Categories: Ne plan te pare

Eriksen zbulon gjithcka pertej futbollit ne nje interviste 360 grade per DAZN: “Edhe djali im di me shume…”

I intervistuar per DAZN, Christian Eriksen ka folur per muziken e preferuar, por edhe per seriale tv dhe filma qe i pelqejne. 

Pra pak a shume ka qene nje interviste per te zbuluar nje tjeter ane te Eriksen, pertej fushes se futbollit te cilen e njohim shume mire.

Sa e rendesishme eshte per ty muzika? 

“Mendoj se eshte dicka qe te nderron humorin. Kur je ne humor te keq, degjon kenge dhe kthehesh ne humor te mire.”

“Te ndihmon te shkosh perpara, prandaj me pelqen te degjoj muzike disa here.”

Cila eshte rryma jote e preferuar?

“Pak Pop, pak R&B, pak nga te gjitha.”

Kush nga ju ne skuader eshte me i fiksuar pas muzikes?

“Pyetje e bukur. Nuk eshte e thjeshte, nuk degjojme shume muzike aty. Mendoj se Romelu eshte me i fiksuari. Ve gjithmone kufjet per shume kohe perpara ndeshjeve.”

Kush e ve muziken me te mire ne dhomen e zhveshjes?

“Ne zhomen e zhveshjes ka me se shumti muzike amerikanolatine. Nuk eshte pikerisht ajo qe kam deshire te degjoj une, por duhet per pak ritem (qesh). Nuk e di ta them se kush e ve muziken me te mire.”

Kush ka me shume shije?

“Sdi ta them… Une? (qesh).”

Koncerti im i pare?

“Une kam pare shume, mendoj se i pari ama ka qene ai i Swedish House Mafia. Ne Amsterdam shume kohe me pare.”

Cili do te jete koncerti i pare qe do te hskosh sapo te mundesh?

“Do te me pelqente te shkoja ne nje koncert te Coldplay.”

A ke nje kenge ne zemer?

“Jo, degjoj shpesh kenge te ndryshme. Varet nga periudha, nga humori qe kam. Nuk kam nje kenge qe te jete me e shtrenjte se te tjerat.”

Kenga qe te ben te mendosh per hapat e pare ne futboll?

“Ka shume, por kur degjon We are The Champions nga atopolantet e stadiumeve do te thote se ke arritur maksimumin. Ka ndodhur me Ajax per here te fundit. Hera e fundit qe e kam degjuar.”

Cila kenge nuk mungon kurre ne playlisten tende?

“Wow i Post Malone ose Image Dragons. Me pelqen ti degjoj gjate rruges per ne stadium.”

Cfare te ben te thuash wow?

“Nuk jam nje tip qe i tregon shume emocionet, por wow kur familja ime buzeqesh.”

Kush jane Beautiful People te tu?

“E fejuara ime dhe femijet tane. Edhe te gjithe te tjeret mund te jene, por ata jane me mire.”

Je bere perseri baba. Cfare emocionesh ndjen?

“Nje emocion i pabesueshem. Nje periudhe e veshtire si kjo e coronavirus dhe gjithcka cfare po ndodh, gjera te tilla te bejne te ndihesh shume i lumtur.”

“Jemi shume te lumtur qe jemi bere prinder per here te dyte dhe ka lindur vajza jone e pare.”

Serialet TV, cfare tipi je?

“Me pelqen pak a shume gjithcka: Aksion, policesk, komik, triller. Kemi shume kohe ne dispozicion kur jemi ne hotel gjate kohes qe jemi ne transferte.”

A ke provuar ndonjehere te shikosh nje ne italisht?

“Nje seri jo, por kam provuar te shikoj ndonje film. Kam provuar Gladiatorin, por ne Italisht ndryshon cdo gje. Eshte shume ndryshe.”

“Kam provuar edhe me Mbretin Luan per djalin tim, por mendoj se ai e njeh italishten me mire se une (qesh).”

Si po shkon me italishten?

“Besoj se kam mesuar shume. Mendoj se e keni degjuar intervisten ku them meglio meglio pa fund? (qesh).”

“Ate fjale e njoh mire. Italishtja ime permiresohet avash-avash. Duhet kohe per te mesuar.”

Te pelqen te shkosh ne Kinema?

“Po me pelqen shume te shkoj nje kinema. Filmin “Drejtesi Private” e kam pare shume here. 10 ose 15 here. Gerard Butler eshte nje aktor i madh. Kam pare edhe filmin 300 disa here.”

Ke qene ylli i nje dokumentari ne Danimarke kur ke qene vetem 13 vjec. I kujton ato momente?

“Ka pasur lojtare te tjere, ka pasur edhe dy vajza. Ishte nje iniciative per talentet te rinj. Tregonim ate qe dinim te benim me topin.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, direkt pas Barcelones vjen nje super lajm: “Inzaghi dje pas ndeshjes ka bere me dije se te dielen…”

Inter ka barazuar diten e djeshme ndaj Barcelones nje ndeshje shume te rendesishme dhe tashme e ka fatin e saj…

7 hours ago
  • Uncategorized

INTER, INZAGHI NUK PERMBAHET: “Tani Barcelona do na mbaje mend gjate: thane gjate javes edhe se jemi…”

Ne fund te Barcelona-Inter, Simone Inzaghi eshte ndalur ne konferencen per shtyp qe te flase per ndeshjen e barazuar nga…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Andre Onana: “Ja cfare ndodhi javen e kaluar me Handanovic. Nese zgjedh nje emer per kete skuader, them kurajo”.

Direkt pas barazimit 3-3 ndaj Barcelones ne Camp Nou, per mediat ka folur edhe Andre Onana, i cili ka thene…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet eshte Barella: “Donim te fitonim dhe pike, keshtu duhet te luajme gjithmone. Por boll me festime: nuk kemi…”

Inter sapo ka barazuar ne fushen e Barcelones me rezultatin 3-3 por eshte nje barazim qe ka arome fitore. Zikalterit…

8 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”

Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.…

9 hours ago
  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

17 hours ago