Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – Sabatini, ja te gjitha arsyet e largimit

Zyrtarizimi i largimit te Walter Sabatinit nga Suning erdhi sot heret ne mengjes, por gazetat italiane ishin te bindur qe kjo do te ndodhte qe prej dites se djeshme.

Faktikisht, ne nje fare menyre edhe vete drejtuesi e pranoi dje ne intervisten per gazetaret.

La Gazzetta dello Sport ka tentuar sot te shpjegoje ne faqet e saj arsyet e largimit:

“Ne Milano kane lene shenje ‘jo’-te e mara ne muajin janar, kur merkato duhet te ishte ajo riparuese e gabimeve ne vere, por qe nuk ishte e tille.”

“Eshte e thjeshte te imagjinosh se problemet me te medha qe Sabatini ka pasur me kinezet kane te bejne me merkaton sepse nuk ka pasur autonomine e nevojshme ne tratativa.”

“Nuk jane aprovuar dhe pothuajse kane marre nje ndalese ne fund te tyre operacionet per Ramires, Pastore dhe Texeira, dhe ajo qe te bie ne sy eshte se dy brazilianet kane qene ne pronesi te Suning.”

“Flitet se ka pasur nje perballje te rende pas merkatos ndermjet Sabatinit dhe drejtuesve kinez dhe Walter eshte treguar shume i keqardhur per mungesen e mbeshtetjes nga ata.”

“Gjithashtu Sabatini – thote Gazzetta dello Sport – nuk ka pasur mbeshtetje as nga drejtuesit italian, por edhe me Spallettin kane qene mardhenie goxha te ftohura aq sa qe nga shkurti e deri me sot ata jane degjuar me njeri-tjetrin pak per te mos thene aspak.

E perditshmja italiane nuk perjashton qe mund te kete qene nje strategji nga ana e Suning qe te shtynte Sabatinin drejt nje largimi te parakohshem:

“Nje sjellje e tille do te ishte pasoje e rezultateve te dobta ne fushe, si te Interi por edhe te Jiangsu – tregon Gazzetta -. Pertej nje merkato me shume pengesa, kinezet kane pritur qe te behej me shume me parate e vena ne dispozicion ne vere.”

“Duke llogaritur edhe bonuset, Vecino dhe Dalbert kane kushtuar te dy 50 milione euro vetem si kartona: te fryra si shifra natyrisht, por keto kane qene marreveshje te mbyllura perpara bllokimit te qeverise.”

“Por ato qe peshojne ende tek Interi jane edhe operacionet Joao Mario dhe Gabigol qe Sabatini dhe drejtuesit Italian te klubit kane pak te bejne.”

Po tani, cfare do te ndodhe? Spalletti nuk pritet te jete i prekur nga ky mini-revoluccion. 

“Era e autofinancimit nuk eshte dicka e keqe, sepse Interi deri me tani kete gje e ka bere mjaft mire. Eshte blere Lautaro Martinez (talenti me i mire U20 i Argjentines) dhe do te vije me parameter zero Stefan De Vrij me Asamoah dhe Bernard qe jane shume afer.” – e mbyll Gazzetta.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: Dalbertgazzettasabatinispalletti

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago