Categories: Ne plan te pare

Gazzetta i habit te gjithe: “A e dini pse Inter eshte te pakten 1 kilometer para te tjereve per Dybala? Plot 4 motive.”

Mbi Paulo Dybala, Inter eshte te pakten nje kilometer perpara skuadrave te tjera qe jane ne gare per te.

Kete e shkruan sot La Gazzetta dello Sport, e cila shpjegon edhe motivet e avantazhit te Interit per argjentinasin pas divorcit ndaj Juventusit qe do te ndodhe ne vere.

“Nuk flitet vetem per tratative, por edhe per informacione, per evolucionin e situates, per monitorim konstant.”

“Nuk eshte nje kalim banal ky, sepse keto gjera te japin me pas mundeisne te zgjedhesh modalitetin e duhur dhe kohen e duhur per nje goditje.”

“Sa per tu kuptuar: sot nuk eshte momenti, nuk eshte kjo ora e duhur. Por do te vije, tentativa konkrete per te mbyllur gjithcka do te vije shume shpejt.”

“Mundesite me pas nese do te arrihet apo jo do te varen nga shume gjera. Nderkohe, emrat neper Europe jane ato te zakonshmet.”

“Eshte Tottenham, Barcelona, Arsenal dhe PSG. Natyrisht pervec Atletico Madrid dhe Interit qe jane te interesuara prej kohesh.”

“Por ne kete moment qe po flasim, jane te pakten kater motivet se pse Interi ka shanse te verteta per te arritur te Dybala.”

“Jane kater motive qe i japin Interit shanse te mira por edhe qe shtyne klubin e Zhang qe te marre Dybala me parameter zero ne vere perpara te tjerave.”

Keshtu e nis shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport, e cila me pas tregon edhe kush jane keto kater arsye.

“E para ka te beje me menyren se si argjentinasi eshte mesuar te fitoje dhe te luftoje per te fituar trofe duke pare cv e tij qe flet qarte.”

“Pastaj, ai eshte nje lojtar me peshe nderkombetare. Interi eshte nje klub qe deshiron pikerisht lojtare te tille, sidomos pas largimit te Lukakut.”

“Nderkohe, Dybala ka nje cilesi qe Interit i mungon sot: paparashikueshmeria ne fushe. Kur ai ka topin, kundershtaret futen ne stres.”

“Pastaj, ne fund, jo me pak e rendesishmja: aspekti ekonomik. Dybala do te vinte me zero euro dhe Interi do i jepte nje rroge goxha te majme.”

“Zikalterit do te ishin gati te paguanin per te deri ne 7 milione euro ne sezon. Nje page nder me te lartat ne skuader.”

“Por mos harroni edhe dicka tjeter qe mbase do te jete shume e rendesishme: Inter ka nje lidhje te forte prej dekadash me Argjentinen.”

“Dybala tek Interi ka nje familje te tere qe e pret: qe te Zanetti e duke perfunduar tek lojtaret si Correa dhe Lautaro…”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

19 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

19 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

19 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

19 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

24 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

24 hours ago