Categories: Ne plan te pare

Esposito zbulon gjithcka: “Ndihem i trajtuar keq. Kam folur edhe me Romelu Lukaku. Ai me ka thene se…”

20 vjec ende per ti mbushur, por kane ndodhur kaq shume gjera ne karrieren e Sebastiano Espositos sa mund te shkruhet edhe nje liber.

Ai eshte nje nga produktet me te mira te akademise se Interit vitet e fundit: debutues me skuadren e pare ne moshen 16 vjecare, golin i pare ne Serie A kur ishte 17 vjec e disa huazime me pas.

Sot te Bazel, sulmuesi i lindur ne 2002 po provon qe te dale ne pah me nje sezon ne nivel te larte pas Venezias dhe Spal ne pritje te marre vesh edhe cfare do te ndodhe ne te ardhmen.

Diamanti i shkolles se Interit ka dhene nje interviste per te perditshmen zviceriane 20 Minuten ku ka folur per shume gjera.

A do e pershkruaje karrieren tende te re si nje xhiro ne malet ruse?

“Jo, nuk do e thoja. Kam punuar shume gjithmone dhe me eshte dhene mundesia te luaj per Interin kur kam qene 16 vjec.”

“Kam bere shume gjera per mire por kam bere edhe shume gabime. Mendoj se nese je super ne rregull me cdo gje qe ne moshen 17 apo 18 vjecare, je nje alien i vertete.”

Ke bere debutimin tend ne Europa League me Interin ne moshen 16 vjecare ne 2019. Sot, tre vite me vone, luan vetem ne Super League. Cfare ndodhi?

“Inter ka sulmuesa te gatshem dhe te rritur. Shume me eksperte se une. Nuk kam iluzionuar kurre veten time se mund te luaj tek Interi gjithmone. Por shpresoj qe nje dite te rikthehem atje.”

Ke pasur dhe ke nje raport special me Romelu Lukaku. Eshte e vertete qe te ka keshilluar te vish te Bazel?

“Kam folur me Romelu Lukaku dhe sot e kesaj dite jam ne kontakt me te. Me ka thene qe kisha nevoje per minuta qe te rritesha.”

“Por ka qene agjenti im qe me ka shtyre te vi ketu te Bazeli ne radhe te pare.”

Pas disa veshtiresive, gjerat duket sikur po shkojne per mire. Je dakord?

“Qe kur kam shenuar ne transferten e Marseille gjerat po shkonin vertete mire. Qe aty ndeshjet e mia jane bere me konstante.”

“Vrapoj me shume dhe punoj me shume per skuadren. Kam bere pothuajse 12 kilometra kunder Young Boys dhe Marseille. Kjo tregon se jam prezent.”

Ka zera qe thone se ti te Bazeli degjon vetem presidentin David Degen. Cfare mendon?

“As nuk e kam numrin e tij. Jane mediat qe perqendrohen tek une. Jane ndertuar tituj per mua per shtat edite me radhe dhe me kane akuzuar per cdo gje.”

“Asnje nuk shkruan se kam bere gjashte gola dhe dhjete assiste ne kete sezon.”

A ndihesh i trajtuar ne menyre te padrejte nga mediat?

“Ndonjehere trajtohem ne menyre te padrejte. Por per mua eshte nje shenje e mire. Fakti qe mediat flasin per mua do te thote se kam nje status te cakutar.”

Bazel ka te drejten e blerjes. Si e shikon te ardhmen tende? Ku do te luash sezonin qe vjen?

“Te jem i sinqerte, nuk mund te jap keto informacione sepse ne lojtaret nuk mund te dalim kaq hapur.”

“Nese Bazeli do te me mbaje, mund te me bleje. Ndryshe topi kalon tek Interi. Per kete me siguri do e vendosin klubet.”

Keshtu ke kontakte te perditshme me Interin?

“Vetem pak dite me pare kam pasur nje videotelefonate me Interin. Rastesisht ka qene aty edhe Piero Ausilio dhe Baccin.”

“Me kane thene se ishte momenti qe te mbyllja te gjitha gojat e liga. Ajo ka qene adrenalina qe me mungonte.”

“Dy dite me pas kam shenuar ndaj Marseille dhe kam bere kater assiste ne ndeshjet e tjera. I kam thene te dashures time se kisha mjaftueshem adrenaline per te spostuar edhe malet.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Vetem 209 minuta loje me Interin per nje nga afrimet e veres: “Klubi po mendon qe te mos e bleje ne fund te sezonit?”

La Gazzetta dello Sport ka insisituar diten e sotme per diskutimin se Inter po mundohet te italianizoje sa me shume…

2 mins ago
  • Uncategorized

Inter, legjenda Moratti nuk permbahet: “Lukaku, futje shume e madhe. Si ka mundesi qe asnje…”

Legjenda e Interit dhe ish-presidenti i saj, Massimo Moratti, eshte rikthyer te flase per aktualitetin e Interit ne emisionin e…

14 hours ago
  • Uncategorized

Tranjeri i Belgjikes zbulon: “Doni te dini te reja per Romelu Lukaku? Ju them me sinqeritet se ai nuk…”

Duke folur nje dite perpara ndeshjes kunder Marokut, Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes eshte ndalur edhe te gjendja e Romelu…

20 hours ago
  • Uncategorized

Ish-lojtari i Kombetares italiane: “Kampionatin e fiton Juventusi: me e forte se Inter dhe Napoli. Ata do…”

Duke folur per La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i kombetares Italiane, Federico Bernardeschi, ka thene disa fjale qe po komentohen shume…

21 hours ago
  • Uncategorized

“Me Arabine nuk ishte ndeshje per Lautaron”. Lautaro i kthen pergjigje Agueros: “Ne radhe te pare, ai ka…”

"Kunder Arabise Saudite nuk ka qene ndeshja e duhur per Lautaro Martinez". Keto kane qene fjalet e Kun Aguero pak…

21 hours ago
  • Uncategorized

Sa te vertete jane zerat per Cristiano Ronaldon tek Inter? Biasin zbulon gjithcka: “Ja si qendrojne vertete gjerat”.

Nder temat e perfolura me shume keto dite, eshte edhe ajo e Cristiano Ronaldos, qe eshte pa skuader pas prishjes…

21 hours ago