Prestigjiozja “France Football” ka analizuar ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në “Stade Velodrome”, mes Francës dhe Shqipërisë, e fituar nga Francezët 2-0, ndërkohë që deri në minutën e 89-të gjithçka ishte në barazpeshë.
“Blutë kanë siguruar kualifikimin e tyre për në raundin tjetër të europianit, atë me eliminim direkt, por pas një pjese të parë loje të tmerrshme. Ata duhej të prisnin deri në minutën e fundit për të mposhtur kundërshtarin e tyre (2-0),” – citon në fillim kjo revistë sportive franceze, e cila më pas vendos edhe notat për lojtarët që luajtën. Për kombëtaren tonë, ajo shkruan:
“Shqipëri bëri një ndeshje pothuajse të përsosur. Elseid Hysaj shkëlqeu me kuqezinjtë. Shqipëria është përpjekur të ekzistojë deri në fund. Ajo e bëri shumë mirë atë që mund të bëjë, të mbrohej, ruajti qetësinë dhe luftoi trimërisht gjatë gjithë ndeshjes. Gjithmonë tregohej inteligjente me topin. Ashtu si dy anët e mbrojtjes, Hysaj dhe Agolli, të cilët kurrë nuk i lejuan kundërshtarët e tyre “shpikin” ndonjë gjë. Sistemi organizacional i Shqipërisë ishte 4-1-4-1 dhe ka mbetur i fortë deri në minutën e 90-të. Kuqezinjtë, seriozisht ua kanë komplikuar jetën bluve.”
Ja dhe notat për lojtarët e Shqipërisë: Berisha 5; Hysaj 7; Ajeti 4; Mavraj 5; Agolli 6; Kukeli 4; Lila 6; Memushaj 5; Abrashi 6; Lenjani 5; Sadiku 4.
Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…
Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…
Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…
Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…
Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…
Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…