Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – Pese motivet se pse Interi duhet te besoje tek fitorja

Te shtunen ne darke, ne Meazza do te jene rreth 80 mije spektatore.

La Gazzetta dello Sport, propozon 5 motive per te cilat Interi mund te mendoje pozitivisht per sfiden me Juventusin.

1) – Interi ka humbur vetem nje ndeshje ne shtepi: asnje me mire se zikalterit ne kete kampionat. Edhe Juvetnusi qe mbahet si e pathyeshme ne fortesen e saj, ka rene dy here ne shtepi (Lazio dhe Napoli) po ashtu si Sarri dhe djemte e tij (ndaj Juventusit dhe Romes). I vetmi stop zikalter ka ndodhur ne humbjen e papritur ndaj Udineses, ne nje ndeshje teper te pafat.

2) – Tridhjete e tete nga 66 pike ne klasifikim jane fituar ne San Siro: 11 fitore (Fiorentina, Spal, Genoa, Milan, Sampdoria, Atalanta, Chievo, Bologna, Benevento, Verona dhe Cagliari), pese jane barazimet (Torino, Lazio, Roma, Crotone e Napoli) dhe vetem nje humbje, ajo ndaj Udineses. Ne 17 ndeshjet brenda ne shtepi, Handanovic per dhjete here nuk ka pesuar gol: Fiorentina, Spal, Genoa, Atalanta, Chievo, Lazio, Benevento, Napoli, Verona e Cagliari.

3) – Zero humbje kete sezon ne mini-kampionatin kunder skuadrave ne nente vendet e para te Serie A. Eshte pare nje Inter teper i konsoliduar ne dy barazimet 0-0 ndaj Napolit, 0-0 edhe ndaj Juventusit dhe Lazios. Kater pike nderkohe te fituara me Milanin, Romen, Atalanten dhe Fiorentinen. Nderkohe, 6 pike te plota te fituara me Sampdorian.

4) – Dy fitore dhe nje barazim ne tre ndeshjet e fundit ne San Siro me Juven e Allegrit: 0-0 ne 18 tetorin 2015, 3-0 ne ndeshjen gjysemfinale te kthimit te Kupes se Italise ne 2015-2016 (Brozovic shenoi dy here dhe Perisic, me Interin qe u eleminua pas penalltive) si dhe 2-1 sezonin e kaluar. Golit te Lichsteiner ju kunderpergjigj me koke Icardi dhe Perisic.

5) – Icardi zikalter e ka ngulur kater here topin ne rrjete ndaj Juventusit dhe vetem nje here kur Icardi ka shenuar, Interi ka humbur. Kater golat ne derbin e Italise ai i ka shenuar ashtu si Bobo Vieri, ndersa pese gola ka shenuar Sandro Mazzola. Ne kete klasifikim komandon Meazza me 12 gola, Sivori dhe Boninsegna me nente gola. Perpara se te shkonte ne Milano, Maurito e kishte mundur Juven dy here me bluzen e Samp: dy gola ne Torino dhe fitore 2-1 ne 6 janar 2013 por gol edhe ne fitoren 3-2 ne shtepi, ne te njejtin kampionat ne ndeshjen e kthimit. Paraqitje teper te rendesishme keto qe bene qe Massimo Moratti te dashurohej me lojtarin pikerisht ate dite ku vendosi se ai do te ishte blerja e radhes se Interit. Nje intuite teper e madhe: sot 25 vjecari killer nga Rosario ka nje curriculum prej 107 golash ne Serie A (97 me zikalterit). Duke perfshire edhe kupat, ai ka shenuar 115 here si “italian” dhe 104 si interist.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: InterJuventus

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh? “DigitalBits flet ne menyre zyrtare dhe mohon totalisht zerat qe e shohin si…”

Vazhdohet qe te kete shume paqartesi per te ardhmen e sponsorit te Interit, Digitalbits, ne fanellat zikalter. Ne ditet e…

46 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Branca zbulon: “Po, e vertete: Moratti ka te drejte. Inter sot do te kishte Haaland sepse ne…”

Ditet e kaluara, Massimo Moratti kishte folur per mediat ne Itali dhe kishte thene se ai dhe Branca do te…

50 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Acerbi nuk permbahet: “Ofendimet pas ndeshjes ndaj Milanit? Me shume burre jam une, se sa ata qe…”

"Kemi bere shume mire, nje ndeshje te rendesishme. Ishte e veshtire te konfirmonim ate qe beme mire ndaj Sassuolos dhe…

53 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Une mund te shkarkohesha? Shiko, ne jemi Inter: nuk eshte e mundur qe te humbasim…”

Pas 2-0 ndaj Salernitanes, Simone Inzaghi ka analizuar ndeshjen ne Meazza per mikrofonat e Sky Sport. Keto kane qene deklaratat…

59 mins ago
  • Uncategorized

Lautaro per DAZN: “Po, eshte e vertete: ja cfare ka ndodhur perpara ndeshjes me Barcen. Tani…”

Lautaro Martinez, autor i golit te pare dje, ka folur per DAZN, dhe ka komentuar keshtu ndeshjen e bere prej…

1 hour ago
  • Uncategorized

Barella dhe ajo qe nuk keni pare pas vershellimes finale te arbitrit dje: “Eshte nisur direkt me vrap te…”

Ashtu si ndaj Barcelones, Nicolo Barella ka rigjetur golin edhe kunder Salernitanes, ku ka bere nje ndeshje mjaft te madhe.…

1 hour ago