Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – Nga goditjet e lira tek ndertimi i lojes: Ja 5 levizjet e Spallettit per te mundur Milanin

Gazzetta dello Sport provon qe te zbuloje sot taktikat qe do te perdore Interi ne derbi dhe parashikon 5 levizjet ku Spalletti do te tentoje te parakaloje kolegun Gattuso. 

I VEZHGUARI SPECIAL – Higuain vec, duke u bazuar n derbin e kaluar, kercenimi kryesor eshte Jesus Suso. Ai niset nga e djathta dhe kalon ne qender per te leshuar te majten. Do i takoje Asamoah te meret me te: shume e rendesishme eshte ti ndalohet ajo levizje. Duhet marre pak kohe per te lejuar Skriniar dhe Brozovic te vijne ne ndihme te tij sidomos kur Calabria niset ne krahun e djathte duke detyruar Asamoah ta ndjeke dhe Kessie ben levizjen e zakonshme te “vrimes”.

GODITJET E LIRA – Keto jane shume te rendesishme dhe mund te zhbllokojne nje ndeshje plot me tension si derbi. Interi ne korne dhe anesore mund te perdore shume mire aftesite e saj per te vene ne veshtiresi cdo lloj mbrojtje. Ne goditjet e kendit nje nga versionet qe kemi pare shpesh eshte Perisic qe shkon afer portierit kundershtar duke detyruar ate te shkoje tek shtylla e pare ku me pas shtohet nje kulle si Gagliardini ose Vecino. Icardi ne qender mund te perdore instiktin e tij per te shenuar dhe Skriniar dhe De Vrij nisen nga limitet e zones per tu hedhur me koke me pas ne qender dhe ne shtyllen e dyte. Nainggolan qendron gjithmone gati jashte zone per ndonje top qe mund te vije aty.

SHPEJTESIA – Interi ben figura shume te mira ndaj skuadrave qe luajne futboll, pa u kthyer prapa. Kjo gje do te ndodhe edhe ne derbi. Nisjet vertikale jane nje zgjidhje qe zikalterit e perdorin shpesh: topi rekuperohet ne fazen e mbrojtjes dhe vjen me pare ne kembet e Brozovic: ai kerkon Perisic qe niset shpesh here nga e majta ose Nainggolan ne qender. Ninja me pas ka me shume se nje zgjidhje: ta coje topin perpara me vrap ose te hapi tek Ivan per shpejtesi apo per pasen e fundit tek Icardi me shpejtesi.

NE MESIN E FUSHES – Por Radja Nainggolan nuk eshte nje trekuartist me kohe te plote sepse ne fazen mbrojtese ai transformohet ne nje mesfushor te shtuar. 4-2-3-1 qe te mos perfundoje ne inferioritet ka nevoje per belgun qe vjen dhe sulmon kundershtarin. Ai do te sulmoje Biglian keshtu per te shfrytezuar aftesite e tij fizike per ti dhene nje dore skuadres edhe ne shkaterrim jo vetem ne ndertim.

NDERTIMI – Nje tjeter faze ku Spalletti insiston shume: ndertimi i lojes qe nga prapa. Jane zgjedhje te kodifikuara keto kur Handanovic e nis topin nga rivenia e portierit: zakonisht dy mbrojtesat hapen me ne krah, Brozovic kthehet prapa ne qender (nisje klasike kjo tashme qe prej Guardioles e prapa).

Ndonjehere Interi le mbrojtesin e krahut ne vijen e mbrojtesave te qendres dhe niset me shpejtesi duke ndertuar me 4 lojtare. Milani do te kerkoje qe te bllokoje me presing “Epikun Brozo”: do i takoje De Vrij qe te marre persiper disa pergjegjesi per nisjen e skuadres dhe te kaloje presionin e pare e te kerkoje shoket e skuadres vertikalisht.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ndodh e papritura me Robin Gosens? “Ne janar mund te transferohet te nje skuader ne… Serie A: ja detajet”.

Robin Gosens mund te largohet vertete gjate merkatos se dimrit por kesaj radhe ne horizont per te mund te jete…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak minuta perpara supersfides ne Camp Nou, Inzaghi ka nje dyshim te madh: “Te luaje apo jo me…”

Inter ne ndeshjen e pare ka bere nje kryeveper nese llogaritet se si jane marre tre piket dhe ne cfare…

5 hours ago
  • Uncategorized

Barca, flet edhe Xavi: “Mund te jete nje nate e madhe per ne, por nga 2010 kam makthe: Inter atehere nuk…”

Duke folur direkt per mikrofonat e Amazon Prime, Xavi ka folur per ndeshjen ndaj Interit dhe rendesine qe ajo ka…

5 hours ago
  • Uncategorized

“Ne ndeshjen e pare Inzaghi e habiti Xavi me Calhanoglu. Tani eshte radha per levizjen e radhes? Po mendon per…”

Do te jete nje klime vertete e ndezur ne Camp Nou qe pritet te kete ne brendesi me shume se…

9 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA BARCA – Xavi rekuperon nje lojtar ne minutat e fundit? “Eshte mire, do te jete ne pankine”.

Ndeshja Barcelona-Inter tashme eshte shume afer dhe gjithcka do te luhet diten e sotme ne Camp Nou ne oren 21.00.…

9 hours ago