Categories: Ne plan te pare

Gazzetta nuk ka dyshime: “Sot do ju shpjegojme se Interi eshte favoritja e vertete per Scudetton: gjithcka nis nga…”

Eshte nje fund kampionati me apasionant se kurre. La Gazzetta dello Sport analizon shendetin e Interit, Napolit dhe Milanit dhe percakton edhe favoritin kryesor ne kete vrapim te fundit.

Keshtu, kjo eshte radiografia e zikalterve: “Pas 5 minutave te para kunder Verones, ishte evidente qe Interi kishte rinisur vrapimin e saj.”

“Topi kishte filluar te levizte, pikerisht si uji neper tuba, kur ndizen kaloriferat. Te shtunen, nje nga dritat spiune te Interit ka qene Brozovic qe ka bere te levize me shpejtesi cdo gje ne fushe ne vend qe ta mbante kot topin.”

“Nderkohe, dicka tjeter qe u vu re: shume njerez pas topit, askush nuk rrinte i ndalur. Te gjithe bashke duke luftuar.”

“Ky eshte kushti i nevojshem per te levizur topin shpejt dhe shkurt. Ndjesia eshte qe fitorja ne Stadium te kete zhbllokuar mendjen e lojtareve por bashke me mendjen, edhe kembet.”

“Inzaghi ka vene pak nga vetja e tij natyrisht, ka dhene ndihmen qe duhet, por edhe me disa ide te reja per te shtyre skuadren.”

“Ja pershembull: ishte ne fushe surpriza Dimarco. Askush nuk e mendoi ne fillim por Inzaghi kishte dite qe e pergatiste.”

“Pastaj ja edhe Calhanoglu, akoma me shume afer portes per te rrezikuar me shume. Nderkohe, bashke me te edhe Dzeko me Correan vrapuan me shume.”

“Pasi eshte gjetur bindja e nevojshem dhe gjendja fizike, Inter ka rigjetur edhe lojen. Zikalterit kane ngritur velat ne qiell.”

“Eshte sulmi me i mire ne kampionat dhe mbrojtja me e mire. Nuk shte pak. Por perpara ka edhe nje mbyllje fantastike sezoni nese do e kerkoje me ngulm Scudetton.”

“Nderkohe, alternativat ne stol jane te nje kalibri te larte: Gosens, Vidal, Sanchez. Ne nje moment si ky, jane nje avantazh jo i vogel.”

“Pastaj nga ana tjeter, te shohesh Lautaro, Sanchez dhe Caicedo ne stol ne nje ndeshje, kush ishte ajo skuader qe sdo kishte frike per pjesen e dyte?”

“Eksperienca e kampioneve ne nje moment si ky peshon shume. Por bashke me kete eksperience, eshte edhe nje kalendar i mire ne leter.”

“Por ka edhe nje avantazh tjeter ne kete mes: Interi nese i fiton te gjitha, fiton Scudetton, nese duam te shohim anen matematike te medaljes.”

“Prandaj, per ne favoriti numer nje, me te drejte, eshte pikerisht Interi. Skuadra qe ka fatin e saj plotesisht ne dore.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

18 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

18 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

18 hours ago