Categories: Ne plan te pare

FcIN ndez alarmin: “Ardhja e Arturo Vidal sjell nje lajm te keq: nga Interi mund te largohet perfundimisht lojtari Radja Nainggolan.”

Nuk ka kaluar pa u vene re siguria e Eusebio Di Francesco, tranjeri i Cagliarit, qe ne oret e fundit ka nenvizuar se deshiron te shohe perseri Radja Nainggolan ne Cagliari.

Pas ardhjes se Arturo Vidal, qe po ben praktikat e fundit te teserimit, vendi qe aktualisht ne skuader mban Nainggolan, do te behet i tij.

Per kete arsye, pas marreveshjes per Diego Godin, kete jave Interi dhe Cagliari do te ulen perseri edhe njehere ne tavoline per nje lojtar tjeter.

Pikierisht per Ninja Nainggolan. Ai do te kishte dashur te luante shasnet e tij me zikalterit, por e di shume mire qe ne te ardhmen e tij mund te jete perseri Sardenja.

Edhe pse do te preferonte nje qendrim, nese Cagliari do arrije marreveshje me Interin, do te pranonte me kenaqesi.

Marreveshja nuk shihet aspak si dicka e lehte, sepse Nainggolan peshon ne bilancin e Interit plot 18 milione euro dhe Cagliari nuk mund ta investoje ate shifer.

Por objektivi i Tommaso Giulini eshte ai qe ta marre lojtarin ne nje huazim te dyte, por Suning e ka thene fjalen e saj te fundit: nuk do te behet asnje dhurate.

Gjithesesi, nepermjet huazimit mund te arrihet diku tjeter: nese huazimi do te jete me pagese dhe nese ne kete marreveshje do te kete nje opsion detyrim blerje.

Ne fund te ketij sezoni, vlera e Nainggolan ne bilanc do te jete rreth 9 milione euro, dhe kjo shifer eshte me e arritshme nga Cagliari.

Gjithesesi, veshtiresi tjeter e madhe per te eshte edhe rroga e lojtarit te Cagliarit te lindur ne 1988.

Ai merr aktualisht 4,6 milione euro ne sezon, qe jane shume per kasat cagliaritane.

Nderkohe, nga ana e zikalterve, nuk behet fjale qe te pranojne ndonje marreveshje ku ata te paguajne ndonje pjese te rroges si ne sezonin e kaluar.

Per kete arsye, agjenti Alessandro Beltrami dhe drejtuesit e Cagliarit, po punojne per hipotezen qe rroga e tij tek Interi ne dy vitet e mbetura te ndahet ne nje kontrate kater vjecare tek Cagliari.

Ne kete menyre, lojtari do ta zgjase jo pak jeten e tij futbollistike ne ishull.

Punet jane duke u bere per te arritur ketu, me makinen llogaritese nga njera ane, per te gjetur mundesine qe Nainggolan te transferohet ne Sardenje.

Antonio Conte do te kishte besuar tek ai nese nuk do te kishte ardhur Vidal, por me kilianin ne skuader, ky vendim eshte i pashmangshem.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Ravezzani zbulon: “Gabimi i Monza-Inter shume me i rende se Milan-Spezia: ja pse”.

Me sa duket peshon shume 2-2 ne shtepine e Monzas per Interin, por edhe per arbitrin e ndeshjes Sacchi. Ai…

52 mins ago
  • Uncategorized

Inter, shperthen edhe Lautaro: “Ka ndodhur nje gje shume e shemtuar. Ne fillim te sezonit na kane thene se…”

Duke folur per DAZN, Lautaro Martinez ka folur per ndeshjen duke u shprehur shume ashper per ate qe ka ndodhur…

57 mins ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE ALARMI: “Ka nje te dhene horror qe tregon se cfare nuk shkon me kete Inter”.

Inter ka barazuar diten e djeshme 2.2 ne fushen e Monza, duke mos arritur qe ti jape vazhdimesi keshtu suksesit…

1 hour ago
  • Uncategorized

MOVIOLA E NDESHJES – E pabesueshme ajo qe ndodh ne Monza: “Shume e rende. Arbitri do te marre nje…”

"Ka qene nje nga reklamat me te keqija te arbitrimit ne Itali ajo qe ka ndodhur dje ne fushen e…

2 hours ago
  • Uncategorized

INTER, INZAGHI NUK PERMBAHET: “Sot ka ndodhur dicka skandaloze: kush mban pergjegjesi per…”

Ne fund te ndeshjes ndaj Monza, Simone Inzaghi ka komentuar teper i zhgenjyer barazimin e marre diten e sotme per…

15 hours ago
  • Uncategorized

“Inter, po sikur Antonio Conte te kthehet? Me sa duket, koeficenti per dicka te tille eshte vetem…”

Antonio Conte dhe Tottenham duket se jane gjithmone e me larg dhe historia per teknikun po perseritet, njejte si ne…

23 hours ago