Categories: Ne plan te pare

Flet Antonio Conte: “Lautaro dhe Lukaku duhet te permiresohen. Gaboheni rende nese mendoni se ndeshja do jete njesoj si ne EL.”

KIEV – Prag Champions League ne shtepine zikalter. Sot ne oren 18:55, Interi do te zbrese ne fushe ne Kiev ndaj Shakhtar Donetsk, skuader me te cilen eshte perballur edhe vitin e shkuar ne Europa League.

Antonio Conte do duhet qe te ngreje menjehere tensionin ne skuadren zikalter, dhe do te tentoje nje fitore tjeter pas asaj me Genoas.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Contes:

Cfare mendoni per ate qe po ben Lautaro Martinz dhe Romelu Lukaku kete sezon?

“Jam shume i bindur se ata kane ende mundesi qe te rriten dhe te permiresohen duke u bere edhe me te rendesishem per skuadren.”

“Eshte e pavitueshme qe perpara se te bejme krahasime me lojtare te tjere, te fitojne dicka.”

“Kur fiton ne fund, fitorja e kompeticioneve te ben qe te zesh nje vend tek me te miret ne histori.”

“Mendoj se Lautaro dhe Lukaku duke qene lojtare te rinj, kane perpara nje rrugetim te gjate dhe po kerkojne qe te fitojne dicka te rendesishme.”

Ne krahasim me ndeshjen e gushtit me Shakhtar lojtaret jane te ndryshem. Mund te jete nje avantazh apo nje disavantazh?

“Mendoj se nuk duhet te bejme krahasime, sepse ka qene nje ndeshje ku ne jemi treguar perfekt.”

“Kemi bere nje ndeshje perfeksioniste si ne fazen me top por edhe ne ate pa top.”

“Do te jete e rendesishme qe te perserisim nje ndeshje te tille, me shume kujdes, sepse Shakhtar eshte e forte, me shume braziliane dhe qe mbajne mire topin. Shume te shpejte dhe te zotet ne kundersulme.”

“Nuk i behen rastesisht tre gola Realit te Madridit pa pasur vlera te rendesishme. Ne shpresojme qe te bejme nje ndeshje te mire dhe te hedhim ne fushen e lojes idete tona e ato qe kemi pergatitur.”

Interi eshte bere nje skuader me europiane nga loja? Do te jete kjo ndeshje nje ndeshje decizive per kalimin e grupit?

“Mendoj se Interi dalengadale po kerkon qe te vere ne vend dimensionin e saj ne nivel europian.”

“Pasi ka bere nje rrugetim te bukur vitin e kaluar qe na solli shume eksperience, duhet te vazhdojme me diskutimin e mentalitetit, nga deshira per ndeshjen, te mbrojme mire.”

“Mendoj se rruga eshte ajo e duhura. Ndonjehere na del mire, ndonjehere me pak, por mentaliteti qe dua eshte ky.”

“Kemi shume respekt per te gjitha skuadrat, por eshte e drejte qe te shohim veten tone dhe te bejme gjerat ne menyren me te mire te mundshme.”

“Nuk dua qe te shoh kurre pasivitet ne te dy fazat. Dua nje skuader te gatshme qe te jete e zonja te krijoje situata dhe te permiresohet edhe gjate lojes ne vazhdim.”

“Ndeshjen e dime shume mire se si do te jete. Shakhtar ka fituar ne shtepine e Real Madrid, kjo ka ndryshuar pak klasifikimin.”

“Parashikoj nje grup te ekuilibruar nga fillimi deri ne fund. Duhet te jemi te zotet qe te provojme te kalojme turnin.”

Ne cilat ndeshje e ke pare Shakhtar dhe cfare shikon ndryshe tek ata ne krahasim me gushtin?

“E kemi pare Shakhtar po aq shume sa ata kane pare ndeshjet tona.”

“Por dicka tjeter jane ndeshjet ne kampionat dhe dicka tjeter ndeshjet ne Champions League.”

“Shakhtar eshte i forte, eshte nje realitet i futbollit europian. I bej komplimente, sepse kane ne skuader lojtare teper te forte.”

“I kujtoj kur jam perballur me ta ne Champions me Juventusin kishin lojtare qe nuk i njihte askush si Willian, Srna, Mkhytarian, Fernandinho, dhe sot i njihni te gjithe kush jane ata.”

“Edhe sot, kane lojtare te rinj teper te forte. Komplimenta atyre, ne kemi respekt te madh per ta por ne te njejten kohe duam te fitojme me forcat tona.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

4 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

4 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

4 hours ago