Categories: Ne plan te pare

Fat te mbare per Julio Cesar dhe Maicon. Por boll me merzitje dhe boll me urrejtje!

Ja ku jane perseri. I kishim pershendetur vetem nje vit me pare dhe tani i gjejme si kundershtare. Julio Cesar dhe Maicon kthehen ne Serine A, por jo me fanellen e Interit. Kthehen njeri me te Napolit dhe tjetri me te Romes. Do te na duket cuditshem ti shohim te veshur jo me ngjyrat zikalter, ata qe ne Itali kane patur gjithmone vetem nje dashuri. Maicon do te mundohet te ndryshoje fatin e Romes te Rudi Garcia, ndersa Julio do te kthehet te punoje me Benitez pas 6 muajve tek Inter (qe per te ishin edhe me pak, per shkak te demtimeve).

Natyrisht, ne stil tipik italian (dhe shqiptar :P), kthimi ne Itali i dy brazilianeve ka krijuar polemika. Ka nga ata qe jane hedhur menjehere kunder tyre, duke i quajtur tradhetare, ose ka na ata qe kane evidentuar trajtimin e ndryshem qe eshte bere per argjentinasit, duke akuzuar shoqerine dhe Morattin.

Ne cdo rast, ka shume pak per tu ankuar. Julio Cesar ju propozua nje kontrate me më pak te ardhura per te, dhe i vetedijshem dhe me te drejte te plote, Julio refuzoi duke ditur qe kjo do te nenkuptonte lamtumiren ndaj ngjyrave zikalter. Per Maicon diskutimi ishte disi i ndryshem: page e larte, probleme fizike dhe oferta e Mancinit sollen nje lamtumire qe nuk u diskutua shume. Thjesht ky eshte futbolli, dhe keshtu ka per te qene gjithmone. Nese nga nje ane kritikohet interi qe nuk i ka rinovuar kontraten ne kohe, tani nuk mund te qahen te gjithe lojtaret qe kane bere Tripleten. Sigurisht, nuk e mohojme qe ti shikojme si kundershtare do te na shkaktoje nje efekt te cuditshem, por kjo nuk duhet te erresoje ate cka ata kane bere me fanellen zikalter. Nuk mund te flasim cdo here per Klanin e Argjentinasve, qe edhe pse jane te pakte ata qe e thone, na ka lodhur.

Nga Interi i Mourinhos ka mbetur pak tanime, dhe ajo pak nuk eshte ne formen me te mire. Zanetti dhe Milito jane te ndalur, Cambiasso dhe Chivu nuk nisin plotesisht si titullare. Reziston Muri Walter Samuel, pavaresisht problemeve ne tendine. Ndryshojne kohet, ndryshon Interi. E tashmja quhet Handanovic dhe Kovacic, Icardi dhe Palacio. Quhet Moratti dhe ndoshta do te quhet Thohir. Por historia nuk fshihet: “Julio Cesar, Maicon…” eshte fillimi i embel i nje vargu qe tanime eshte legjende, pikerisht si “Sarti, Burgnich…” ose “Zenga, Bergomi…

Dhe atehere boll me keqardhje dhe merzitje! Mjafton vetem nje “Mire-se-u-kthyet” per Julionen dhe Maic. Dhe paci fat!

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: ish-interistajulio-cesarmaicon

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin i habi te gjithe: “Ne qershor ka ardhur nje bleres i fuqishem per Interin: Zhang i tha direkt…”

Inter eshte ne shitje dhe per kete nuk ka me asnje dyshim. Kjo eshte ajo qe konfirmohet nga cdo burim…

27 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Adani ben paralajmerimin e madh: “Kujdes, ja cfare pres nga Inter diten e neserme ndaj Fiorentines: qe ata…”

I intervistuar nga Radio Bruno si nje ish-lojtar i Interit dhe i Fiorentines, Lele Adani ka dashur te ndalet pikerisht…

30 mins ago
  • Uncategorized

Inter, ne Turqi jane te sigurt? “Inter ka vene duart mbi talentin e Fenerbahce. Gati nje oferte prej…”

Me sa duket, ne Turqi jane shume te bindur se Inter e ka shume seriozisht per nje lojtar te skuadres…

34 mins ago
  • Uncategorized

Serie A dhe rekordi i cuditshem kete sezon i… Milan Skriniar: “Nga statistikat ai eshte lojtari qe ka arritur me shume…”

Serie A kete sezon eshte e mbushur plot me surpriza dhe kampionati deri me tani ka qene vertete i cuditshem.…

37 mins ago
  • Uncategorized

Tuttosport zbulon: “Inter, kush do te luajen e Firenze: Onana apo Handanovic? Behet me dije se slloveni ka…”

Edhe pse per momentin cilesohet si portieri i dyte i Interit, duke qene se eshte parakaluar nga Onana, ende mediat…

40 mins ago
  • Uncategorized

Inter dhe shifra e frikshme qe tremb skuadren e Inzaghit neser ne Firenze: “Qe prej dates 09 prill Inter nuk…”

"Te qenit solid dhe kerkimi i garancive: ky eshte objektivi qe ka Inter ne kete moment, qe te mbylle sa…

52 mins ago