Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – Pa borxhe dhe me Morattin vigjilent: lind Interi i Thohir

Po lind Interi i Erick Thohir. Nuk ka kohe as per t’u mesuar me idene qe manjati indonezian i ka hedhur bazat e para per te ardhmen e klubit. Se bashku me Massimo Morattin, dhe ky i fundit eshte nje nga pikat me kyce te Interit te rinovuar: asnje shkeputje nga e shkuara, por nje vazhdimesi qe do te favorizoje hyrjen e aksionereve te ri dhe nuk do te ‘shkunde’ ambjentin.

ETAPAT – Javen e ardhshme, pervec firmave, parashikohet nje mbledhje e jashtezakonshme e Keshillit Administrativ, qe do te sherbeje per te formuluar skemen e rimbushjes te humbjeve te bilancit te 30 qershor 2013 qe shkonin ne 70 milion, te gjitha nen kompetencen e Morattit. Pastaj, ne fund te tetorit, asambleja do te aprovoje kthimin ne zero te humbjeve, dhe do i hape rrugen shtimit te kapitalit qe do te percaktoje hyrjen e aksionereve te rinj. Thohir 70%, Moratti 30%: keto jane ndarjet me te mundshme.

MBROJTJA E TIFOZIT – Por jane dy pikat ku bazohet marreveshja mes paleve. Thohir, sic ka thene, nuk ka ndermend te nxjerre jashte familjen Moratti nga klubi dhe keshtu ka pranuar ate qe Gazzetta dello Sport e quan “Mbrojtja e tifozit interist”: ne kontraten financiare te krijuar nga keshilltaret e dy paleve jane parashikuar klauzola qe i lejojne familjes Moratti te kete prioritet per tu rifutur ne krye te shoqerise, me kushte te paracaktuara dhe me fuqi te plote, ne rast se grupi Thohir do te operoje ne menyre negative ose do i jape fund aventures ne menyre dhe kohe te paparashikuara”, shkruan Gazzetta. Pra faktikisht, mund ta quajme nje lloj vigjilence nga ana e Morattit, ne menyre qe gjithcka te shkoje ne menyren me te mire te mundshme.

LAMTUMIRE BORXHE – Pika e dyte kyce e marreveshjes ngelet kthimi ne 0 menjehere i borxheve. Nje pike kthese. Ne ndihme na vjen akoma Gazzetta dello Sport: “Indonezianet do te hedhin 250 milion per te marre 70% te klubit zikalter, por 200 milion do te ngelen ne kasat e shoqerise dhe vetem 50% do te perfundojne ne kasat e pronarit aktual per shitjen e aksioneve te tij.” Pra, Moratti “ka hequr dore nga nje pjese konsistente parash cash, duke i vendosur aksioneret e tij ne kushtet qe ta ‘rindezin’ makinen pa asnje problem”. Ne te njejten kohe, Moratti do te rikompensohet ne rruge indirekte, ne dy menyra: “Nje: parate e indonezianeve do te shkojne per te paguar borxhet e Interit, por duke kthyer ne 0 ata qe duheshin te plotesoheshin personalisht nga Moratti. Kjo do te thote qe prej ketij momenti, Moratti nuk do te kete me asnje detyrim per te paguar borxhe. Dy: Moratti do te qendroje me 30% te aksioneve ne nje shoqeri me te shendetshme, prandaj vleresimi aktual prej 100 milion eshte i destinuar te rritet” – shkruan Gazzetta.

MAZZARRI – Si perfundim, nje Inter me familjen Moratti akoma ne qender te projektit zikalter dhe i lehtesuar nga borxhet qe po e asfiksonin prej vitesh, e gatshme te nise nje te ardhme te ndritur. Nje te ardhme te afert qe shikon akoma ne pankine Walter Mazzarrit. Pa asnje baze zerat qe flisnin per nje Thohir te orientuar per ta hequr Mazzarrin nga detyra e tij sapo te vinte ne klub. Eshte nje cmenduri vetem ta mendosh.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: mazzarrimorattithohir

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Chelsea gati nje super oferte per Dumfries ne janar? “Shifra qe do te ofrohet eshte plot…”

Jane shume lojtaret e Interit qe kane merkato, mbi te gjitha jashte Italise, dhe njeri prej tyre pritet te kaloje…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kemi emrin e pare per goditjen me parameter zero ne vere? “Marotta ka filluar levizjet: vjen qe ne janar?”

Nder shume emrat qe Inter ka ne liste per krahun e majte per post-Gosens, ne rast largimi te gjermanit, eshte…

23 hours ago
  • Uncategorized

Tranjeri i Belgjikes jep lajmin e madh per Romelu Lukaku? “Sipas asaj qe kam marre vesh, ai mund te…”

Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes, duket se ka perdorur te gjithe optimizmin e tij per te folur per Romelu Lukaku…

24 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pasardhesi i Gosens e ka tashme nje emer? “Klubi i tij eshte gati ta sakrifikoje qe ne janar”.

Mungesa e grumbullimit ne Boteror me siguri ka qene nje goditje shume e rende per Robin Gosens. Ai eshte lene…

24 hours ago
  • Uncategorized

Atalanta-Inter, Inzaghi vendos gjithcka? “Ai ka gati dy ndryshime nga minuta e pare: ne loje edhe…”

Pasi eshte arkivuar fitorja 6-1 ndaj Bolognes, Inter i Simone Inzaghit eshte ne pune direkt per te pergatitur ndeshjen e…

24 hours ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Serie A, publikohen datat dhe oraret nga java e 22 deri te e 29: “Inter-Juventus do te luhet ne…”

Liga e Futbollit ne Itali ka prezantuar diten e sotme ne menyre zyrtare oraret dhe datat e ndeshjev te Serie…

24 hours ago