Categories: Ne plan te pare

Flet agjenti i Dalbert: “Fjalet e mira ndaj Dalbert? Eshte i lumtur. Ja pse qendroi tek Interi ne vere…”

Pa piken e dyshimit, ai ka qene nje nder me te miret ne sfiden ndaj Cagliarit.

Per te thene te verteten, nje version shume i mire i Dalbert ishte pare edhe ndaj Parmes por humbja ndaj emilianeve beri qe te zbehet paraqitja e tij. Nje assist, shume vrap, mbyllje aksionesh dhe mbi te gjitha teper i rrezikshem ne sulm.

Ne ndeshjen e fundit te Serie A, lojtari nga Barra Mansa ka treguar jo pak nga kualitetet qe ka bere Interin te investoje tek ai dhe per FcInterNews.it, Emerson Figueiredo, agjenti i lojtarit ka folur per lojtarin qe menaxhon pak dite pas 2-0 ndaj sardeve.

Imagjinojme qe Dalbert eshte i lumtur tani…

“Te gjithe lojtaret jane te lumtur dhe kur ndihmojne skuadren te fitoje. Keshtu, edhe ai eshte i lumtur. Per assistin qe i dha Martinez por edhe sepse Interi ka sjelle ne shtepi tre piket. Mua nuk me mbetet gje tjeter vecese ti thur elozhe per paraqitjen.”

E ka nisur mire sezonin. Kur therritet te luaje tregon qe eshte i afte per ndeshje te mira. 

“Eshte me i sigurt, me i qete, me i forte. Vitin e kaluar e nisi vone pergatitjen. Ishte normale qe te prisnim pak te ambjentohej ne nje turne aq shume teknik sa italiani. Behet fjale per nje proces normal te cilin e perjetojne te gjithe lojtaret qe transferohen ne nje kampionat te ri. E me pas, atij sapo i ka lindur vajza e kjo eshte nje arsye tjeter.”

Perse qendroi tek Interi?

“Kishte shume skuadra te interesuara per blerjen e tij. Por zikalterit vendosen te besojne tek ai edhe nje sezon tjeter. E dinin qe mund te ishte i rendesishem per Interin kete sezon. Besonin dhe besojne ende tek vlerat e tij dhe potenciali qe ai ka. Ndersa Dalbert nga ana e tij do te tregoje tek tifozet qe ai vlen.”

Spalletti e ka krahasuar me Roberto Carlos per kemben e tij te majte…

“Jane komplimenta qe te bejne te lumtur. Por le te themi se cdo lojtar ka karakteristika te vecanta. Ato te Dalbert jane te qenit dinamik dhe i shpejte. Po rritet edhe ne fazen e mbrojtjes dhe ne mbulim.”

A ka mbetur keq per perjashtimin nga lista e Champions?

“Cdo lojtar do qe te zbrese ne fushe. Ne cdo ndshje. Por Dalbert e di shume mire qe nese vazhdon te luaje mire, e per kete shikoni pak ndeshjen me Cagliarin, ai ne te ardhmen do te luaje ne shume kompeticione me bluzen e Interit. Mjafton te vazhdoje keshtu.”

 

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

37 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

37 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

37 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

37 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

37 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

37 mins ago