Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – 20 kunder 1: ajo qe imazhet nuk e thone

Nje deshmitar okular: “Tifozi i Juventusit ka provokuar dhe sulmuar i pari.”

Njezet kunder 1. Ka ndodhur te shtune ne mbremje ne San Siro. 20 tifoze interiste kunder 1 juventini, ne unazen e dyte, ne pjesen ku ndahet Curva Nord, ku gjenden ultrasit e Interit dhe tribunes portokalli. Nje video shume e klikuar ne internet dokumenton te gjithe ngjarjen. Por Nicola Scarfone, bashkepunues i Bauscia Café nen pseudonimin Nk3, ka treguar gjithcka ka ndodhur, si nje person afer ngjarjes.

FJALE DHE GJESTE TE SHEMTUARA – “Isha ne sektorin 255, disa rradhe mbi juventinin ‘e shkrete’ i cili eshte gjakosur. Sektori ishte plot me tifoza juventine, te gjithe mjaft te qete. Per te dhene nje shembull, kisha prane meje dy juventine ne te majten time, dhe kam kuptuar qe ishin juventina vetem ne momentin e golit te Vidal. Kishte edhe disa femije me shall ose kapele te Juventusit, nje djale nga Venecia se bashku me nje mik interist. Ishte gjithcka shume e qete dhe nuk kishte as problemin me te vogel. Te gjithe shume te qete. Te gjithe pervec njerit. Nje budalla ‘i shkrete’ mes 40 dhe 50 vjec, me kemishe te zeze dhe aparat fotografik ne qafe, i ulur 2 metra larg Curva Nord-it. Ne golin e Vidal nuk gjeti asgje me te mire per te bere sesa te kercente ne kembe dhe te fillonte te festonte si nje i cmendur, duke drejtuar fjale dhe gjeste te uleta drejt Nord-it. Nje skene aq e shemtuar sa disa persona prane i kane thirrur te qendronte i ulur dhe kane filluar ta shajne. E marrim me mend cfare ka sjelle kjo tek cunat e Nord-it, qe ishin vetem 2 metra larg. Dy prej tyre e kane pare dhe kane nisur ta shajne. I thoshin qe duhet te shknte ne shpi dhe gjera te tilla. Njeri prej tyre i eshte afruar xhamit ndares, eshte perulur dhe i ka peshtyre, i ndjekur nga tjetri. Gjeniu juventin u ka shkuar perpara, me xhamin ndares qe i ndante, per t’u thene dicka, pastaj eshte ulur perseri.”

SHTYRJE – Kane kaluar pak minuta, dhe nga shkallet ka ardhur nje person, me shume mundesi nga Curva. I eshte afruar juventinit dhe i ka thene, me tone qe mund t’i imagjinoni lehtesisht, por pa dhune, qe duhej te largohej dhe ai vend nuk i takonte atij ne stadium. Ka patur ndonje shtyrje te lehte, kur papritur juventini eshte afruar dhe e ka shtyre interistin ne drejtim te xhamit ndares, duke i vendosur nje dore ne qafe dhe duke e shtrenguar ne barrieren ndarese. Ka ardhur nje tjeter interist per te ‘mbrojtur’ juventinin qe ne ate moment nuk dukej se kishte nevoje per ndihme. Interisti i ardhur nga Curva Nord eshte hedhur ne toke, dhe duke u rrotulluar ne shkalle ka perfunduar ne fund. Juventini i eshte hedhur siper duke u goditur dhe duke dhene idene se nuk kishte ndermend te ndalonte. Dhe vetem ne kete pike, djemte e tjere te Curva Nord kane filluar te kapercejne barrierat, dhe pikerisht ne kete pike fillon video-ja qe kane pare te gjithe.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

43 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

43 mins ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

43 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

43 mins ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

43 mins ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

43 mins ago