Categories: Ne plan te pare

Flet Ausilio: “Zaniolo? Jo, nuk kemi asnje pendese per shitjen e tij. Kjo sepse…”

“Jo, nuk ka asnje problem. Icardi dhe Interi jane bashke ne gjithcka dhe per gjithcka. Jemi shume te lumtur me kapitenin tone si lojtar por mbi te gjitha si njeri”.

Keto fjale ka thene drejtori sportiv zikalter Piero Ausilio per mikrofonat e Sky Sport me rastin e Gran Gala te Futbollit qe u zhvillua ne Milano.

“Mendoj se ka treguar se pervec fanelles se Interit meriton totalisht edhe shiritin e kapitenit”, ka shtuar drejtuesi zikalter qe nuk eshte ndalur vetem tek Mauro Icardi por ka folur edhe per tema te tjera.

KAPITULLI ZANIOLO – “A ka pendese per shitjen e Zaniolos? Jo, aspak. Futbolli eshte keshtu dhe ne ate moment jemi te bindur se kemi bere zgjedhjen me te mire edhe pse kemi sakrifikuar nje nga talentet me te mire qe kishim tek Primavera por duhet te jemi te sinqerte ne ate qe themi: shitem nje lojtar qe kishte luajtur vetem tek Primavera per nje shifer te konsiderueshme.”

“Une personalisht jam i lumtur me suksesin e Zaniolos ashtu si jam per te gjithe lojtaret qe jane bere te rendesishem fale Interit.”

“Per fat te mire tek ne si Zaniolo ka shume dhe do te jene nje dite krenaria e Italise. Zaniolo eshte njeri prej tyre.”

E ARDHMJA – “Ndeshja ndaj Juventusit e premtes se ardhshme do te jete ndeshja e vitit? Jane 38 ndeshjet qe luhen, e sigurt qe ajo ndeshje eshte e rendesishme sepse ka prestigj por ne fund te fundit 3 piket vlejne 3 pike. Njesoj me cdo ndeshje tjeter. Ne do te perballemi me nje nga skuadrat me te forta ne Itali dhe Europe, por do te japim gjithcka ne fushe.”

MERKATO – “Merkato e janarit? Interi do te jete pak a shume kjo qe eshte sot. Po punojme ama per sezonin e ardhshem dhe per goditje te menduara mire.”

VAR NDARJ ROMES – “Ne na intereson vetem fusha: kemi pare nje Inter te mire dhe te bukur. Djemte meritojne nje duartroktije per ndeshjen e zhvilluar sepse kane zbritur ne fushe me deshire dhe kane dhene gjithcka.”

PERISIC – “Ai po mban premtimet qe ka dhene si te gjithe shoket, po jep kontributin e tij cdo ndeshje. Pastaj normal qe presim me shume nga ai por edhe nga te gjithe. Madje pritet me shume edhe nga ne, drejtuesit. Te gjithe kemi projekte te rendesishme, ambicje per te bere mire ne Serie A dhe Champions League. Perisic eshte nje pjese e rendesishme e kesaj skuadre dhe duhet te jete i afte ti beje gjerat ashtu si i ka bere deri me sot. Kemi besim tek ai.”

LAUTARO MARTINEZ DHE POLEMIKAT E BABAIT – “Spalletti ka folur mire, kemi diskutuar me djaloshin dhe i kemi sqaruar gjerat ne dy sekonda. Ka qene dicka pasionale nga ana e nje babai. Por cdo gje eshte zgjidhur ne dy sekonda, Lautaro deshironte ta zgjidhte vete ne radhe te pare.”

Kjo ka qene intervista e plote e Ausilios diten e djeshme me rastin e Gran Gala.

Pak a shume drejtuesi i rendesishem zikalter ka folur per gjithcka cfare po ndodh tek Interi ne kete moment. Shume shpejt atij do i bashkohet ne drejtim edhe Beppe Marotta.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

4 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

4 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

4 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

4 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Moratti shume i ashper: “Nje Inter pa asnje lojtar me fantazi. Duhet thene se dikush nuk…”

Duke folur per Sky Sport, ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka folur per momentin e skuadres se Inzaghit.  Keto…

4 hours ago