone i ndezur, pertej cdo ndeshje.”

Cfare te ka goditur me shume pozitivisht nga shoket deri me tani?

“Do ju tregon nje episod: nje dite kur ishte pushim vajta ne Appiano Gentile per te bere fizioterapi. Mendova se isha vetem por ne fakt kam gjetur ate 12-13 futbolliste.”

“Jam mbetur i habitur totalisht: ne Hollande nuk ndodh kurre, pushimi ehste pushim. Por me ka bere te kuptoj profesionizmin e te gjitheve.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

47 mins ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

53 mins ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

58 mins ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

1 hour ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

1 hour ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

1 hour ago