Ne fillim te gjitheve ju tha nga drejtuesit e arbitrave ne Itali se kishte qene nje jave e suksesshme arbitrimi ne Serie A dhe se protokolli ishte respektuar me perpikmeri (per sa i perket VAR sidomos).
Por duket se pa polemikave te javes se pare, e sidomos atyre me te nxehtave ne Sassuolo-Inter dhe Torino-Roma, shefi i arbitrave ne Itali, Nicola Rizzoli ka vendosur te beje dicka per kete.
Vendimi i tij ka te beje me se shumti me ndeshjet me te nxehta e me te rendesishme te kesaj jave.
Por cfare ka bere ne te vertete Rizzoli? Kete gje e shpjegon Gazzetta dello Sport me detaje:
“Duket se shefi i arbitrave ne Itali ka vendosur qe eksperimentet te mbarojne qe ne javen e pare dhe ka caktuar arbitrat me te mire te mundshem ne ndeshjet me te rendesishme te javes.”
“Nevoja per te nderruar klasen arbitrale te vjeteruar qendron, por ata duhet te futen dalengadale dhe jo menjehere sepse sidomos ndeshja Sassuolo-Inter e tregoi kete gje me dy rastet super te dyshimta ne zonen e Sassuolos.”
“E keshtu, kete jave rikthehen ndeshjet e medha por edhe arbitrat e medhenj.”
“Per tre ndeshjet me te rendesishme te Serie A si Juventus-Lazio, Napoli-Milan dhe Inter-Torino, jane vendosur respektivisht: Massimiliano Irrati (87 ndeshje), Paolo Valeri (158) dhe Paolo Mazzoleni (190) e jo rastesisht te tre arbitra nderkombetar.”
“Te tre ata bashke numerojne 435 ndeshje ne total ne Serie A.”
“Nje jave me pare, Fabrizio Pasqua (23 ndeshje), Marco Di Bello (75) dhe Maurizio Mariani (55) kishin ne total vetem 153 ndeshje ne arbitrim.”
“Dikush mund te thote qe eshte e rastesishme, sepse nje komunikim zyrtar per kete nuk ka por mos u tregoni te sigurt per kete. Edhe pse shefi i arbitrave Rizzoli nuk do e pranoje kurre, por gabimet e javes se kaluar kane sjelle ne kete vendim.”
Nje moment shume i bukur per dimarcon, qe pas dopietes ne Kombetaren e Italise, ka gjetur golin edhe me Interin…
Ata qe kane bere diferencen me Barcelonen nuk kane qene vetem mbrojtesit, por edhe kualiteti ne mesfushe. Calhanoglu ne regji,…
Ka shume deshire per Andre Onana mes tifozeve te Interit. Normalisht, pa munguar respekt ndaj Samir Handanovic. Te gjithe e…
Direkt pas suksesit ne Champions League kunder Barcelones, Inter do te tentoje direkt te rimarre rrugen e duhur ne kampionat.…
Onana duket se ka vene presion te forte mbi Handanovic. Sipas Corriere dello Sport, parakalimi i kamerunasit ndaj sllovenit pothuajse…
Juventus vertete nuk ndalet dhe pasi ka humbur me shume se 30 gjyqe verdalle neper Itali dhe Europe per Calciopolin,…