Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – Merr jete Interi i MORATTHOHIR. 75% per Thohir dhe ndryshim epokal

Pas muajsh e muajsh tratativash, mund te kemi arritur ne momentin vendimtar: Massimo Moratti ka arritur ne piken e shitjes te shumices te Interit te tij. Sipas Gazzettes, ne fundjaven e ardhshme, familja Moratti do te beje nje mbledhje per te bere permbledhjen e situates dhe te mare vendimin perfundimtar. Oferta e Thohir eshte konkrete: 300 milion euro per 75% te paketes aksionare. Pavaresisht kuotave te  minorances, presidentit Moratti do i garantohet partneriteti Me Thohir, prandaj sipas Gazzettes Moratti nuk do te kishte vetem nje presidence ‘te genjeshtert’, por nje rol te mirefillte operativ ne shoqeri.

PER TE MIREN E INTERIT – Massimo Moratti dhe Thohir po punojne per te miren e shoqerise, indoneziani ka kuptuar qe nuk duhet te ndryshoje te gjitha planet shoqerore kur te vije, dhe ne fakt, ne kete aspekt do i lere fuqi te plote Morattit, qe me eksperiencen e tij do te dije te zgjidhe situatat e ndryshme te krijuara. Ndersa presidenti, nga ana e tij, eshte i bindur qe me Thohir jo vetem do rregulloheshin debitet, por do te perfitonte edhe komunikacioni. Inter, ne fakt, eshte nje marke shume e cmuar jashte Italise, por nuk i shfrytezon plotesisht potencialin ne aspektin e te ardhurave. Ne kete fushe Thohir do sillte nje ndryshim deciziv.

MOMENTI FINAL – Parashikohet per javen e ardhshme ne Londer ose ne ndonje vend tjeter qe do te zgjdhin Moratti dhe Thohir. Ne ate rast, do te vendoset nese Thohir do i bleje menjehere mazhorancen apo do te hyje gradualisht brenda klubit, per momentin do te takohen vetem studiot legale dhe keshilluesit financiare. Dy protagonistet (Moratti dhe Thohir) do te hyjne ne skene vetem ne momentin e firmave qe mund te jete ne fund te muajit: “Po lind Interi i Morattothohir” – thote Gazzetta dello Sport dhe do te ndryshoje fytyren e klubit zikalter por ndoshta edhe te gjithe futbollit italian.

PROJEKTE – Nuk do te kete asnje revolucion me ardhjen e Thohir. Ai e di qe futbolli italian nuk do e lejonte dicka te tille, prandaj synon nje ndryshim gradual qe nuk e prish traditen e Interit, perkundrazi, do te marre forcen nga historia e skuadres dhe vlera e saj. Interi duhet te arrije ekuilibrin ne dy ose tre vjet, por per te ringritur zikalterit, eshte themelore arritja e Champions League. Per kete motiv, do i jepet besim i plote projektit Mazzarri. Per momentin, te ardhurat e Interit jane shume te uleta, rreth 1/3 e Barcelones, dhe per kete motiv, per Thohir do te jete e rendesishme te siguroje te adhura nga stadiumi, qe mund te kalojne nga 25 milion aktuale ne 80-100 te mundshem. Por ngelet te kuptohet nese duhet te nderhyet per nje stadium ne pronesi ose mund te realizohet idea e rinovimit te San Siros se bashku me Milanin, duke blere zonen truallin ku eshte ndertuar.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: morattithohir

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

10 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

10 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

15 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

15 hours ago